Saimir Tahiri përjashtohet nga grupi i PS, Rama: Do jetë deputet i lirë

23 Tetor 2017, 09:29Politika TEMA
Saimir Tahiri përjashtohet nga grupi i PS, Rama: Do jetë deputet i

Kryeministri Edi Rama ka lajmeruar sot edhe perjashtimin nga grupi i PS te deputetit socialist Saimir Tahiri.

Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të partisë socialiste”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri bëri me dije se Tahiri do të jetë deputet i lirë, pra jo pjesë e PS-së, përgjatë hetimeve të Prokurorisë.

Duke lënë mënjanë fjalët dhe akuzat, qëndrimi i Edi Ramës shkon në favor të hetimit të plotë, por jo arrestimit.

Ky i fundit mund të ndodhë vetëm nëse Prokuroria sjell prova.

Një mesazh i ekuilibruar që as e mbron, por as e lëshon ish-ministrin, i cili aktualisht humbet të gjitha funksionet partiake dhe nxirret jashtë Grupit Parlamentar.

Rama tha se në momentin që Tahiri do të mbyllë këtë çështje në favor të tij atëherë, shtoi Rama, ai është i mirëseardhur në PS.

Në vijim, Grupi Parlamentar vendosi që deputetit Saimir Tahiri, t’i hiqen të gjitha funksionet në Partinë Socialiste.

“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha për të qeverisur Shqipërinë.

Saimiri do të jetë deri në përfundim të këtij procesi një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, për të bërë betejën e tij ashtu si ta mendojë ai, jashtë forumeve të partisë dhe jashtë Grupit Parlamentar të PS.

Ne do të presim drejtësinë të na e thotë të vërtetën, sa më parë dhe sigurisht, ne jemi këtu.

Nëse Prokuroria sjell prova, jo gazeta, prova… dhe vjen këtu me fakte, që sipas saj hapin rrugë për arrestimin e deputetit, jo për të mbyllur derën, Komisioni i Mandateve mund të rimblidhet edhe një herë dhe ashtu siç do ta ngremë dorën pa asnjë rezervë të mërkurën kundër arrestit, jo për të mbrojtur Tahirin, por ligjin dhe drejtësinë, do ta ngremë dorën edhe për arrestin, po qe se Prokuroria do të sjellë prova,” tha Rama.

Tahiri është anëtar Kryesie, kryetar dege i Tiranës, anëtar Asambleje dhe koordinator kombëtar.

12 komente në “Saimir Tahiri përjashtohet nga grupi i PS, Rama: Do jetë deputet i lirë”

  1. h says:

    O Daku po Sajmir Tahiri qenkerka burre zotni pse po e perjashton nga grupi parlamentar?Mbaje prap pse po e leshon?Pse tha Sajme Qorri prit prit se nuk keni pare gje akoma u frikesove ti.Sajme Qorri po qe se eshte i pafajshem nuk duhet te largohet nga grupi parlamentar apo forumet e PS por po qe i fajshem dhe ju e dini kete gje shume mire zoti krim minister atehere nuk duhet mbrojtur por i duhet hapur rruga nje gjykimi te drejte e te paanshem.

    1. Lugati says:

      o kryeminister neqoftese ti nuk dishe gje dhe je i paster sic thu..voto per arrestimin e saje qorrit dhe me ket rast meri mare me sale.e me te gjithe e futi mrena..por me sa duket saja me frazen prit se s’keni pa gjo akoma ..ju ka kap prej bolesh..ju ka njel derri mac ne dore

      1. bledi says:

        Ore jane lshu tgjith demokratet arrestojeni sajen arrestojeni sajen edhe po qe i pafajshem jepni mundsi, a jeni ne terezi a jo mor, me kte llogjik trecereku miletit do ishte arrestu per ju, dal tpafajshem mrapa e fito e naj gjygj naj gjo per demshperblime morale sic beri pangoja qe shkepte puntoret e trrinim tpagunim leket e ktyne ne si popull

    2. ben says:

      Bamditet e rilindjes neper forume kane gje per te thene?
      Se banditi i madh e leshoi ate te dytin ne rradhe.
      Prit se nuk keni pare asgje akoma.

      1. Blend says:

        Shyçyr çi nuk jemi mo ni at ven muti

      2. Poli says:

        Ore ai Izet Haxhia qe ka 4 vjet i shkreti qe denoncon shkelzenin e saliun, po i kthehet si game of thrones rrefimi, tu prit tgjith serin e ardhshme, pse sja merr naj her per baz kjo prokuroria, qe dihet qe ka qene shoqerus i sales po merr kto te ktyne 2 tjerve

  2. @autori says:

    Te gjitha levizjet “perjashtuese” jane virtuale, praktikisht pa asnje efekt juridik ne lidhje me hetimet.
    Eshte sikur nje “file” ta levizesh nga “folder-i” i tij, ne “desktop”. Ne fakt ai mbetet ne kompjuter.

  3. @autori says:

    Te gjitha levizjet “perjashtuese” jane virtuale, praktikisht pa asnje efekt juridik ne lidhje me hetimet.
    Eshte sikur nje “file” ta levizesh nga “folder-i” i tij, ne “desktop”. Ne fakt ai mbetet ne kompjuter….

  4. Tahypi says:

    @autori…o bole kjo nuk eshte levizje juridike por eshte levizje politike o hajdar. Do te thote qe ne si politike distancohemi dhe presim perfundimin e hetimeve qe nuk pengohen aspak te vazhdojne sepse nuk kane se si te pengohen. Prokuroria eshte e lire te vazhdoje hetimin. Kuptove o bole.

  5. gimi says:

    PS = parti shurramanesh. Po qe se km don te beje ashtu siç thote – shtetin, athere ta mare me rradhe. Tahiri eshte i fundit dhe jo i pari. Vrane ne mes te bulevardit ne mes te dites dhe akoma kane goje. Kjo qeverri ka forca te beje gjithçka po te doje. Edhe presidentit ia heq mandatin edhe tahirit pote doje. Pse nuk behet ligj?

  6. Mentari says:

    Duhet menjehere mocion perjshtimi nga Kuvendi popullor.Nuk ka nevoj e kuh e kerkon mocionin por ai duhet perjashtuar nga Kuvendi si deputet qe te behet nje hetim I lire se ndryshe nuk mund ti kemi te dyja,edhe Tahir drogistin deputet I mbeshtetur nga mbrojtja e deputetllekut dhe hetim te krimit te tij nga prokurorija.Duhet te perjashtohet me cdo kusht po qe se do te bejme shtet serjoz pa sundimin e krimineleve,drogisteve,rapisteve,trafikanteve,hajduteve e te korruptuarve.

  7. Mary Tereza says:

    Se pari, une bej thirrje te merret ne mbrojtje fizike, si “person i kervenuar” Saimir Tahiri.
    Po: te garantohet vazhdimesia e jetes se Saimir Tahirit.
    Nese vertete doni te beni shtet dhe te mbani drejtesi, ruajeni Saimir Tahirin, ruani jeten e tij…

    Nese atij i ndodh gje, pergjegjesite shkojne te tera tek Ky Kryeminister.
    Edhe sikur te jete ai pergjegjesi, asnje pergjegjesi nuk shkon te Saliu apo Iliri apo kush tjeter…

    Garantoni jeten e te akuzuarit, nese nuk doni qe akuza te bjere mbi ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje