Një 44-vjeçar është vendosur nën hetim pasi akuzohet se ka braktisur djalin e tij të mitur në Itali.
Policia e Sarandës bën me dije se për shtetasin L.K nga Saranda janë referuar materiale në prokurori për braktisjen e të birit 16 vjeçar në vendin fqinj.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin L.K, vjeç 44 banues në fshatin Seferan, Elbasan, pasi dyshohet se më datë 28.09.2017, ka udhëtuar nga P K K Qafë Botë, me djalin e mitur me iniciale A.K, vjeç 16, të cilin e ka braktisur në Itali. Neni 124 i Kodit Penal.
Kjo eshte nje papergjegjshmeri dhe degradim total I dinjitetit te familjes shqiptare. Dreqi ta haje me te varfer se Romet (me gjithe respektin si kam per keta te fundit per diskriminimin shoqeror dhe instituticional) nuk jemi por as ata nuk I braktisin femijet ne kete fare feje. Turp. Prinder mbani femijet tuaj afer se keni pergjegjsi.
kombi “krenar” shqiptar!
kombi lypsar shqiptar.
kombi korb I ballkanit.
si korbat. qe pasi bejn vezen e leshojn ne folen e nje zogu tjeter qe t ja rriti.
edhe shqiptart. I shlojn kalamajt rrugve t europit per t ja ushqy bota.
sa turp me qen korb.
zogjt e korbit po vershojn europs
Europa ne rrezik