Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj ka falenderuar sot punonjësit e policisë që përballen çdo ditë me trafikantët duke sakrifikuar jetën e tyre për t’i shërbyer Drejtësisë.
Deklaratat kanë ardhur në Konferencën Kombetare Kundër Trafikimit, ndërsa Xhafaj tha se Shqipëria ka shënuar sukses në luftën kundër trafikimit të personave.
“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët.
Emrat e trafikanëve janë bërë temë e ditës, ne sëbashku duhet të flasim për thelbin e problemit si do përballemi me probleme të tilla që janë pa ngjyra e pa parti. Të flisnin sa më pak politkanët në këto raste”,- tha ministri.
Mes të tjerash Xhafaj theksoi se shumëkush mund të flas për trafikun dhe trafikantët, por harron prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.
“Të gjithë flasim për trafikun dhe trafikantët, por harrojmë të ngrejmë zërin për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që kanë shpërdoruar detyrën.
Të gjithë flasin për trafikantë dhe trafik, por shumë pak flasin për ata punonjës policie të ndershëm. Ndaj, është rasti t’ju shpreh mirënjohje të veçantë të gjithë veprimtarëve të policisë, që i janë përkushtuar me devotshmëri këtij profesioni.
Mirënjohje për gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë drejtësi përballë trafikantëve.
Mirënjohje të veçantë të gjithë punonjësve të policisë trima, që shpëtojnë jetët njerëzore dhe u shpërbejnë drejtësisë.”, përfundoi Xhafaj.
Po ashtu, Xhafaj shtoi se: “Lufta ndaj trafikimit të qënieve njerëzore është në fokusin e Qeverisë Shqiptare, është pjesë e rëndësishme e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme edhe në 4 vitet e ardhshme.
Trafiku i qënieve njerëzore është një dukuri negative në shoqëritë moderne që shkatërron jetë njerëzore dhe gjithashtu ushqen krimin e organizuar. Trafikimi i qënieve njerëzore është një formë skllavërie në kohërat moderne, e cila nuk është fenomen i vetëm një vendi apo shteti të caktuar dhe padyshim nuk është e limituar nga kufijtë kombëtare.
Gjatë këtyre katër viteve, Shqipëria ka shënuar sukses në përpjekjet e saj në këtë luftë, duke u përqendruar kryesisht në fuqizimin e strukturave kombëtare të referimit për viktimat e trafikimit në nivel qendror dhe lokal, kontrollin e trafikimit të brendshëm, kryesisht të fëmijëve dhe të grave, përmirësimin e standardeve të identifikimit dhe mbrojtjes së viktimave dhe gjithashtu fushata të vazhdueshme ndërgjegjësimi në publik. Këtë e dëshmon më së miri edhe Progres Raporti i fundit i BE.
Megjithatë, nuk jemi kurrë të kënaqur, sado progres të shënojmë në këtë drejtim. Ministria e Brendëshme, Policia e Shtetit do të vazhdojnë të jenë përherë kërkues dhe me tolerancë zero ndaj kësaj plage, e cila mbart në vetvete një potencial pasojash shkatërruese për jetën e individit dhe shoqërisë në tërësi.
Dëshiroj të tërheq vëmendjen këtu në një aspekt tjetër shumë delikat, atë të trafikimit të të miturve për qëllime shfrytëzimi. Plani i Veprimit 2014-2017 ka qenë një mekanizëm efiçent në termat e ndjekjes penale, mbrojtjes, parandalimit dhe koordinimit, në luftën ndaj dukurie të shëmtuar dhe të rrezikshme.
Si Ministër i Brendshëm shpreh vendosmërinë time që në Planin e ri të Veprimit të tregohemi më agresivë në këtë betejë. Pa dyshim në këtë luftë ne nuk mund të veprojmë të vetëm pa bashkëpunimin e vendeve të tjera fqinje, por jo vetëm.
Kjo edhe për dy arsye madhore. E para për shkak se trafikimi i qënieve njerëzore përmban forma të dhunshme të krimit, dhe e dyta sepse trafikimi nuk ka vetëm viktima të drejtpërdrejta, pasi është një ndër shkaqet e formave të tjera të krimit të organizuar. Jemi gjithashtu të vetedijshem se pjese e arritjeve tona ne luftën kunder trafikimit jane edhe perpjekjet e vazhdueshme te shoqerise civile duke sherbyer me sherbime dhe keshillime ndaj viktimave te trafikimit.
Do te kerkonim perseri qe keto perpjekje te perbashketa te intesifikohen me qellim arritjen e rezultateve edhe më më të mira. I gjithë territori i Republikës së Shqipërisë, në nivel lokal e qendror, në kryeqytet, në rrethe apo edhe në zonat më të thella do të duhet të jetë nën një kontroll edhe më të rreptë me synimin për të parandaluar, dhe për të reaguar shpejt ndaj dukurive të tilla. Synojmë më shumë bashkërendim dhe koordinim mes gjithë agjencive, qendrore dhe lokale.
Kjo qasje është dhe thelbi i Policimit në Komunitet, një filozofi të cilën Policia e Shtetit do ta shndërroj në një qasje aktive të saj në funksion të objektivit të saj madhor: atë të sigurisë së qytetarëve. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë luftë me përkushtim”.
Ju jeni te gjith plehra