Policisë Vlorës vijon punën për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional ”Vjeshtë 2017”.
Në saj të këtij operacioni u sekustrua një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro !
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të veprimeve të para hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.
Mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Vlora,perseri.
Historikisht Vlora e lebrit ne pergjithesi jane hajdut,vrases e kriminel.Mos u habiteni.Ne se nuk je I zoti te vjedhesh ne laberi s`te japin nuse
O lori po cke me leberit. mos u ke marre gje sapunin ?