Prej gati dy javësh monedha e përbashkët po shënon rënie në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 133.47 Lekë, niveli më i ulët që prej 12 shtatorit të këtij viti.
Tradicionalisht monedha e përbashkët është e fortë në këtë periudhë, pas rënies në periudhën e verës si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve dhe të ardhurave nga turizmi. Nga shtatori, leku fillon e zhvlerësohet ndaj euros, teksa aktiviteti tregtar i kthehet normalitetit çka shoqërohet me rritje të kërkesës për valutë.
Ekspertët e tregut të kontaktuar nga Monitor, ndryshe nga herët e tjera nuk ishin të qartë se cilët janë faktorët që po ndikojnë. Ndonëse euro është me rënie të lehtë në bursa, sërish ajo vijon të këmbehet në rreth 1.18 USD, duke mos qenë faktor përcaktues për luhatjet në tregun e brendshëm.
Një ekspert i tregut bankar pohon se efekt ka filluar të japë dhe procesi i deeuroizimit, i njoftuar nga Banka e Shqipërisë në fillim të këtij viti, ku bankat kanë filluar të marrin tashmë masat dhe të orientojnë klientët drejt monedhës vendase dhe euro nuk është e favorizuar në transaksionet bankare. Ai nuk pret që euro të rritet më tej në muajt në vijim.
Një tjetër shpjegim lidhet me konsumin relativisht të dobët. Pavarësisht se rritja ekonomike po rezulton në nivelet e rreth 4%, shifrat e INSTAT bëjnë të ditur që konsumi po përmirësohet me ritme më të ngadalta, me rreth 2%.
Arsyeja e tretë lidhet me riaktivizimin e transportit të hashashit, teksa po nxitohet që të transportohet drejt Italisë malli që ka mbetur stok, apo dhe korrjet e reja, që gjithsesi janë në sasi shumë më të ulëta se një vit më parë. Një tendencë e tillë në fakt u konstatua dhe një vit më parë, ku euro filloi rënien në tetor, për të zbritur deri në 134 lekë në dhjetor 2016 zbriti në 134 lekë. Ndërsa në tetor 2015, kur kursi ishte nën ndikimin e faktorëve tradicionalë, euro u forcua pas rënies së gushtit në rreth 140 lekë (në 20 tetor 2015 euro këmbehej me 139.89 lekë, sipas kursit zyrtar të BSH-së), për të rënë më pas në dhjetor kur rriten prurjet e emigrantëve.
Që prej fundit të vitit 2016, euro në tregun vendas po luhatet afër niveleve më të ulëta të 9 viteve, ku faktori kryesor mbetet ofertat e lartë e valutës në tregun vendas, që ka ardhur kryesisht nga hyrjet e valutës nga aktivitete të paligjshme, por edhe si rrjedhojë e përmirësimit të dukshëm të bilancit të pagesave (shtimit të turistëve dhe rritjes së eksporteve të shërbimeve).
Eshte periudhe vjelje hashashi tani se keni kuptuar hala?! Eh mjere ne per ed dramen, e hengri dreqi kete vend e punen e paster
HAHAHAHA
Po natyrisht do dobesohet Euro , se futet para e piste qe vjen nga jashte Shqiperise
Dhe kjo eshte gje e mire, se ndihmon ne forcimin e lekut dhe ne ket menyre Shqiperia mund ta risi inflacionin duke hedhur ne qarkullimme shume para , dhe prape vlera e lekut nuk do bjere —
Keshtu qe qeveria te rrisi rogat e pensionet duke hedhur me shume para ne qarkullim –Kjo gje do rise konsumin dhe con ne ritje ekonomike te vertete
Po ju nuk keni monetariste qe ta futin ne loje kete pare kaq te madhe qe vjen nga jashte
Ta thone expertet economist te Pd-se,bashke me Pd-en,se mos ka zgjedhje dhe ka hedhe Ps-ja euro ne qarkullim.Keshtu thane economistat e Pd-se,bashke me Lulen ne qershor,sigurisht mbasi e moren me goje mbas mbarimit te zgjedhjeve.
Sipas te dhenave kjo vjen natyrshem nga renia e te ardhurave te konsumit
Ndoshta dhe lufta ndaj informalitetit mund te ndikoj vetem per pak
Cfare ka per te ngritur duart ketu. Dihet qe valutat mbahen qellimisht nen vleren reale kundrejt lekut nga BSH. Kjo per te mbajtur inflacionin, ne shifrat e lejuara, te cilat nuk paqyrojne vleren reale te tij ne ekonomine Shqiptare. Me pak fjale, tregu i kembimit po manipulohet per te fshehur rritjen e inflacionit. Sa do te zgjasi kjo politike, vetem Gent Sejko e di.
Duhet Fullani me kompanin e ti qe te ngrihet eurja. Leket qe jan per tu nxjere nga qarkullimi i blinin euro kaqe vite dhe i mbyllnin ne parajsa fiskale. Kjo ishte arsyeja qe euro kapi menjeher shifren 140 leke nga 120 qe ishte dhe e mbajti kete kurse deri sa nga zeni fullani me letrat e banges shqiptare blinin euro ne trege dhe i conin jashte. Tani sa ta mesojne filen dhe keta te tjeret dhe do ngrihet euroja prape.