Atentati mafioz, Fatmir Xhafaj nga Lushnja: Kapni me çdo kusht kriminelët

14 Tetor 2017, 21:16Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, kanë zhvilluar një takim blic në komisariatin e Lushnjes, pas ngjarjes më të fundit kriminale në këtë qytet, ku u vranë në një atentat dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Burime të Report Tv nga mbledhja brenda komisariatit të Lushnjes thanë se në takim ishin të pranishme strukturat përgjegjëse të luftës kundër krimit. Xhafaj ka folur me një gjuhë të ashpër për përgjegjësinë e këtyre strukturave në ngjarjen e fundit kriminale në këtë qytet. Ministri ka kërkuar me këmbëngulje kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë dhe njëhershëm zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të grupeve kriminale në këtë qytet dhe sidomos të drejtuesve të tyre.

Mësohet se ministri i ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë shërbimeve policore të angazhuara prej disa ditësh në këtë qytet nga Drejtoria e Luftës kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ai ka paralajmëruar masa të ashpra për punonjësit e policisë që kanë toleruar apo bashkëpunuar me grupe kriminale në këtë zonë, duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Burime policore të pranishme në takim thanë për Report Tv se gjuha e ministrit nuk linte vend për interpretim dhe kërkesa e tij ishte e thjeshtë: Vënia para përgjegjësisë me çdo kusht e grupeve kriminale.

9 komente në “Atentati mafioz, Fatmir Xhafaj nga Lushnja: Kapni me çdo kusht kriminelët”

  1. Rea Janku says:

    Me kto masa qe jan marr deri me tani kam besim maksimal qe policise do ti kthehet dinjiteti. Mbi te gjitha do te jet me efikase dhe pran qytetarit

  2. Vera Sulo says:

    Po tregoni dita dites qe e deshironi te punoni dhe te sillni ndryshimet e shume pritura ne polici

  3. kam teper respekt per ty zoti xhafa,jam nje punonjes i policis se durresit dhe ne te gjithe keto vite karrier nuk kam pare kaq shum pune nga asnje minister,jeni nj njeri vertet per tu dashur

  4. Artur Pengu says:

    Ka lezet me kte minister. Me pelqen menyra se si po punon ky njeri. E mbeshtes dhe besoj fort se do ja dali ta munde krimin.

  5. Bledar Goga says:

    Ministri i ri eshte shume i perkushtuar ne punen qe ka. BEsoj se masat e marra jan te duhurat dhe do ta kthejn policine ashtu sic e meriton te jet

  6. Agron papa says:

    Mbaj mend nje shprehje te xhafes gjat fushates, qe tha cdo person duhet te zbrese ne terren te jet ne sherbim te qytetareve, ska renci minister apo person i thjesht.. mesa duket e paska pas serjozisht. Respekte

  7. Lori Cana says:

    Do zoti ndryshon dhe policia e shtetit se Deri me sot vec probleme dhe zbrazeti ka pasur ne rezultatet e punes. Le te vazhdojne te zgjidhin problemet duke filluar qe nga strukturat e veta.

  8. esmir roshi says:

    Nuk ka rruge te mesme ne luften e krimin, qe godet kdo e ne cdo kohe, policia duhet te jete ne lufte me te e jo hapa pas prandaj po punohet qe ky institucion te beje ate qe ka per detyre te beje te ruaj rendin e sigurine.

  9. Qazim Rryta says:

    Policia shume shpjet mendoj se do kthehet ne dinjitet. Rendi dhe siguria do te jet maksimale dhe cdo gje do te funksionoje sic duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje