Pse nuk u përball Sali Berisha, me Emiljano Shullazin?

18 Tetor 2017, 09:18Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi një javë më parë, që Sali Berisha duhej të paraqitej në sallën e gjyqit dhe të dëshmonte përballë Emiljano Shullazit.

Kjo, pas kërkesës së këtij të fundit.

Por, ditën e djeshme, kur për të dëshmuar kundër Shullazit kanë qenë ministrja Lindita Nikolla, rektori Mynyr Koni, Dhori Kule dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Sali Berisha ka munguar.

Ai është justifikuar, duke thënë për mediat se nuk i ka ardhur asnjë fletëthirrje nga gjykata për të qenë prezent në gjyqin e Shullazit, ndaj dhe nuk kishte pse shkonte për të dëshmuar.

Berisha ka qenë njeriu i parë që denoncoi kërcënimin e Mynyr Konit nga Emiljano Shullazi dhe mund të konsiderohet si dëshmitari kryesor.

Por, ashtu si dhe në procese të tjera gjyqësore, ai e ka shmangur gjykatën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje