Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, për një akuzë që e ka pushuar vetë dhe e ka shpallur të pafajshëm Tahirin

20 Tetor 2017, 13:35Kronika TEMA

Prova më e fortë e Prokurorisë, e cila kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, është përdorimi i makinës së tij dhe udhëtimi i tij me Habilajt.

Kjo gjë është pohuar edhe në Këshillin e Mandateve.

Por, është e habitshme që Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, për një akuzë të cilën e ka pushuar vetë një vit më parë.

Ka pushuar madje, edhe akuzat për përfshirje në trafik droge.

Më poshtë, shkrimi i publikuar nga BIRB më 22 janar të vitit të kaluar, që flet për rrëzimin e akuzave nga Prokuroria, për Saimir Tahirin.

Prokuroria shpall Tahirin të pafajshëm për akuzat e Zaganit

Pas një hetimi dymujor, Prokuroria deklaroi se ka pushuar hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri pasi “nuk u vërtetuan elementë të veprës penale”.

Nga Lindita Çela

Dy muaj më parë, Dritan Zagani, një ish oficer policie aktualisht në arrati, akuzoi publikisht se eprorët e tij kishin favorizuar disa trafikantë droge dhe se kishin punuar për të mos hetuar persona të lidhur me zyrtarë të lartë. Ai aludoi mes të tjerash se kushërinj të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri qenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Prokuroria e Fierit i mori akuzat e tij në shqyrtim dhe pas një hetimi të shpejtë dymujor e deklaroi çështjen të pushuar pa akuzë duke deklaruar se nga hetimi nuk është vërtetuar të ketë elementë të ndonjë vepre penale.

Në 29 dhjetor 2015, prokurja Eglantina Shehu raportohet se ka urdhëruar mbylljen e hetimeve dhe i ka shpallur akuzat e Zaganit të pavërteta.

Lajmi fillimisht rrodhi në media më 22 janar 2016, kur u publikuar vendimi i prokurorisë për pushimin e hetimeve.

Ministri i Brendshëm Tahiri komentoi mbi lajmin në rrjetin social Facebook duke e konsideruar vendimin e mbylljes së pushimeve si një e vërtetë që të përplaset në fytyrë. Tahiri, ministër që nga shtatori 2013, është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga opozita si person i lidhur me elementë të krimit të organizuar.

“Tani që prokuroria vërtetoi gënjeshtrat e policit në arrati, SHQUP-it i humbi edhe llumi i rrenave. Ky është nga ato rastet kur gënjeshtra të përplaset në fytyrë, e shqupistave u është nxirë faqja tashmë”- deklaroi Tahiri.

Ish-oficeri Dritan Zagani, aktualisht jashtë vendit por i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, deklaroi në intervista të ndryshme televizive se eprorët e tij kanë favorizuar disa grupime kriminale dhe i kanë ndihmuar ato përmes dekonspitimeve të operacioneve të policisë së shtetit. Ai deklaroi mes të tjerash se disa kushërinj të ministrit Tahiri qenë të përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe patën përdorur për qarkullim një makinë AUDI me targë AA 003 GB, makinë që ka qenë më herët nën pronësinë e ministrit Tahiri. Zagani aludoi se përmes përdorimit të ish-makinës së Tahirit, të dyshuarit për trafikantë siguronin mbrojtjen nga policia. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla urdhëroi nisjen e hetimeve, por fillimisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ia transferoi dosjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Fierit, zona ku aludohet se qe kryer trafiku i drogës.

Prokuroria e Fierit hetoi mes 30 tetorit dhe 29 dhjetorit 2015, para se ta shpallte akuzën publike të Zaganit të pavërtetë dhe të urdhëronte mbylljen e hetimeve.

Po kështu, nën hetim janë marrë dhe kushërinjtë e Ministrit të Brendshëm, ku sipas vendimit të prokurorisë nuk është vërtetuar që ata së bashku me automjetin Audi AA003 GB, të jenë shoqëruar në komisariatin e Fierit, fakt ky i denoncuar nga ish-oficeri i policisë. Element tjetër që ka bindur prokuroren që nuk ekzistojnë elementë të veprës penale është dhe këqyrja e sistemit MEMEX, i cili është sistemi i brendshëm i Policisë së Shtetit, ku sipas vendimit të pushimit nuk ka asnjë të dhënë të hedhur në sistemin e brendshëm të  komunikimit të policisë për shtetasin A.D.

Ish oficeri i policisë është në kërkim ndërkombëtar pasi  u arratis teksa ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi”. Zagani u vë nën hetim për dekonspirimin e operacioneve të policisë, ndërkohë që akuzohet edhe për shpërdorim të detyrës.

Prokuroria shpall Tahirin të pafajshëm për akuzat e Zaganit

5 komente në “Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, për një akuzë që e ka pushuar vetë dhe e ka shpallur të pafajshëm Tahirin”

  1. TARFIKANTI says:

    Prokurori PERVERSE ,KETA JANE TE GJITHE PER NE SPACIN E LAVDISHEM TE “XHAXHIT”…lol

  2. deputeti me hu says:

    kjo ben mu qe esht politike.
    nuk e moren dot pushtetin me vota dhe zgjedhje te lira ,tash ja kalojn ne dore mafjes qe te bej zhurm dhe te vijn ke tavolina e marrjes se pushtetit kta pushtat demokrate.
    jo vetem qe s duket asgje qe te jet perzi me hashashin ky ministry,por edhe nese ka gisht indirect a me neglizhim apo me nencmim te realitetit ,kjo prap s esht asgje,
    ne amerik ne gjysmen e shteteve esht legalizu marijuhana. dhe mbillet lirshem. dhe konsumohet si cigare Marlboro.
    si gjithnji shqiptart jan mas bote. dhe po ashtu duan te bejn me shum sesa duhet.
    kurse tropojanet jan qenijet me te ndyta te rruzullimit.
    jan edhe shqiptart e tjer te poshter por tropojsat jan me ibret jalem.
    edhe italjont bythqima jan.

  3. Italia says:

    Qe prokuroria pushon hetimet nuk do te thote qe e ka shpallur te pafajshem (te pafajshem e shpall gjykata), por qe nuk ka elemente sufiçente per te mbrojtur akuzen ne gjykim. Por nese me vone dalin prova te tjera, asgje nuk e pengon prokurorine qe te hape perseri hetimet nese eshte brenda afateve kohore.

  4. As ketj as andej says:

    O Tema,o Mero o u qisha grate,po 8er cfare gezoheni?! Asnje shqiptar nuk dyshon perfshirjen ne trafik te Tahirit, asnje.
    JJu jenintifoz me drogen oer inat te Sali monstres a Lulit? Ju qifsha grate si gazete.

  5. Kevin says:

    Ne shtetetin sunite prokurori te shpall i pafajshem ? !! Jo gjykatesi ?!!
    Shtet majmunesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje