Ndodh e pabesueshmja, "skifteri" shqiptar zhvat bazën e NATO-s

16 Tetor 2017, 16:31Kronika TEMA

Një 27 vjeçar shqiptar, rezident në Castel Volturno të Italisë, është arrestuar nga policia vendase nën akuzën e vjedhjes.

Media lokale bëjnë me dije se është arrestuar Edison Rohani, i cili përveç akuzës së vjedhjes së rëndë, akuzohet edhe për hyrjen e jashtëligjshme në një vend ushtarak.

I riu ishte futur brenda një baze të NATO-së duke shkatërruar të ashtuquajturin “Stacioni satelitor”, me synim për të marrë rreth 14 kg komponentë elektrik bakri dhe sistemit të ftohjes së bunkerit. Njeriu i ishte nënshtruar arrestimit shtëpiak në pritje të gjykimit.

1 komente në “Ndodh e pabesueshmja, “skifteri” shqiptar zhvat bazën e NATO-s”

  1. Apo jo? says:

    Akuza e VJEDHJES SE RENDE hahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje