Blendi Fevziu shkruan se situata politike nuk mund të jetë më e qetë.
Kjo, pasi sipas tij, ka foto të Habilajve me një tjetër ministër dhe përgjime që lidhin një kryebashkiak, me trafikantë dhe kriminelë.
Ja çfarë shkruan ai:
Kanë mjaftuar disa materiale të publikuara në dhjetë ditët e fundit për të hapur një kuti të zezë të politikës shqiptare dhe padyshim vesin më negativ dhe më problematik të saj, lidhjet me krimin.
Kanë qenë fillimisht krerët e partive opozitare, Basha dhe Kryemadhi që kanë afishuar në emisionin Opinion fotot e disa politikanëve të rëndësishëm të PS të shoqëruar me persona në kërkim nga autoritetet italiane. Fotot, një pjesë e të cilave në zyrat elektorale të PS, u pasuan të nesërmen nga një tjetër foto, ku po i njëjti person që shfaqej në mbedhjet e PS kishte pozuar edhe në çadrën e protestës së PD!
Vetëm 4 ditë pas fotove, PD publikoi një dosje hetimore italiane ku gjendeshin mbi 400 faqe përgjimeve të Habiljave të Vlorës, të cilët, përfshinin edhe ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, në një gjest, që është padyshim më i forti i 25 viteve të fundit. Deputetët u ndanë në Komisionin e mandateve, por historia nuk mbyllet këtu. Nuk mbyllet as të mërkurën kur të votohet për fatin e Tahirit.
Nisur edhe nga informacionet që po qarkullojnë e që po paralajmërohen prej kohësh, pyetja bazë është: a janë këto materialet të vetme dhe sporadike apo pjesë e një fushate për pastimin e politikës dhe prerjet e lidhjeve të saj me krimin? A është kjo një betejë e disa partive opozitare që po demostrojnë pak materiale kompromentuese që kanë apo më tej? Një fushatë e ngjashme me atë të Zajevit në Maqedoni që publikoi disa mijëra përgjime dhe tronditi thellë vendin? A është një betejë vetëm e Prokurorisë, që ka vendosur të veprojë më në fund apo diçka më e madhe? Pyetja padyshim që meriton një analizë më të thellë. Dhe nis thuajse një vit e gjysëm më parë.
Në momentin që kanabisi ishte në kulmin e kultivimit të tij dhe kur ambasadorët e huaj thuajse nuk flisnin për të, në Tiranë u shfaqën disa zyrtarë ose oficerë të organeve ligjzbatuese të vendeve të ndryshme të BE që nisën të marrin informacione nga gazetarë dhe njerëz të specializuar pikërisht këtë problem. Nga vjeshta e vitit të kaluar, në Tiranë u shfaqën ekipe të mediave kryesore europiane si M6, BBC, DW etj, të cilët nisën ta etiketojnë Shqipërinë, në ekrant e tyre, si eksportuesin më të madh të kanabisit në Europë. Për këtë deklarim ata referonin burimet e shërbimeve të tyre sekrete.
Në fillim të vitit, në mediat tona nisën të shpërndahen informacione që ishin furnizuar nga shërbimet dhe zyrat ligjzbatuese perëndimore. Ato flisnin për fuqizimin e krimit të organizuar në Shqipëri dhe për rrezikun, ende të pakonfirmuar, se ai mund të përdorej nga terrorizmi.
Disa muaj më parë, po këto burime, në kontrast me qetësinë diplomatike, nisën të flasin për një rrezik direkt që i qaset Shqipërisë dhe të paralajmërojnë publikimin e dokumentave që kompromentojnë njerëzit e fuqishëm politik në Shqipëri. Cili ishte shqetësimi që ata kanë shprehur në takime me shumë njerëz influentë në media dhe jo vetëm?
Shqetësimi i parë dhe kryesor ka qenë fakti që kulivimi thuajse legal i kanabisit po fuqizonte tej mase bandat dhe krimin e organizuar në vend. Ky fuqizim mund të paralizonte policinë, gjyqësorin, prokuroinë dhe padyshim mund të blinte lehtësisht politikën. Ose mund ta bënte krimin pjesë të politikës siç kishte ndodhur në disa raste në 2013. Pra krimi po bëhej aq i fuqishëm sa çrrënjosja e tij do ishte shumë e vështirë.
Shqetësimi i dytë ishte lidhja e politikës me krimin. Po sipas këtyre burimeve qyteti i dytë dhe i tretë më i madh i Shqipërisë janë thuajse krejt nën kontrollin e bandave që i përdorin institucionet si ndërmarrje private. Dokumentat që qarkullojnë dëshmojnë me foto dhe me tekst ndikimin që bandat kriminale të këtyre qyteteve kanë mbi pushtetin lokal.
Shqetësimi i tretë ishte “legalizimi” i krimit dhe sfida thuajse publike që ky po i bën qytetarëve normalë të këtij vendi. Përfaqësues të përfitimeve të paligjshme dhe kriminale janë fotografuar për javë të tëra në rrugët e qyteteve kryesore, në restorante dhe në klubet e natës. Shpesh herë në shoqërinë e njerëzve me pushtet në këtë vend.
Ajo që bie në sy është moskokëçarja e këtyre keqbërësve të vegjël, që ndihen krejt të pashqetësuar. Siç thoshte një oficer perëndimor, po këta keqbërës që në Belgjikë dhe Hollandë lëvizin me transport publik për të mos rënë në sy, këtu parakalojnë më makina 200 mijë euroshe pa asnjë shqetësim. Dhe sfilojnë përpara policisë që është e paaftë t’i ndalojë ose në shumë raste trembet nga lidhjet e forta politike të tyre. Pra këta banditë ordinerë, ndihen pak a shumë zotër të vendit.
Shqetësimi i katërt ishte investimi i parave të krimit në Shqipëri dhe përfitimi i më shumë të ardhurave që më pas investohen po në aktivitete kriminale.
Javën e dytë të shtatorit, videoja e përplasjes së policisë në Elbasan ka qenë shokuese jo vetëm për opinionin në Shqipëri, por edhe për partnerët tanë. Ajo ka qarkulluar në zyra të rëndësishme në Bruksel, duke bindur tashmë edhe politikën për alarmin që shërbimet e specializuara e kishin lëshuar edhe më parë: krimi po sfidon hapur në Shqipëri dhe shteti është ia paaftë të reagojë. Nuk është çudi që fushata e fundit të ketë nisur edhe nga ky shqetësim.
Nisur së paku nga këto të dhëna, por edhe të tjera që me siguri njerëzit e medias nuk i dinë, situata vështirë që të jetë e qetë në ditët në vijim.
Në redaksi portalesh kanë qarkulluar fotot të një tjetër ministri të qeverisë në shoqërinë e një njeriu të Habilajve gjatë fushatës në Vlorë. Edhe pse në një drekë disi të gjerë. Qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!
Bashkë me këto do të shtohet presioni edhe diplomatik për luftë reale kundër krimit dhe për pastrimin e politikës prej tij. Siç thonë njerëz që janë marrë me krimin për shumë vite në Europë: krim të organizuar ka kudo, por krim që të sfidojë shtetin publikisht, ndodh shumë rrallë të gjesh.
Blendi Fevziu
A mos eshte fjala per bashen? Kete kryehajdut, me falni, pas like floririt e sali berishes.
Ta dhivi Berisha e nxori i pari……………………..
Bledi mor kok-rrjepun,… ke te drejt se krimi egziston dhe kriminelat ndjehen te fuqishem sot ,por ato as qi krahasohen me krimet dhe Kriminelat ne kohen e Berishes dhe kur Ministrin e Mrendshme e kishte PD.
Jo Bledi ,e verteta osht se Sajmiri punoi ma shum se askush tjeter kur drejtoi per gati 4 vite Ministrin e Brendshme,punoi shum dhe gaboi ,por as nuk vrau dhe as nuk zhduku njeri siç u be ne kohen e Tutorit tend Berishes.
Kush ti jep ty informacionet qe ke??
Qytetari Dixhital,apo prokuroret qi i komandon Palku i djallzu.
