Përçahet Fronti i Bashkuar Opozitar? PD bojkoton Komisionin e Ligjeve, LSI ndjek mbledhjen

23 Tetor 2017, 11:16Politika TEMA

Demokratët kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që nisi paraditen e sotme, pasi kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në rendin e ditës së punës së komisionit sot është “Shqyrtimi nen për nen dhe miratimi në tërësi i projektligjit “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” dhe “Miratimi në parim  dhe fillimi i shqyrtimit nen për nen i projektligjit “Për ndihmën juridike”.

‘Panorama’ raporton se në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e PD-së, ndërkohë që kanë marrë pjesë deputetët e LSI-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje