Në përgjimet ambientale mes Maridian Sulajt dhe Mariglen Alimuçajt përmendet edhe emri i këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka.
“Të dy flasin edhe për Ylli Bakën që ishte përdorues (droge) si gjithë të tjerët”, thuhej në dosjen e italianëve. Sakaq, Ylli Baka ka folur për newsbomb.al duke sqaruar lidhjen e tij me Habilajt.
“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme”, ka thënë Baka.
I pyetur se pse e kanë përmendur në atë bisedë dy trafikantët e drogës, këngëtari i dashur për publikun shqiptar sqaron dhe thekson se e gjitha lidhet me muzikën e tij.
“E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve.
Hahaha… fansa që i kanë hedhur gjethe marijuane në vend të trëndafilave ….hahaha…sa kom qesh
fansa, hej?
Hahahahaa o Ylli po edhe ti o mavri hahahahaa
Aaaa të marrtë purtha shalët o Yll katnari
Ku ka ze s’eshte pa gje o Yllke , e ke dredhur me bar sa qenke kepur ne dysh thuaj
Duhet me e fut ne Sigurim te shtetit se paska memorie fantastike. Mbaka mend gjithe fansat
Po clidhje ka kjo?!! Ai eshte kengetar! Hajd ta fusim edhe Ylin ne burg! Hajde llogjike hajde! Ai shkon ku e therasin dhe e ka biznes! Po ata mund te kishin permendur edhe Rame. Qe e thith e ca pastaj!! Ylli mos e ruaj fare se keto jane lajme per klikime! Baftjar gezuar ! Lajmi me idjot ! Ta perndjekim penalisht kengetarin! Po edhe nese e pi kanabisin Ylli e ca pastaj! Ne perendim te gjithe kengetaret i thithin vizat nga nje meter! Hajd shqiperi hajde!
Po pra, edhe saja esht surprizuar kur eshte gjendur ne dosjen e italianeve…llafe pazari