Bledi ti je sinonimi i Gazetarit te Kazaonit,por me e keqja osht se ti kazonin tend e ke bosh,mor kok-rrjepun,Kanani jot gurfullon veç nga gazrat qi ty te jep Berisha.
Ik ore njeri pa shtylle kurrizore…
FEVZO!!!!
Do vi rradha,të na rrëfehesh edhe për vete!
Shumë pare ke bërë?!??
Po he mo fol edhe ti njehere se na morri morri malli o Koke Xathur
Po si mo prokuroria me ne fund vendosi te veproj kunder krimit?
Po ku Jane factet : muhabete Kafenesh?
Po per kriminelet qe me urdherin e tyre Kane marre jeten e njerezve te pafajashem nuk pse vepron prokuroria apo jane njerezit e tenjejtit kazan ata!
Ik o Koke Qeroz o imbaruar ti me gjithe ata qe te frymezojn me keto ididotizma qe shkruan!
Po mire ben qe hedh nga nje shkrim ndonjehere se pasuron me shume biografin tende se ne cilin kazan te kane rjepur koken
Besoj per gjushin e Durresit.
Ai nuk komunikon me asnje qytetar qe nuk ka bere minimumi 2 vrasje.
Respekte
KET mut e kerkum vet o popull nuk rrinim dot rahat ne , deshem mashtrusit kriminelet kondrabandistet dhe antishqiptaret e politiken ton te na rregullonin jeten , helbete u bom derr me qetesin qe na dha per 50 vjet PPSHja edhe qetesia u be monotone , tani po ham mutin qe gatum vet ka 25 vjet nigjoini eren mutit , ku krimineli therret kapeni kriminelin dhe kondrabandisti therret kapeni hajdutin ,he kapeni e gjeni dot kush esht kryekrimineli kryebanditi dhe kryehajduti me antishqiptarin ne kte mes tek politikanet tan , un nuk e gjej dot , antishqiptarin e bem hero , kryekriminelin e mbajm per te ndershem dhe kryehajdutit duam ti japim çelsat e thesarit , ne ter kta politikan te te gjitha ngjyrave ku te ter kan ngren mut me krimin , gjeni dot njerez ta drejtojn kte vend un nuk gjej dot , do votoj prap PPSHne se vetem ajo i rras ne burg te ter dhe i jep hakun gjithsecilit sa ta pastrojm pak kte mut qe ka mbuluar politiken SHQIPTARE sot , mendoj qe esht zgjidhja me e mir , se hiq nje hajdut e kriminel e ver tjertrin , keshtu nuk shkojm gjekundi , na esht shpifur , kerkon drejtesi zeni saliut , saliu vet ,luli dhe monika hajde gjeje drejtesin po deshe.
ppse genjen o tyc Vicidoli! Ti ke votu se derr o per hajdutin e rruges se kombit ose per hajdutin me bllok qe eshte sot president. Ata qe kane votu Edin jane te pakenaqur vetem per nje gje me Edin.
Per tolerimin qe i ka bere prokurorve zagare te Saliut qe arriten te kerkojne arrestim me “prova” gazete apo kazani.
Te gjithe muterat e ketij vendi duke fillu nga Saliu, Basha, Meta, Kryelopa dhe kelyshet e tjer “Shkolleshumte” te plepave, prokuroret, gjykatesit, kazani mediatik jane bashkuar ne nje mut te madh per te nxire ate qe nuk nxihet dot.
Saimirin e duan shqiptaret dhe per kete arsye nuk e do llumi.
Ky Blendi Fevziu se i zi esht nga shpirti esht tellalli i koleres Sali Berisha
Po ty mor sh.erdhate e Berishes kur do te marrim zvarre bashke me Lulin Liken dhe Berishen?
O popull ia ardh koha ti shqelmojme keto kerma. Duhen bllokuar dyert e gjykatave dhe Parlamenti dhe duhen marre zvarre neper rruge keto monstra kriminele. Kane duart me gjak dhe kerkojne drejtesi me foto.
Shikoni shqiptar si u aktivizua “vullkani” i krokodileve te hajnis dhe krimit ! Po meren me qimen dhe len ne heshtje trar qe nuk i ngre as vinci !shikoni ku jetojm ,shikoni cilet na kan pushtuar dhe po na dhunojn ne menyren me te ndyr e te shemtuar ! Shikoni falangat e vijes se par te “frontit” pas te cilave fshihen koka te medha ! Luft per jet a vdekje ,nje cunam llumi qe kerkon te permbys vetingun dhe shpresen e shqiptareve qe silurohet nga maja me e lart e ktij ,mender shteti ! Rrugacer ,e hajdut ordiner te futur ne parlamentin shqiptar ,ne krye te Partive ,te prokuroris e drejtesis !Me nje fjal nje Shqiperi nen doren e hekurt te banditeve kriminel ,pa pik morali,dhe anti shqiptar te betuar ! Shikoni shemtimin postkomunist komunistesh ,pjell e erresires antipopullore ! Nuk ka me vend te thuash sepse faktet makabre vjedhjesh,e krimesh, jan sa mali Dajtit mbi Tiran ,por amortizohen ,shuhen, haroen nga kta qe po na bejn kte propagand e qe dhjesin ne nje poc ! Te dashur shqiptar ,ky shtet nuk esht ne dor te njerit si jemi mesuar dikur ,dhe fal tij mbjetuam si komb ,por esht ne dor te mafjes qe fillon nga maja me e lart e deri te kulisat qe e mbajn ne kemb ! Edhe Enver Hoxha te vij sot ,nuk besoj se do ishte i zoti te haej me kte band aq mir te koruptuar ,sepse kjo band ka 30 vjet qe punon e vepron ne harmoni te plot kunder shqiptareve ! Edhe sikur te jet i paster Edi Rama ,,apo cilido Ed ,nuk i mposht dot !Le te shpresojm se Amerika nuk do “dorzohet”, ne kte rug qe nisi e te na siktirisi ,e le te shpresojm qe Zoti te mos jet aq i ashper me kte popull,qe ka humbur orientimin , forcen e solidaritetit e unitetit, per ta zgjidhur vet me forc kte fatkeqesi, sepse percarja dhe tradhetia akoma qarkullon ne gjak te tyre !!!
Edhe vrasja e gjyqtarit te vlores duhet te dal e te japesh ti llogari…
Blendi, une edhe ti kurre nuk kemi biseduar mes veti dhe rastesisht nje mik me ka pyetur kur keni qene me Blendi Fevziun ne nje ne Tirane?Kurre i thassh asnjehere nuk kam qene me ate njeri ne ndonje lokal.AI ma dergoj nje foto per mes viber-it ne te cilen dikush kishte fotografuar dhe per habi ti ishe me nje njeri kapur ne profil si te ishe ule ne skajin e tavolines ku ishe edhe une.A ka mundesi te rroke momenti ne foto edhe me nje shtatar te larte por edhe me ndonje kriminel?Apo a mund te denohet dikush pse e permendin dy njereze tjere ne biseda te mos rthem kriminel .Jane disa gjera apsurde te cilat mund te perdoren ne fushata politike e ne biseda kafeneshe por ne asnje vend demokratik nuk shkohet as ne gjykate e lere ma te arrestoheshper kesi gjerash.Ketu ore Blendi dallon sistemi demokratik me ate diktatorial.Ne fund ti apo cilido te me thote :A mundet njeriu te denohet apo te anatemohet pse nje njeri aferm i moshes madhore kryen ndonje veper antiligjore?Ne cilin vend demokratik ndodhe kjo?Disa ketu kane mentalitetin e Kanunit qe per hakmarrje denon tere farefisin djem e vellezer.
Kur ti mbledhesh keta artikuj qe shkruan njehere ne dy tre muaj,do t’a blej ate liber sado t’a kete cmimin.
I shoh si shkrimet e tua me te vlefshme.
Si eshte e mundur qe edhe gazetare e moderatore qe i konsiderojme te nje kalibri te larte te bine kaq poshte sa te merret me intriga e montazha politike.Sali Berisha kryeintriganti dhe kryeshpifesi,scenaristi e regjisori i perplasjeve e konflikteve politike qe pothuajse sundoi tere perioden e post diktatures, i cili i kishte devize konfliktin ,vrasjen,shpifjen intrigen ,na ka infektuar kend me shume e kend me pak . Tere skena politike dhe mediatike si ne asnje vend tjeter eshte e kontaminuar ne ate mas sa veshtire dallohet e verteta nga intriga e genjeshtra ,sa na eshte bere standard demokracie banaliteti,brutaliteti,fyerja,rrahja, e denigrimi.Politika pa keto deformime na duket jonormale.Edhe nje Blend merret me intriga,fjale rrugash dhe i duket krejt normale te neperkembe fatet dhe ndjenjat e njerezeve.
ARRESTONI ILIR METEN !?
Ka jo vetem foto por edhe video me ze e figure nga vete Klani i Blendi Toptanit dhe Aleksander Frangajt me kapobanden e Habileve, ish shef i Transportit te Sarandes !
Pse nuk republikoni ate video o hijene, operativ sigurimi, hafije e vjeter e Sigurimit dhe SHISH-it te Ajatollah Gazidede Karaxhicit shqiptar.
Ishte emertese e LSI -se dhe sponsor i saj edhe ne zgjedhjet Parlamentare te 28 qershorit 2009, edhe ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011, edhe ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013 , edhe ne ato te 21 qershorit 2015 ndofta edhe ….!
Por ne ate kohe ligjerisht ishte qytetar i lire I barabarte me Sali Berishen, Edi Ramen, Damir Gjiknurin, Aleksander Frangaj, me ty e me mua… me cdo shqiptar me te drejte vote !?
– Shkoni dhe arrestoni Ilir Meten !?
Ose mbylleni halen e hiqni dire nga “ bombat “ tuaja, shashka te Sali Kadafit dhe Lulezim Bashes, Petrit Vasilit e Monika Panteres se Murrme te korrupsionit, mike e partnere e Argites ne nje mije afera korrupsioni perfshire Porto Palermo e Fazlicit dhe Gjirit te Lalezit e Golemit te Sandrit …..shshka Vicidoli me barit mushti Skrapari !
Hiqni dore nga mentaliteti enverist I Sali Berishes qe e rrenoi drejtesine, shtetin dhe politiken shqiptare!
Na e moret fytyren ne syte e Botes more te pafytyre
Turp e faqja e zeze ! Lanet !
Dikur Hrushovi vendosi “Teletajpin e kuq” midis Moskes dhe Washigtonit , qe ishte nji linje direkte midis dy presidenteve; Hrushov dhe Kenedi.Keshtu me ngjan edhe kjo lidhja direkte e Saliut me Fevziun, megjithse ja u lartesova shume ‘Shtatin” po nejse sa per ilustrim,pra Fevziu e Saliu furnizohen nga i njejti burim ..Per informacionin qe jep Saliu sigurisht qe shperblehet ,bile jo shperblim dosido , por edhe Fevziu nuk shperblehet me pak se ai , A eshte Klani televizioni qe ka pagat me te larta per punonjesit e tij , e natyrisht me i shperblyeri eshte ai , Fevziu .
Ore, po çfare idiotesh gazetare jane keta! Do dalin foto te tjera me nje minister! thote Fev-ziu. Paska pase te drejte Enver Hoxha qe kur shkonte ne takime me popullin dhe ne foto kishte ndonje te deklasuar, e retushonin fytyren e tij. Po çjane keto, eshte per tu çuditur. Kaq te lajthitur te jene keta gazetare, kaq idiota dhe shkalla e injorances ka arritur kulmin sa jane bere kaq te pabesueshem, por dhe tallen me ta. Nga njera ane themi se ne demokraci njerezit jane te lire, nga ana tjeter duhet te bejme kujdes qe me cilindo qe te takohemi apo te behet ndonje fotografi, ti kerkojme me perpara garanci mbi biografine e tij. te rritur ne diktature dhe nuk ndahen dot prej saj. Me ka ngelur ndermend ajo thenia per djalin e Fahri Balliut: sperme e derdhur kot.