Hetimet për këtë çështje e kanë origjinën nga një tjetër operacion anti-trafik (Odissea 2012) ku u godit një tjetër rrjet i madh trafikantësh të lëndëve narkotike që operonin mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në atë kohë në vijim të hetimeve për shqiptarin Erson Zhuka që e kishte aktivitetin e tij në Raguza doli në dritë një lidhje e tij me shqiptarin tjetër Moisi Habilaj.
Nisur nga disa të dhëna të hetimeve u vu re se Habilaj ishte një grosist i madh i marijuanës që trafikohej nga Shqipëria. Një nga “subjektet” që ra në sy sapo u vu në përgjim Habilaj ishte një person që thirrej “daja” i identifikuar si Sabaudin Çelaj, raporton Lapsi.al.
Fillimisht u vunë në përgjim këta dy “subjekte” për të arritur edhe të fijet e tjera të grupit si dhe për sekuestruar sasi të mëdha të marijuanës të nisura prej tyre, duke vënë në pranga një sërë korrierësh të drogës.
Në veçanti në fazën e parë të përgjimeve dhe hetimeve që nisën prej shtator-tetorit 2013 deri në maj të 2015-ës. Në nisje hetimet nisën për Moisi Habilajn dhe Sabaudin Çelajn, por më pas u kuptua se bashkëpunëtorë të tyre ishin edhe Angelo Busacca, Antonio Riela, Florian Habilaj, Maridian Sulaj dhe Neizar Seiti.
Nga mbajtja nën mbikëqyrje e këtij grupi u bë e mundur sekuestrimi i 1650 kg marijuanë në 25.102013 në Augusta. Në 27.02.2014 u kapën 287.7 kg marijuanë në Palagonia. Në 29.7.2014 në Katania u sekuestruan 293.5 kg marijuanë . në datat 8-9 maj 2015 në Riposto u sekuestruan 880 kg marijuanë, 2 armë kallashnikov dhe një sasi municioni. Në total bëhet fjalë për sekuestrimin e 3687 kg marijuanë.
Kaq shume vite keta kriminele paskan qene nen vezhgim dhe droga qe transportonin kapej ne sasira kolosale nga policia italiane e PD te kishte te dhena e te akuzonte hapur kete grup kriminal kurse atyre vete nuk u hynte gjemb ne kembe.E sot pas 5 viteve aktiviteti te madh kapen e implikojne direkt ish ministrin e brendeshem.Te ishte per policine shqiptare edhe do ta besoja por qe edhe policia italiane te jete e korruptuar e ti kete lene kaq vite te vazhdonin aktivitetin kriminal ketu ka dicka qe nuk shkon.Koha do tregoje te verteten.