Gjyqtarja e Durrësit del kundër Erdoganit, liron të kërkuarin ndërkombëtar për terrorizëm dhe...

14 Tetor 2017, 13:44Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit liroi dje nga salla e gjyqit një shtetas turk, i cili me vendim të Gjykatës së Lartë Kriminale turke ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste.

Gjyqtarja Eda Kaja shënoi skandalin e radhës, duke e lënë të lirë shtetasin Muhammet Yasir Aydogmus, ndonëse nga zyra e Interpolit, ai rezultoi person në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i përkohshëm i tij u bë nga Policia e Durrësit më 11 tetor 2017, nga ku më pas do të nisnin procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, në sajë edhe të marrëveshjeve që kanë dy shtetet.

Prokuroria e Durrësit kërkoi gjatë seancës të lihej në burg shtetasi Muhammet Yasir Aydogmus, duke argumentuar se autoritetet turke e kanë shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, pasi një Gjykatë në Stamboll ka caktuar masën “arrest me burg” për veprën “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur”.

Kërkesa e Prokurorisë u argumentua edhe me faktin se ai duhej të ekstradohet që të përballet me akuzat për të cilat rezulton i shpallur në kërkim. Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja Eda Kaja, e cila pavarësisht se e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, argumentoi se kërkesa për ekstradimin e këtij shtetasi ka motivacion politik, pasi Aydogmus njihet si mbështetës i Gulen, kundërshtarit politik të Presidentit aktual turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Gjykata ka marrë vendim në lidhe me masën e sigurisë për shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus. Gjykata vendosi ta konsiderojë të ligjshëm arrestimin e këtij shtetasi nga Policia Gjyqësore, por rrëzon kërkesën e Prokurorisë për masën “arrest me burg” me qëllim ekstradimin e tij.

Kërkesa për ekstradimin e shtetasit Muhammet Yasir Aydogmus ka motivacion politik, pasi ky shtetasi njihet si mbështetës i Gulen, kundërshtarit politik të Presidentit aktual turk, Erdogan”, deklaroi trupi gjykues me relatore gjyqtaren Kaja. Ky vendim i Gjykatës është konsideruar i padrejtë nga Prokuroria dhe mësohet se do të apelohet.

Muhammed Aydogmus, 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua fillimisht më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij Gjykata vendosi masës e sigurisë “detyrim paraqitjeje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal. Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana, u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste.(panorama)

2 komente në “Gjyqtarja e Durrësit del kundër Erdoganit, liron të kërkuarin ndërkombëtar për terrorizëm dhe…”

  1. Tortura says:

    Ky njeriu eshte akuzuar per terrorizem nga regjimi i Erdoganit sepse jepte mesim ne universitet!! Merrni vesh tani cfare shteti ka bere halldupi Erodgan atje.
    E kane liruar sepse rrezikon torturat dhe vdekjen ne shtetin e Erodganit

  2. Mergimtari says:

    Gjyqtaret tane jane te qelbur po per gazetaret ka disa kufij qe s’duhen kaluar. Gulen, kundershtari politik i Erdoganit qe eshte shallur nga Erdogani si kreu i organizates terrorriste jeton i qete ne SHBA nen mbrojtjen e qeverise amerikane e cila ka refuzuar prere kerkesen e Erdoganit per ekstradim.
    Nuk jemi ne me te mire se amerikanet qe i kemi vene ne krye te vetingut per te na pastruar gjyqsorin tone nga qelbesirat qe po na marrin frymen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje