KLD hesht për Vlorën, asnjë referencë zyrtare për gjyqin që liroi trafikantët

16 Tetor 2017, 20:01Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i drejtësisë është mbledhur sot për të diskutuar sipas agjendës për procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

Në njoftimin zyrtar të mbledhjes së KLD drejtuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka asnjë referim për ndonjë diskutim në lidhje me skandalin e lirimit të të gjithë të arrestuarve gjatë kapjes së një sasie prej 15 tonë hashash.

Të arrestuarit, për një periudhë kohore disa mujore, janë liruar një e nga një.

Pas publikimit të skandalit nga Top Channel, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi një hetim verifikimi për të gjithë vendimet e gjyqtarëve, por në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duket se kjo çështje ka kaluar në heshtje.

2 komente në “KLD hesht për Vlorën, asnjë referencë zyrtare për gjyqin që liroi trafikantët”

  1. tan says:

    Sa te jete Marsida Xhaferrllari mos prisni te ndodhe ndonje gje ne KLD

  2. Zzzzzz says:

    ARQILE BASHO ESHTE GJYQTARI ME HAJDUT E BATAKCI NE SHQIPERI….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje