Vrasje, drogë dhe përdhunime ekstradohen 3 shqiptarë nga Anglia

15 Tetor 2017, 09:50Kronika TEMA

Janë ekstraduar nga Anglia për të vuajtur dënimin në Shqipëri tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale

Të ekstraduarit janë Masimo Fishti 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika 38 vjeç nga Durrësi i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge dhe Edison Mulaj 21 vjeç nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim.

Masimo Fishti akuzohet se vrau rumunin Ioan Suditu në 25 prill 2015 me thikë. Sadri Lika u dënua, pasi në 2013 në Britani u zbulua së bashku me dy persona të tjerë duke trafikuar 18 kg kokainë përmes një kamioni frigoriferik.

Ndërsa Edison Mulaj u dënua me 12 vite në 2015, pasi përdhunoi dy gra në Britaninë e Madhe.

1 komente në “Vrasje, drogë dhe përdhunime ekstradohen 3 shqiptarë nga Anglia”

  1. katarakti says:

    Kriminele or kriminele ne gen. Nuk ka dite dhe nuk ka vend ne bote qe te mos na dalin keto fytyra te shpifura dhe te mallkuara shqiptaresh qe nuk duan te punojne, por merren vetem me krime. Malavita, siç i therrasin italianet. Dje lexova per nja dy plehra qe kishin grabitur bizhuteri ne Malte, pardje ne Greqi, nje dite me pare ne Itali.Per çdo dite ka nja dy – tre lajme per “bemat” e shqiptareve heroike dhe autoktone nepr bote. Sa llum paska pasur ky vend. E paskan pasur hak qe i rrethuan 45 vjet me tela me gjemba sikur te ishin egersira. Llum jo vetem per Shqiperine, por per te mbuluar boten mbare. Ka krim dhe kriminele edhe bota, por ato jane shtete te medha, ku krimi perfaqeson 0, 001 per qind te popullsise. ndersa ne 3 milione shqiptare ai perben 10 perqind te popullsise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje