Muli-Ramës: Ta ka mbledhur keq Saje qorri, je bërë sa një grusht

23 Tetor 2017, 12:04Politika TEMA

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka reaguar pas deklaratave të Ramës mëngjesin e sotëm për akuzat ndaj Tahirit, ku sulmoi Prokurorinë se nuk ka prova për arrestimin e deputetit dhe tha se socialistët do votojnë kundër kësaj kërkese.

Noka paralajmëron Ramën se shtrëngatat që do vijnë do ta shkulin atë dhe organizatë e tij kriminale. Deputeti shkruan në ‘facebook’ se Tahiri dhe Rama janë vaditur katër vjet nga krimi e droga dhe këtë e dinë gjithë shqiptarët.

“Po me dhimbsesh z Kryeminister.Te paska shternguar shume keq Saje qorri…Ato ecejaket e misionareve nga shtepia e tij ne tenden e paskan bere efektin… Po te shoh sot te rrudhur e te mbledhur sa nje grusht ..Po te shoh sot se po kercen pupthi pa pushim teksa flet ..Hapja e kutise se pandores se krimit se Saje qorrit ju ka bere te gjitheve te ktheheni ne avokat te zellshem te tij , biles edhe me tej, ne ushtar te tij . Kercen prifti nga belaja- thote populli .Druri i shtrember jo vetem qe u drejtua por na u be rrap madheshtor i patrazuar nga shterngatat..Por ke harruar se eshte vaditur 4 vjet nga krimi e droga ky rrapi jot se bashku me ty ..Dhe kete gje sot e dijn gjith shqiptaret por ca tefter te rendesishem i kane dhe nderkombetaret ..Shterngatat qe po afrojne do te te shkulin ty dhe organizaten tende kriminale qe quhet qeveri …Prisni prisni ..skeni pare asgje akoma…“, shkruan Noka.

2 komente në “Muli-Ramës: Ta ka mbledhur keq Saje qorri, je bërë sa një grusht”

  1. lulashi says:

    Aty e ke dosjen e UDB, mos u merzit.

    1. Leni says:

      Bo bo kushedi kush ja ka shkruar ketije tartabiqi injorant. I forti kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje