Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka dëshmuar sot në gjyqin kundër Emiljano Shullazit, për kërcënimet e këtij të fundit pikërisht kundër Konit.
Koni gjatë pyetje-përgjigjeve ka pasur frikë dhe nuk ka guzuar ta përmende emrin e Shullazit.
Madje, edhe kur ky i fundit e ka pyetur nëse ka qenë ai që e ka kërcënuar.
Koni: Më thërritën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë.
U futa brenda, aty më kërkuar që të hiqja dorë nga gara për rektor.
Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur.
Shullazi: A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë?
Koni: Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë
Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar.
Shullazi sfidon ish-shefin e policisë
Emiljano Shullazi ka pasur debate në sallën e gjyqit edhe me ish-kreun e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, që ka qenë për të dëshmuar për kërcënimet që ka marrë Mynyr Koni nga Shullazi.
Shullazi i ka kërkuar llogari Hodajt, pse nuk u bë ballafaqimi mes tij dhe paditësit, që në kohën e shoqërimit e tij në polici, pas kallëzimit të Konit.
Shullazi- Ervin Hodajt: Te deshmia ne Prokurori the qe emrin tim ta tha Koni ne makine.
Ketu po thua qe e degjove ne takim me ministrin, a ka mundesi ta ndash pak?
Hodaj: E kam degjur edhe te radio e policisë
Shullazi: Ate dite qe more Konin per kallezim, a me shoqerove dhe mua ne polici?
Hodaj: E di qe po.
Shullazi: Pse s’u be ballafaqim aty?
Hodaj: Jane veprime procedurale.
Shullazi: Ca thote ky tani procedura, ky vetem kaq ditka. qe me shoqeroi mua dhe mbaroi pune.
Mire mire vazhdo dëshminë.
Si qenka kjo pune, te permendkan nje emer dhe hajde ta shoqerojme.
Edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka dhënë dëshminë e saj në seancën gjyqësore ndaj Shullazit.
Nikolla ka deklaruar se kërcënimin e kishte marrë vesh në zyrën e Gardës së Republikës, ku kishte së bashku bashkë me ministrin Tahiri, Dhori Kulen, Haki Çakon dhe Ervin Hodajn, në kohën që Berisha publikoi në media çështjen e kërcënimit të Konit nga Shullazi.
‘Ishte Majlinda Keta që më njoftoi për ngjarjen.
Mora në telefon zotin Kule dhe ai më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj atij vetë.
Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë më la takim te Garda.
Aty erdhi edhe ministri Tahiri, Dhori Kule dhe Ervin Hodaj.
Ndërsa ishim në takim, Berisha doli në konferencë për shtyp dhe dha detaje nga kërcënimi’, ka theksuar Nikolla.
Gjatë dëshmisë së saj, Nikolla theksoi se është vënë në dijeni për kërcënimin dhe se Dhori Kule i ka përmendur emrin e Emiljano Shullazit, por Kule e ka mohuar këtë fakt.