Vetting-u/ Dedja, Zaganjori dhe Llalla në “sitë” nga 1 nëntori

23 Tetor 2017, 15:56Politika TEMA

Procesi i Vetting-ut shumë shpejt pritet që të prekë emrat e parë të sistemit të drejtësisë. Puna do të nisë me tre emrat më të rëndësishëm: Kryeprokurorin Adriatik Llalla, kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ligji ka një përcaktim që prioritet duhet t’u jepet krerëve të institucioneve të Drejtësisë.

Më pas do vijohet me kreun e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe me krerët e gjykatave dhe prokurorive të rretheve, përfshirë dhe Gjykatën Administrative. Sipas përcaktimeve, procesi pritet të nisë më 1 Nëntor të këtij viti.

Mësohet se pas verifikimit të drejtuesve të lartë në sistemin e drejtësisë, puna do të vijojë me gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë, ku fokusi kryesor është Tirana.

Nga 1 nentori pritet që gjithë pjestaret e sistemit të drejtësisë t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz, nga kontrolli i llogarive bankare, tek të ardhurat e çdo familjari e deri te pasuritë e paluajtshme.

Në lëvizje pritet të vihet edhe drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila do zhvillojë kontrolle brenda dhe jashtë vendit për çdo transfertë bankare të bërë nga njerëzit e drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme Bashkim Dedja, Sandër Simoni dhe Xhezair Zaganjori u kanë bërë thirrje kolegëve të korruptuar që të largohen me dëshirë përpasa se Vettingu t’i ‘flakë’ jashtë sistemi dhe të ketë pasoja të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje