LETRA/ Ndërtimet e Harri Lenës në Këlcyrë, Xhafaj i ashpër me policinë: Dëmtuan rëndë mjedisin, punuat me 2 standarde

16 Tetor 2017, 11:18Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një letre publike u ka kërkuar llogari disa strukturave të Policive Vendore për lejimin e ndërtimeve në Grykën e Këlcyrës nga biznesmeni Harri Lena.

“Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës,” shkruan Xhafaj.

Letra e Fatmir Xhafajt

Shoqëria civile dhe pas saj media, prej disa ditësh kanë denoncuar një situatë konktete paligjshmërie të ndodhur prej disa kohësh në Grykën e Këlcyrës, në shtratin e Lumit Vjosa, një zonë me vlera të veçanta turistike. Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës.

Në raportin e SHÇBA dhe DPPSH, evidentohet se, pavarësisht faktit që është konstatuar një ndërtim i paligjshëm dhe një vepër penale e kryer ndaj pronës publike dhe mjedisit, punonjësit e policisë, që ushtrojnë detyrën në atë territor, nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të referuar çështjen në Prokurori apo për të zbuluar autorin. Është e papranueshme që disa nga strukturat tona vendore të Policisë së Shtetit të funksionojnë me standarde dyfishe.

Nga njëra anë, ato ushtrojnë me të drejtë gjithë përgjegjësitë dhe kompetencat ligjore, në rastin e riparimit pa marrë lejen përkatëse të verandave, çative apo të tjera si këto, ndërsa nga ana tjetër, në disa raste të tjera policia është treguar tolerante ndaj ndërtimeve tërësisht të paligjshme, apo më keq akoma, kur këto ndërtime dëmtojnë rëndë mjedisin, sikurse ishte rasti i ndërtimit të paligjshëm në luginën e Vjosës

6 komente në “LETRA/ Ndërtimet e Harri Lenës në Këlcyrë, Xhafaj i ashpër me policinë: Dëmtuan rëndë mjedisin, punuat me 2 standarde”

  1. Alush Islami says:

    Shyqyr qe po u kerkohet llogari me ne fund se na shkaterruan mjedisin per interesa personale dhe askush nuk mbante pergjegjesi.

  2. toti shehu says:

    asgje nuk eshte e parendesishme,e mbi te gjitha mjedisi.Kjo ceshtje nuk duhet anashkaluar por cdo pergjegjes duhet te marre ate qe meriton ne menyre qe te gjithe fajtoret te ndeshkohen dhe te behemi shembull per te ecur perpara.

  3. Flamur says:

    Boll me demaskime e fletrrufe shoku Xhafa, fut në burg kriminelin Lena dhe pusho nga puna e dërgo për ndjekje penale tërë policët që kishin dijeni të krimit.

  4. Verona says:

    Mire me ne fund e kuptoj dikush qe nuk ka ceshtje qe kane me shume rendesi se te tjerat, vetem duhet qe te zbatohet ligji per cdo rast qe paraqitet, mjedisi ne me te shumten e rasteve eshte elementi me i rendesishem te cilit duhet ti kushtohet vemendje.

  5. beriana golemi says:

    Gjithmon eshte heshtur per keto raste te keqzbatimit te ligjit e kjo ka vazhduar deri sot, tani duke i evidetuar problemet nuk mbetet gje tjeter vetem te kete permiresime.

  6. Tung says:

    Na mbushe mendjen….
    Mire ti si minister qe nuk kishe informacio,po drejtori dhe nendrejtori i qarkut nuk kishin informacion??????
    Tallni bythen me pak fjale!
    Ne nje ministri ose nje minister qe predikon qe punet te rredhin normalisht…nuk heq nga puna me te voglin apo ate qe ska takat.
    Vetem ketu ndodh qe ministri te dale te mburret” se nuk kishte informacion” …e pastaj te heqe nga puna ” te vecklit” …e prape te dali e te thote ” ja une punen e bera sakte”.
    Une,populli,nuk genjehemi me gjera te tilla.Nuk ishte nje baranke 2×2 por MIJERA M2.
    LLum si ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje