Nga Fatjon Baze
Sot në Vlorë në ndeshjen Flamurtari-Kamza presidenti i vlonjatëve Sinan Idrizi, ka sulmuar ashpër kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Një sulm i drejtëpërdrejtë që ka ardhur në nje ekran që bën ç’mos për ta paraqitur futbollin shqiptar si të sukseshem dhe për ta kuruar sa më shumë imazhin e tij, dhe kjo mund t’i ketë djegur akoma dhe më shumë presidentit të FSHF-së.
Idrizi shprehej i bindur se në muajin Mars do të vi një ere e re për futbollin shqiptar, i cili nuk do të mund të drejtohet më nga një person “që ngritën biznesin me kontrabandën e çorapeve të grave.
Nuk mund të jetë Shqipëria e këtyre që komandojnë me çifligun e babait. Nuk mund të jetë Shqipëria e atyre që kanë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. I kam bërë thirrje Prokurorisë së Janinës të shikojë se ka një individ shqiptar që duhet Armando Duka, ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme, me pasaportë të falsifikuar.
Unë bëj një investim privat, dhe nuk vjen asnjë nga FSHF që të na përgëzoje qoftë për punën që punën që bëj. Nuk fyhet një qytet në këtë farë feje. Nuk mund të prishet gara kështu, sa i përket arbitrimit“, ishte irritimi i Idrizit mbi padrejtësit që i është bërë nga FSHF-ja.
Janë të pakët njerzit në futbollin tonë që shprehin kaq hapur dhe me të drejtë akuzat në drejtim të një personi që ka dështuar në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Për fat perveç Flamurtarit edhe nje tjeter klub me histori në vendin tone si Partizani ka reaguar ndaj këtyre padrejtesive, ku vete presidenti Gaz Demi, e ka kritikuar këtë instiucion per menyren se si e menaxhon futbollin shqiptar.
Ne Mars do te jene dhe zgjedhjet per kreun e ri te Federates Shqiptare te Futbollit dhe me gjase Armand Duka, do te jete serish kandidat dhe fatkeqesisht dhe mund te rizgjedhet serish.
Por, shpresojme qe diçka e tille mos te ndodhe pasi te gjithe e kemi pare seç ka ndodhur gjate sundimit te tij ne krye te atij institucioni.
Eshte nje nga personat me te padeshiruar nga futbolldashesit shqiptar te cilet nese do te kishin te drejtë vote do ta kishin larguar nje ore e me pare.
Eshte ai i cili ofendohet ne kor pothuajse ne te gjithe stadiumiet shqiptare per menyren se si ai ka krijuar raportet me ta, dhe sot nje nga tifo-grupet me te medha te kombetares shqiptare “Tifozat Kuq e Zi” e kane bojkotuar.
Eshte nje personat i cili e ka kthyer FSHF-ne si prone private duke abuzuar me fondet e UEFA-s, mjafton te permendim fondin e solidaritetit apo dhe aktivitetin e “Grassrot-s” duke mos kursyer as femijet e vegjel te cilet nuk i siguroi asnje kusht por i leshoi neper trotuare.
Eshte nje institucion qe nuk e lejoi asnjehere garen e ndershme dhe si ne çdo perfundim kampionati fituesi ka qene gjithnje fallco dhe i paracaktuar qe ne fillim.
Ka nje numer akoma dhe me te madh shkeljes, ndaj dhe Marsi do te jete vertet nje muaj i rendesishem per fatet futbollin shqiptar nese do te ringrihet apo do te vijoje te degradoje akoma edhe me shume.
Shpresojme qe perveç klubeve si Flamurtari dhe Partizani te ngrihen dhe presidente te tjere e ta ndalojne kete farse qe po behet ne futbollin shqiptar.
Mos te behen si ata presidente qe dikur e shanin dhe kur e kuptuan qe veç po ti besh “sehir” atij, mund te fitosh nje titull fallco.
Sado te dali perkrah Ilir Metes, duke treguar se ka dhe mbeshtetje politike per te investuar ne futboll mos e besoni.
Kur nuk ka bere ne gjithe keto vite per futbollin shqiptar, as ka per te bere ndonjehere!
Shume e drejte fjala e presidentit vlonjat.Kam respekt per vlonjatet ,Jane trima te vertete dhe jane hedhur ne zjarr per memedhene.
e para ai palaco eshte nje mashtrues qe nuk ka lidhje me vloren tone o vllaaa,
duket qe nuk marrke vesht nga futbolli ti, por qenke nje kokebosh qe degjon radion dhe e beson
hajde ketu ne vlorr dhe mesoje ca njeriu eshte ky turku qe dhe logon e ekipit e hoqi shqiponjen vuri flamurin turk…
U be ky lyrashi turk me fol per kalim kufiri, ik more mut i sulltanit qe vjen dhe heq flamurin nga Vlora. Te kemi dhjere me gjith ate shpuren tende anti kombetare maskara burr, ke 3 vjet qe rrogat ia vjedh futbollisteve dhe na ben si i ndershem. Sa i perket Dukes te pakten ka bere institucion, por kur shikojme cfare ben Tahiri dhe Rama futbolli eshte gjeja me e mire qe ka ky vend mjeran.
Ky eshte nje monster e keqe. I tmerrshem, nga ata njerez qe nuk leshojne pushtet.
Nga ata njerez qe na i kane sjelle ne maje te hundes, na kane care by…. .
Liro karrigen e hap krahun mor kopuk injorant qe te ka zene dhjami trurin.
Ky njeri duhet qeruar nje ore e me pare.
Harruat o shqipo qe para vetem 4-5 vjetesh superliga luhej neper fusha Kenete me balte gjer ne gju ?!Dihet tashme qe Paaftesia per te fituar e kerkon fajin te te tjeret e jo te vetja.Ndiqni shembullin e Korces o njerez,pune pune pune e organizim shembullor e asnje qindarke e hedhur Kot per …moxhera e poxhera tashme te pjerdhu e te rrjedhur.Nuk mund te fitoni..thjeshte sepse jua ka qeji.Kultura dhe mentaliteti i fituesit nuk mund te identifikohet me te para hedhesit…shperdoruesit.Kjo eshte e perbashketa e idrizit dhe Demit,mendojne se hodhen parane dhe …fap fituan .Duka ka kusuret e tij dhe eshte mire ti lere vendin ndonje tjetri,por mendoj,le te inauguroje dhe Arenen Kombetare e pastaj te shkoje.
Armando Duka dhe Shako Hoxha duhet te ikin postet drejtuese ..i pari ka vjedhur me thase ,kurse i dyti edhe pse ka vite qe transmeton ndeshje ,nuk ka mesuar akoma , e ze gjumi gjate transmetimit ,nuk e di mendimin e te tjereve
…….U bashkuet me Berishen -keshtu thoshte njehere te hiqet pa tjeter , por nuk e hoqi dot , tani e heq ligji , po ke do veje PPSH ( PS )
Idrizi sulmon Armando Duken.Them ka te drejt ta kritikoj,por jo ta teproj.Duka eshte Presidenti i pare,qe pruri Shqiperine ne nje Kampiont Europian,esht keshtu,sepse para Tij,nuk arriti kush ket sukses.Kjo eshte e verteta,por jap emrat e Tranjereve qe ishin para Tranjerit Italjan qe aktivizoj Duka,pra eshte merit e Dukes. Neptun Bajko,Agron Sula,Astrit Afizi,Tranjeri Kroat,sja di emrin,Brigel,dhe te tjer qe sju di emrat.Para Dukes,kishte President,te FSHF,te Cilet nuk jau di emrat,por nuk kualifikun Shqipet per ne Kampjonat.Pra,eshte Duka qe arriti suksesin,dhe Duka tashme ka bere Vend ne Historin e Futbollit,sepse suksesi kishte edhe para Dukes,kur Shqiperia u shpall Kamjone e Ballkanit,nje Sukses qe tejkalon duken,por qe eshte jo i kohes se tashme.Pra Duka nuk eshte Perendija,por eshte nje Njeri qe eshte munduar.Megjithate shfajsoj Idrizin,sepse nuk ka Njeri,qe nuk ka Momente shperthimi,sepse edhe un kur nuk fiton Ekipi qe simpatizoj,shaj tranjerin,por pasketaj,them me vete,nuk eshte mire.Pra edhe nje her Duka,nuk eshte Perendija e futbollit,Shqiptare,sepse goli qe ja beri Kushta Partizanve te Beogradit,duke lene ne hije Vokrrin,eshte i paharruar! Pra Vokrri,i Cili u thirr ne Kombetare Jugosllave,do ta kujtoj Kushten,duke thene , un Shqiptari i Kosoves,bera gol,u mundova,por vellai im i vogel,Sokoli(qe don te thote ne serbisht petrit,shqipe),e meritoj fitoren,pra un Fadili,e pergezova,dhe prap e pergezoj.Por Vokrri,nuk eshte halabak,Vokrri eshte Futbollisti me i sukseshem qe ka nxjerr Populli Shqiptare!