Drejtoresha e burgjeve për gratë në Tiranë, Xhoi Jakaj, është shkarkuar.
Këtë gjë e ka bërë të ditur pikërisht Jakaj, nëpërmjet një statusi në FB.
“Te dashur miq,
Si për ironi të fatit, më datën 10 është emërimi dhe shkarkimi im si Drejtore e Burgut të Grave, sot dorëzova detyrën në formën më qytetare e të civilizuar.
Qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme vazhdimësinë time në këtë detyrë.
Gjatë 22 muajve në drejtimin e atij institucioni, zbatova me përpikmëri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do të reshtë së foluri dje, sot, nesër e përgjithnjë, në mbështetje të njerëzve në nevojë edhe nëse ajo ka kosto, në punën e jetën time ka vend ndershmëria, virtyti, dhe e vërteta.
Për mua nuk ka punonjës dembelë, të paaftë, as sistem të korruptuar, të tillë i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkretë, unë ia dola dhe po iki me kokën lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre.
Mirënjohje për gjithë ata që më besuan e mbështetën”, shkruan ajo.
Derisa paske shpetuar pa “hy brenda” mire do tia kesh kaluar…..
Po ku e kishe koken znj. Xhoi perpara se te emeroheshe Drejtoreshe, poshte?
Edhe kur te perzun nga Gjimnazi Partizani se ishe me diplome te fallcifikuar, me koke lart ike!?
Po nga emri pse te vjen turp qe e ndryshon!
Ti Erind ,ns e ke me prova qe e ka falsifikuar diplomen, dergoje ne prokurori.
Te fala Like Floririt
Duku andej nga presidenca, xheç do kete dhe per ty.