Vjollca Arapi, prej shtatë muajsh vuan dhimbjen e ikjes nga kjo jetë në mënyrë ç’njerëzore të bashkëshortit të saj. Por dhimbja më e madhe që ajo mban në zemër, është lirimi i personave që i vranë burrin në shtëpi. Agim Arapi, gjeti vdekjen pas një sherri agresiv të ndodhur me shtetasin Jurgen Kurti, vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Konomi, në Durrës. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Vjollca Arapi akuzon gjykatën dhe prokurorinë e Durrësit se kanë marrë shuma të mëdha parash për të nxjerrë të pafajshëm personat që vranë bashkëshortin. Po sipas saj, gjyqtarët dhe prokurorët kanë mbështetje nga pushtetarë të fuqishëm, që liruan Jurgen Kurtin dhe Kostandin Konomin nga burgu. Më poshtë, Vjollca tregon ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë në Durrës dhe mospërfillja nga institucionet e drejtësisë. Ajo tregon se si janë manipuluar provat dhe dëshmitari okular që nuk mban mend asgjë.
Jeni vënë në dijeni të vendimeve të gjykatës?
Mua prokurori i çështjes nuk më ka dhënë asnjë vendim të pushimit të çështjes. Me çfarë provash e nxori ai këtë, ku provat tregojnë qartë edhe pastër se çfarë ka ndodhur atë natë. Këtu ka manipulime në çdo anë. Edhe dëshmitari okular që ka parë gjithë ngjarjen atë natë, ka thënë budallallëqe. Ai thotë që nuk mbaj mend çfarë ndodhi. Por dëshmitari i di të gjitha, po është i paguar të mos tregojë asgjë. Në këtë çështje janë të paguar me gjyqtarë, me avokatë, me prokurorë. Është dhënë një shumë e madhe leku dhe për këtë jam shumë e sigurt dhe nuk kam frikë nga asnjë njeri. Kam frikë vetëm para Zotit! Ky është një gjyq i koklavitur dhe po të shihet dosja, është komplet e koklavitur. Ajo që unë kam është dosja e Kujtim Ekonomit, ndërsa dosjen e Jurgenit dhe Kostandinit unë se kam parë fare. Janë thënë gënjeshtra, sikur viktima, në këtë rast burri im është gjetur tek ambientet e restorantit “…”. Kjo është gënjeshtër, se Agimi është gjetur pa ndjenja në shtëpi, është gjetur në dyqanin tim dhe është vrarë aty.
Keni kontaktuar pas lirimit nga burgu me Jurgenin dhe Kostandinin?
Jo-Jo, absolutisht. Unë kam frikë t’i shoh ata, rri në tension gjithë kohën. Shtëpitë tona janë ngjitur me njëra-tjetrën. Restoranti i tyre është në katin e parë, unë e kam shtëpinë në katin e dytë. I shikoj gjithmonë në rrugë dhe kur vjen në gjyq me duar në xhepa. Krimineli që më vrau burrin, ku është parë kjo? Ku është drejtësia këtu? Këta mbrohen nga pushtetarët, nuk mbrohen as nga prokurorët, se edhe këta s’kanë ç’të bëjnë më.
Me prokurorin e çështjes, jeni takuar?
Kam kërkuar takim me të, por nuk më ka pranuar. Në Durrës është paraja e madhe prej atyre, sepse ata janë milionerë. Unë e shkreta nuk kam njeri, kisha vetëm drejtësinë, por edhe kjo u çmend. I ka nxjerrë të gjithë të pafajshëm këta. Nuk ka njeri pse të më besojë mua, janë kamerat e sigurisë që tregojnë gjithçka. Ky prokuror nuk pranon t’i hapë në gjyq pamjet e këtyre kamerave. Kam dy herë që kam shkuar aty dhe e kërkoj këtë, por asnjëherë nuk janë hapur. Ku është motivi këtu? Janë kamerat ato që tregojnë se çfarë ka ndodhur aty brenda atë natë.
Çfarë tregojnë kamerat?
Kamerat tregojnë gjithë vrasjen. Çdo pamje është e pastër. Duket kur ata shtyjnë njëri-tjetrin e thonë: Ik ti se do t’i gjuaj unë. Janë pamjet që e tregojnë të qartë vrasjen, por ama drejtësia jonë në Durrës është çmendur. Kushedi sa lek janë paguar që të dalë një kriminel i pafajshëm. Krahët e mia kanë qenë të nxirë, pasi Kostandini erdhi për të më vrarë mua. Ata i gjuanin Gimit, ndërsa unë i lutesha “aman mos më vrisni burrin”. E kam parë burrin në mënyrën më të masakruar. Një brinjë i kishte dalë sipër. Ai është goditur në vesh dhe në ekspertizën e parë thonë që vdekja ka ardhur për shkak të goditjeve me mjete të forta mprehëse. Ndërsa në të dytën thuhet se vdekja ka qenë e menjëhershme, për shkaqe të papërcaktuara. Të dyja këto ekspertiza i përkasin të njëjtës datë, por ama kanë përmbajtje të ndryshme dhe numra të ndryshëm. Që këtu kanë filluar gënjeshtrat. Filluan që ditën e parë duke bërë ndërhyrje tek mjeku ligjor. Pas tre muajsh kanë nxjerrë nga burgu Kostandin Ekonomi të pafajshëm. Po ky prokuror pse nuk ma dha vendimin e pafajësisë së tij.
