Skandali: Prokuroria e Vlorës kërkoi lirimin e 9 personave që u kapën me 20 ton hashash…

14 Tetor 2017, 09:45Kronika TEMA

Thellohet skandali i lirimit të 9 personave të arrestuar nga forcat e FNSH dhe RENEA në fshatrat Llakatund dhe Drithas të Vlorës, ku u sekuestuan më shumë se 20 ton drogë Canabis Stativa. Lirimet e personave kryesorë që kishin grumbulluar drogën dhe që dyshohet të jenë pronarët e drogës, janë liruar dy ditë pas arrestimit.

Sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria, dokument që gazeta “Shqiptarja.com” e disponon, lirimi është bërë me urdhër të vetë prokurorisë së Vlorës e cila ka kërkuar në gjykatë për ta masën e sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe jo masën e “arrestit në burg”, për dy të arrestuarit e akuzuar për “Shitje të lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa lejë”.

Nuk dihet nëse prokuroria do nisi një inspektim për prokurorët e Vlorës, pasi operacioni “Llakatundi” është shpërbërë në bashkëpunimin prokurori-gjykatë. Sipas Ka qënë prokurorja Flora Çela, e cila në kërkesat e saj i është drejtuar gjykatës në korrik 2017, tre ditë pas superoperacionit policor në Llakatund dhe Drithas, duke kërkuar lirimin e shtetasit Myzafer Tushaj dhe djalit të tij Ervin Tushaj dhe caktimin ndaj tyre masën e “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Kjo kërkesë e prokurorisë, ka habitur vetë gjykatësen e Vlorës Elona Mihali, e cila gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë ndaj këtyre personave, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë së Vlorës, por nuk ka urdhëruar që këta persona të paraqiten pranë policisë gjyqësore, po ka vendosur një masë tjetër sigurimi për ta, duke urdhëruar sekuestrimin e pasaportave dhe ndalimit e tyre për të dalë jashtë shtetit.

Myzafer dhe Ervin Tushaj, janë të parët që çanë rrjetën e drejtësisë në Vlorë, ndërkohë që pas kësaj kërkesë të bërë nga prokuroria, gjykata e Vlorës ka rrëzuar prokurorinë në kërkesat e tjera, pavarësisht se prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të arrestuarit. Disa prej tyre kanë dalë në shkallën e parë, ndërsa disa të tjerë janë liruar nga gjykata e Apelit.

Të arrestuar dhe të liruar

Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës

Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas. Efektiv Policie

Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;

Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas

Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas

Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas

Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas

Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund

Avdyl Sinanaj efektiv policie në Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje