Që nga kjo e hënë, Jonida nuk do të jetë më në Top Channel.
Mësohet se moderatorja dhe autorja e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga televizion, ende pa mbaruar kontrata dhe sezoni.
Sipas burimeve të dritare.net, sot emisioni do të drejtohet nga Juli Krisafi, vajza e njohur e lajmeve të Top Channel.
Pas Genta Popës, është hera e dytë që emisioni i pasdites do të drejtohet nga një tjetër portret i njohur i informacionit.
Jonida Shehu u shpreh se “Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”.
Lajmi për largimin e saj është përhapur shpejt në të gjithë portalet.
Disa japin përgjigje të përgjithshme si mospërputhje e moskuptim për emisionin.
Ka zëra që përmendin emrin e një të ftuari e të tjerë nevojën për më shumë marketing.
Të tjerë përmendin një gjobë prej 500 mijë lekësh. Vetë Jonida (për shkak edhe të eksperiencës së gjatë në televizion çdo ditë e di si duhet të përgjigjet në këtë rast) i tha Tiranapost.al në telefon se vendimi qe i momentit por akumulim i shumë përplasjeve më shumë për mënyrën sesi duhet të organizohej pasditja.
“Emisioni i Pasdites në Top Channel kishte 5 sponsor gjeneral dhe nuk besoj,- thotë ajo, që kjo që thoni ju të qëndrojë.
Mendoj që thjesht nuk kuptoheshim. Mund të isha larguar që më verë, por takimet u bënë shumë vonë dhe nuk doja më shumë të lija në baltë një projekt për të cilin kam punuar nga mëngjesi në darkë”.
Po edhe tani ike në mes të sezonit?
Nuk kisha asnjë zgjedhje tjetër. Nuk jam penduar dhe mendoj që kam bërë më të mirën jo vetëm për veten time por edhe emisionin.
Tani çdo bësh? Do të jesh në ekran tjetër së shpejti?
Do kaloj kohë me vajzën time njëherë. Dua të ulem të mendoj e të shkruaj se kam 16 vjet që dal ccdo ditë në ekran. Ishte thënë kështu. Të shohim.
Reagimi i Top Channel
Nga Top Channel njoftohet se marrëdhëniet kontraktuale me znj.Jonida Shehu janë ndërprerë në mënyrë përfundimtare më 23.10.2017. Sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja e emisionit në mënyrë të papritur janë arsyet e largimit të gazetares nga Top Channel.
Për këtë arsye, zyra ligjore do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërbim për prishje të imazhit.
Me pelqente shume kjo moderatore……
Mos, se na fike!!??
Mos se na ra pkia ne byce, nje laraske me pak ne ekran!
Nuk arrite ne nivelin e Ulpianes, megjithate me mire kur largohesh vete, ndersa e ndjen se je pengese per realizimin e plote te emisionit. Jonida, emisioni kerkon shpirt per tu realizuar, mundohu ta gjesh . Suksesi yt do te jete i padiskutueshem . Une besoj !
Jonid…..me ardhka keq edhe pse emocionin kam kohe qe se ndjek sepse Jam ne shtet tjeter . Por ka pasur shume shpirt ne menyre tende te te shprehurit dhe te trajtimit te situatave.
Ulpiana per mendimin Tim ka qene me e dobeta si nivel prezantimi. Faaalseeee. E shtirur.