Për Jurgen Kurtin çfarë thuhet në këtë çështje?
I pafajshëm! Se ka marrë fare që ditën e parë prokurori atë, që ai është molla e sherrit. Ai e bëri, ai e thërriti. Madje po të shikohen kamerat, Jurgeni nxjerr diçka nga xhepi dhe i gjuan burrit tim, ndërsa Kostandini dhe Kujtimi e marrin nga brenda e nxjerrit me forcë jashtë Jurgenin. Këto i tregojnë kamerat, edhe momentin kur dëshmitari okular e kap nga krahët Jurgenin. I thotë: Ik ti! Ndërsa tani, dëshmitari thotë që nuk mbaj mend. Është çmendur gjykata, ligji, prokuroria. Kush është ai pushtetar që i mbron, këtë dua ta di. Edhe prokurori nuk është aq i fortë sa t’i mbrojë këta. Është një pushtetar mbrapa gjithë kësaj. Ose do të jetë mafia e Durrësit. Një gjë është, por unë nuk e di saktë. Për një fjalë goje mua më vranë burrin. Për një kapriço të Jurgen Kurtit!
Pas ngjarjes, ka ardhur ndonjë të flasë me ju?
Ku vjen Jurgen Kurti të flasë. Kur kam dalë në televizion pas ngjarjes, Jurgeni më ka sjellë një pusullë e më tha: Këtë do ta shikojë drejtësia! Ku ishte drejtësia e Jurgen Kurtit? Ishte tek lekët që ai dha, ashtu siç bëri për babën e vet, e bëri edhe për mua. Më 11 prill të një viti më parë ai ka vrarë babanë e vet, më 11 prill ai vrau burrin tim. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër. Ata thonë që ka shkuar me kallëp dinamiti. Çfarë dinamiti që i plaçin sytë, Gimi ishte i urtë, nuk vriste një mizë.
Keni kërkuar vendimet e gjykatës?
I kam kërkuar, por nuk ka kthyer përgjigje. Ka më shumë se tre muaj. Tani ata i kanë vënë akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Vrasje nga pakujdesia është të masakrosh një person? Futen tre persona brenda dhe godasin një njeri, ai është një prokurori mediokër. Tani nuk po merret parasysh asnjë. Prokurori ka dërguar tani afër një gjykatë një dosje, dhe gjykata atë po shqyrton. Por edhe gjykatësi nuk më hap kamerat e sigurisë. Po hapi ato, ai s’ka nevojë për dëshmitarë, as për mua që kam qenë prezentë në ngjarje.
Mjerisht zonje kam frike se 11-te prilli i ardhshem do te kete kurban tjeter e jo me nga familja juaj uroj . Te kete vidio e te mos perdoret nga prokurori per akuze kjo eshte jashte cdo llogjike e justifikimi . A i lexojne problemin,ankthin e protesten tuaj presidenti,kryeministri ,prefekti i Durresit shkrimin e mesiperm ???????S”ka shtet ,eshte e rrezuar me kohe e ky vrases i babait te tij dhe i biri i Donaltit te Amerikes te ishte duhet te ishte ne qeli sot !
si kja mundesi qe nxirrni surrater te tille neper gazeta …tipik idiot shqiptar qe te vrasin per nje shikim…turp qe i nxirrni edhe neper gazeta surrter te tille duhet djegur.
Hidh ne gjyq prokurorin dhe gjykatesin per shperdorim deryre dhe implikim ne korrupsion.
Ne shqiperi o do behen te gjithe vrases, ose do ikin te gjithe dhe do rrine prokuroret, gjykatesit, dhe pushtetaret.
Te shkretet ne dhe ata qe rriten ne kete vend.
Eshte shume e thjshte moj zonje e dashur ,thuaji mendjes ik pirdhu merr nje Ak 47 dhe zhduke kete orongotankun e fotos nga faqja e dhehut sepse vetem keshtu vihet drejtesi ne ate shtet kurvash ,perndryshe do I shohesh shkalleve te pallatit edhe per shum vite ,ai vend mund ta krahasosh me bregun e fildishte ,
Po pse mo ca do behet ajo? Kacake mali?
Ka femije e familje, apo vari leshte atyre.
Ajo te publikoje videon dhe te mos kete me njeri qe ta mohoje ngjarjen.
Dhe te ngreje padi kunder gjykatesve.
Avokati i popullit per cfare eshte?
Po ku te perplasesh? Njeri me qen nga tjetri. Dhe kjo behet hapur. Eshte diktature..feudalizem.
Po nuk u vrane keta horrat e gjyqesorit ky vend nuk behet. Duhet te filloje me sulm frontal ndaj shtetit dhe gjyqesorit. Varje te sheshi per te gjithe maskarenjte qe po pine gjak njerezish
Vjollca ka punu kamionistevne Itali, Agimi hamall, sa kish fuqi e rifte 5 here ne dite… Ne lagje nuk i flet askush me goje se eshte sh e ndyre …,
“ video“ eshte ne internet dhe mund ta shofe gjithkush pamje te brendshme nuk ka, ben zhurme qe te rise gjoben se ka ngjelen ne pjese.
Benzinën natën moj shoqe… Se I paske dhe komshinjê.