Prokurori s’di kur ka nisur procedimi penal për Saimir Tahirin: Dëgjuam lajmet në media dhe…

20 Tetor 2017, 12:02Kronika TEMA

Prokurori Besim Hajdarmataj, që kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, nuk e di se kur ka nisur procedimi penal për Saimir Tahirin.

I pyetur për datën e nisjes së procedimit penal ndaj Saimir Tahirit, nga ana e deputetit Ulsi Manja, Hajdarmataj nuk ka ditur të përgjigjet.

Ai ka thënë se është marrë vesh nga mediat, duke mos dhënë një përgjigje të saktë.

Hajdarmataj, që ishte i paqartë në përgjigjet e tij, la të kuptohej se hetimet për Tahirin nisën vetëm pas publikimit të lajmeve të bëra publike në mediat italiane dhe në mënyrë befasuese, pa kryer hetime të thelluara, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e Tahirit.

Në fund, prokurorët pranuan se çështja ndaj Tahirit ka nisur vetëm tre ditë më parë, pasi në mediat italiane doli lajmi për arrestimin e Moisi Habilajt dhe u publikuan edhe përgjimet e bëra për të, ku përmendej edhe emri Saimir.

48 orë më vonë, pra dje, pas këtij raporti mediatik, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit.

3 komente në “Prokurori s’di kur ka nisur procedimi penal për Saimir Tahirin: Dëgjuam lajmet në media dhe…”

  1. floriri i Bençes says:

    Se ky nuk di te pergjigjet, ose i vjen turp qe te pohoje faktin qe hetimet i kane nisur para tre ditesh, komisioni duhet t’i tregoje deren se nga dilet.

  2. Meta7% says:

    Këto janë absurditet e drejtesisë shqipëtare,prokurorë analfafabetë sharlatanë të drejtuar nga politika.

  3. ABC says:

    Ajde K**a prokurore ajde. Nje pyetje ketyre prokurorve…behen me dhjetra denoncime kunder politikaneve c’do dite neper kanale televizjonesh perse nuk ka dale nje urdher arresti deri me sot? Bomben te gjidhve ketyre qe po na nxjerin emrin e keq ne rang te lart ne EU. O vetingun sa me shpejt ose lereni popullin te vendosi. Boll me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje