Tiranë, përndjek ish-bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari. Në Fieri xhaxhai qëllon me thikë nipin 14-vjeçar

16 Tetor 2017, 09:58Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ka shkelur urdhërin e mbrojtjes duke përndjekur dhe kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.

Në pranga ka rënë Jetmir Sina, banues në Tiranë.

Sipas policisë, ai e ka përndjekur 26-vjeçaren me iniciale O.D. në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës”.

Policia e Fierit ndërkohë ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar, banues në fshatin Zharrëz të Patosit, pasi ka plagosur me thikë nipin e tij të mitur.

Gentjan Asllani ka goditur me thikë në sup nipin 14-vjeçar, i cili, pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje