VIDEO/ Shikoni kamionin me drogë të Habilajve gjatë operacionit të policisë

19 Tetor 2017, 09:31Kronika TEMA

Rreth orës 03.00 të mëngjesit të së enjtes ka mbërritur në ambientet e komisariatit të policisë Vlorë  droga e sekuestruar ne fshatin Babicë e vogël.

Rreth 100 efektivë policie të Njësisë Speciale nga Tirana prokurorë të Prokurisë së përgjithshme dhe efektive të Delta forcë si dhe antidrogë  Vlorë zbarkuan në fshatin Babicë e vogël, rreth 10 km larg qytetit të Vlorës. Gjatë aksionit Forcat Speciale mësynë në një banesë dykatëshe, ku gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua një sasi e kondisderueshme lënde narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë afro 7 ton kanabis e paketuar, e cila ishte fshehur në bodrumet e banese dykatëshe fshehur brenda bidonëve alumini.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë qenë edhe persona të cilët janë shoqëruar nga Policia e Vlorës në ambientet e komisariatit. Drejtoria e Policisë Vlorë nuk bën me dije se sa persona janë shoqëruar apo arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje