E vërteta e prokurorit të akuzuar për dekonspirim të aksionit të Policisë tek Berisha. Gazetari: Habilajt shpëtuan pas dekonspirimit të Prokurorisë (dhe Berishës)

19 Tetor 2017, 10:47Kronika TEMA

Burime të policisë bënë me dije dje për gazetën TemA, se operacioni në Vlorë për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme marijuana, u dekonspirua nga prokurori Vladimir Mara.

Sipas këtyre burimeve, ai i kishte dërguar Berishës foto dhe video nga operacioni, të cilat më pas u publikuan nga Berisha, ndërkohë që operacioni ishte në zhvillim e sipër.

Por, burime të gazetës TemA nga Prokuroria, thonë se ai nuk ka qenë fare dje prezent gjatë aksionit të policisë.

Prokurori, u shprehën burimet për gazetën, ka qenë në shtëpi, pasi kishte fëmijën sëmurë, dhe është kujdesur për të.

Edhe gazetari Artan Hoxha, ka thënë se operacioni i mbrëmshëm është dekonspiruar nga Prokuroria, çka sipas tij, ka bërë që të dështojë arrestimi i Habilajve.

Ka një zhvillim për ngjarjen e djeshme.

Nuk është arritur suksesi i plotë i operacionit pasi është kapur vetëm një sasi e drogës dhe nuk janë arrestuar poseduesit.

Habilajt i kanë shpëtur arrestimit si pasojë e rrjedhjes së informacionit nga ana e Prokurorisë”, tha Artan Hoxha.

Nëse ky informacion rezulton i vërtetë, atëherë në shpëtimin e Habilajve ka ndikuar jo vetëm Prokuroria që ka dekonspiruar operacionin, por dhe nga Berisha, që publikoi informacionin që i erdhi nga Prokuroria.

23 komente në “E vërteta e prokurorit të akuzuar për dekonspirim të aksionit të Policisë tek Berisha. Gazetari: Habilajt shpëtuan pas dekonspirimit të Prokurorisë (dhe Berishës)”

  1. Besmir Llapi says:

    Kjo gje eshte absurde, as nuk eshte pare dhe as nuk eshte degjuar kurr me pare ne nje vend ligjore. Turp qe prokuroria dekonspiron keto lloj operacionesh

  2. Adela Janku says:

    Ca eshte ky turp nuk arrij ta perceptoj dhe pastaj del llalla thot qe nuk ka bashkpunim midis policise dhe prokurorise

    1. Artemisa says:

      Moj Adela !
      TURP eshte meyra e servirjes se lajmit nga Merua.
      Po te jete per “dekonspirim”, Berisha ka 4 vjet qe me daljet e tij e ka “Konspiruar” dhe dekonspiruar Ramen dhe Saje Qorrin.
      Kur Berisha fliste per avionet e droges Rama, Sajmua, Merua dhe shume bythece tallnin menderen dhe benin humor bajat.
      Pastaj EDHE TANI, EDHE NE KETE RAST fajin e paska Saliu ?

  3. vasili says:

    Diçka e vromisur, bie erë këtu… Mos vallë kjo monstër e shpellave të Viçidolit, është kryekapoja e bandës së Habilajve dhe … të gjitha i ka kurdisur vetë…???!!! Vetëm për këto gjera është usta Sali shpellari…!

  4. Armit Tuzi says:

    Kjo veper si rregull perben veper penale dhe duhet ndjekur me hetim .Nuk kam degjuar ndonjeher qe prokurori te dergoj foto nga aksioni i policis zyrtareve te politikes .

  5. Dritan Peci says:

    Edhe kur do policia do dali dicka tjeter qe i pengon operacionet e punen .
    Po nuk u kapen ata qe drejtojne kot.
    Kaq intelekt e perkushtim mund te presesh nga keta prokuroret me kurs.

  6. Besa Hasa says:

    Perfundimisht pa u zbatuar vetingu plotesisht vendi yne nuk ka te ardhme.Si ka mundesi qe nje prokuror te dale fare hapur e te dergoje foto ne mes te operacionit??? Kta jane prokuroret qe mbron Llalla…

  7. Amelia Toska says:

    Ne nje vend ligjor eshte e patolerueshme te ndodh dicka e tille. Kjo eshte nje veper penale e duhet denuar

  8. Endi Mirazhi says:

    Ky llalla eshte llum per Zotin.
    Cna degjojne veshet me keto pislliqe, njerez te shtirur e kriminele qe drejtojne institusionet e drejtesise.
    Ky Llalla duhet te hyje i pari ne vetting

  9. Deno says:

    Ua sa te poshter qenkan keta more.Po nrm qe prokuroria eshte pergjegjese kryesore per rrjedhjen e informacione te veprimeve hetimore e me pas perfundim me trafikante qe I shpetojne arrestimit
    .ndaj nuk duhet te ishte vonuar kaq kjo reforma

  10. arben says:

    Eshte rasti me flagrant qe duhet te shfrytezohet per te zbardhur te verteten se kush dekonspiron luften e organeve te drejtesise kunder krimineleve ,Ne te gjitha rastet na thuhet se jane kapur tonelata droge por qe asnjehere nuk kapen transportuesit apo porositesit e saj pasi informohen nga spiunet brenda organeve te drejtesise.Lemshi duhet te filloje te shthuret qe nga Berisha qe gjithmone ka dekonspiruar aksionet duke i bere publike ne media kur ato jane akoma te pa perfunduara.Vetem keshtu do te kuptohet se sa eshte e lidhur politika me krimin dhe kush jane ata qe kane patur perfitime kolosale nga ky bashkepunim.

  11. Quo Vadis! says:

    Dhelpra ngado qe te shkoje prape te dyqani i lekureve do perfundoje.
    Keshtu thote nje fjale e urte.
    Ngado nje te kerkojme prape Saliu na del perpara.
    Old sins have long shadows.

  12. gjykatesi says:

    Le ta mohoje e le te gjeje alibi prokurori, problemi eshte shume i thjeshte: verini byzyliket ketij qenit te terbuar dhe e thot ai se nga cili llalle e mori informacionin.

  13. deda says:

    Per ate qe eshte sado pak I shqetesuar per largimin e fshehjen e krimineleve,eshte e qarte se keta { kriminelet} I njofton dikush.Dhe keto hafije jane te trafikanteve e te koruptuarve te opozies sotme

  14. cjapi says:

    shikoni gjithe leaderet e botes the nqs shikoni ndonje me formen e kokes si ky atehere ne do ti bashkohemi ketij.

  15. Armando Suli says:

    kjo eshte tradheti qe i behet punes se mire te policise nga prokuroria. Pastaj na del ai Llalla dhe thot qe nuk punon policia. Mer masa per prokuroret e tu zoteri.

  16. H says:

    Poshte maloku , kanceri i kombit.

  17. Studenti says:

    Krimineli Sali, duhet arrestuar per nxjerrje te sekretit te planit te operacionit.
    Futeni atje tek ” vendi” dhe pastaj ai do ju tregoje se kush ja dergoji foton dhe filmin e operacionit policor.
    Nuk eshte hera e pare qe e ben kete veprim.
    Jo me kot mediat e cilesonin si burim informacioni vete Berishen.,,,pasi e dinin qe operacioni vazhdonte.
    Tundu nga gjumi o zoti kryeprokuror.

  18. Konti Sbalta says:

    Ja shembulli me i paster se si Sali Berisha ka mbrojtur dhe ka nxitur kriminelet , direkt vete dhe me ndihmen edhe te Llalles.

  19. Studenti says:

    Jepe komentin Meri.

  20. El bigotte says:

    N.q.s eshte e vertete do te thote qe se kane frike ligjin Eshte shume e trishtueshme sidomos per cunat qe shkojne ne aksion duke pasur xhuden mbrapa

  21. andoni says:

    Berisha eshte koka kryesore e krimit ,ai duke dashur per te terhequr vemendjen nga problemet qe ai dhe gjithe banda e tij kane ,deconspirojne aksionin e policis ,me ane te tentakulave ne prokurori
    Prandaj arestimi duhet filluar nga Sali Berisha sepse piramida ka nje kulm ,dhe ne kulmin e tij qendron SALI BERISHA krye krimineli I Shqiperise
    Prandaj kote kerkoni tek Tahiri dhe te tjeret Habilajt e me radhe Eshte Berisha ne kulm dhe pastaj te tjeret me radhe
    Nuk bene dote asgje e dhe Rama e te tjeret sepse te gjithe jane future ne ate corbe qenuk kane mundesi te dali ( ose valle)

    POSTOHENI dhe jo ne PLERA

  22. genjeshter says:

    Keta jane gazetarucet qe i manipulojne mendjen popullit shqiptar cdo dite.Qe shemtojne te verteten dhe e shtremberojne ate.I ftoj keta njerez te deshperuar per lajm, qe te jetojne nje dite ne jeten e nje prokurori dhe diten tjeter do ishin vete ata qe do ta quanin Hero I vertete.Po ne jemi larguar nga figurat e njerezve te ndershem dhe kerkojme vetem thashetheme dhe si e si te hedhim balte mbi njerezit pa I pare ata ne sy dhe pa I pasur perballe.Po mos harroni njerez se ky Vladimir kur shkon ne shtepi shikon ne sy femijet e tij ashtu si dhe ju tuajit.Prandaj Zoti Mero Baze ke per detyre morale pastrimin e emrit te babait te tyre sepse per ta ai eshte nje Hero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje