Edi Rama: Pas prindërve të Tahirit, unë… Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës sime politike

23 Tetor 2017, 08:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar të PS, ku ka folur mbi çështjen e deputetit Saimir Tahiri, pas kërkesës se Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij.

“A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Në Shqipëri, pas prindërve të tij, vij unë që dëshiroj të besoj pafahësinë e Saimirit. Por, unë nuk jam prind”, e nisi fjalën e tij Rama.

“Për sa kohë pyetja a është i pafajshëm Saimir Tahiri, të mbetëset në pritje të përgjigjes, unë dua të shtoj këtu se uroj, e uroj me të gjithë qenien time që të mos e kem pishmanin e jetës time politike, gjithçka i kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri, që në kohën kur ai hyri në Partinë Socialiste, me vite të tëra energjish të shkëmbyera, beteja të bëra së bashku dhe sakrificash të kaluara sëbashku.”

“Në 8 vite punë në PS, ishte i pari që hyri në seli pas meje kur sapo isha zgjedhur kryetar.

I ngjiti shkallët një e nga një me ambicie të fortë e vullnet të veçantë.

Për meritat e tij u zgjodh edhe ministër i Brendshëm. Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve në Ministrinë e Brendshme. I miratova pa ngurrim kandidaturat për drejtorë të Policisë së Shtetit. Nuk e kam pasur kurrë numrin e të parit apo të dytit në telefonin tim.

Çdo mesazh të qytetarëve për policinë ia kaloja ministrit. Nuk kam folur në telefon me asnjë drejtor policie apo komisariati. Ishte jetëgjatë në detyrën e ministrit të Brendshëm sepse i dhamë besim të jashtëzakonshëm dhe nuk ia kursyem mbështetjen për ta drejtuar ministrinë si drejtues i pakontestuar i projektit më ambicioz.

Sot jemi mbledhur të flasim për çfarë duhet të bëjmë ne lidhur me kërkesën e prokurorisë, që nuk kërkon vetëm masa të rënda shtrënguese, por edhe arrestimin e Saimir Tahirit”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama nënvizoi “kjo i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë inatçi”, por theksoi gjithashtu se do të zhgënjehej shumë nëse “Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh dhe i kam besuar”.

“Është kopje surrogato e gjyqit politik që e kemi parë 4 vite në Parlament.

Por, pyetja a është i pafajshëm nuk është e tepërt. Përgjigjen e Saimirit e kam dëgjuar: kam gabuar me makinën duke mos më shkuar mendja për pasojat.

Nuk mund të mjaftohem me fjalën e tij sepse akuzat janë nga një organ ligjzbatues, jo nga kazani i politikës dhe medias. Do të ishte zhgënjimi më i rëndë nëse do të zbuloja se Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh dhe i kam besuar.

Ndaj, ju them, se për mua nga çasti i parë, sot e deri kur të dalë e vërteta nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç përgjigjes së pyetjes “a është i pafajshëm Saimir Tahiri?”

Kësaj pyetjeje unë nuk i iki. Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit për 4 vjet. Nuk jam pishman sepse nuk kam si të jem. Kjo parti nuk do të bëhet mburoja e askujt përballë drejtësisë, por nuk do të lëmë që të griset Kushtetuta me alibinë se po luftohet krimi e korrupsioni. Drejtësi po, arbitraritet jo.

Në cilin shtet i kërkohet të akuzuarit të provojë se nuk është fajtor? E ka ndarë bota këtë punë: ai që akuzohet nuk ka detyrim të provojë se nuk i ka bërë ato për të cilat akuzohet. Janë ata që akuzojnë që duhet të provojnë akuzat që ngrenë mbi të. Kur shqiptarët presin nisjen e vettingut për të parë pas 27 vjetësh rezultatet e reformës në drejtësi, nuk mund të pranohet që drejtësia të hyjë në spiralen e një farse ndaj një deputeti”, u shpreh Rama.

14 komente në “Edi Rama: Pas prindërve të Tahirit, unë… Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës sime politike”

  1. Mat says:

    Ai u paraqit si biri i mamase z. Rama, me influence ne parti dhe me lidhje me cubat e kombinatit. Kjo eshte e verteta. Puna pozitive qe beri per policine nuk mohon faktin qe ai dhe drejtoret e tij jo vetem qe u perfshine ne trafikun e droges, por goditen brenda ne polici ata te pakte te ndershem qe nuk pranuan te beheshin pjese e krimit.

    Prandaj z.Rama, ose je ti me naivi ketu qe vertete nuk dije cfare po bente Saimiri, ose i mbylle syte per kete gje ne dem te vetes dhe popullit qe te besoji voten.

    Ne secilin rast ben mire te mos i shohesh gjerat bardh e zi, por se bashku me levdatat per punen e mire, duhet te mbash qendrim per perfshirjen e Saimirit ne boten e krimit.

    1. Lugati says:

      po pse nuk fole keshtu per nai prinder ..babe kalamojsh qe fute ne burg per energji mer zoti kryeminister..kurse per saje qorrin u ngrejtet te gjithe me moca e mi..edhe puntoret e OSHE+UKT i mlodhet poshte shpise sajes si ka munsi mer KM..na shpjego pak

      1. Soni says:

        Po normal qe do ngrehen se po behet nje idiotllek, duke u bazuar ne ca fjal shkojne e i kerkojne te arrestohet nje deputet, qe po te dal i pafajshem nuk rikthehet ne detyre, nuk eshte standart ky, pas ca kohesh do marrin per burim postet e saliut dhe motres dixhitale, i bje ti heqim te gjithe ashtu, i gjithe populli deputet.

      2. fiona says:

        Per mendimin tim se ke mbrojtur mire jo, se saliu i vriste kta qe akuzonin, prokurorin e gjykata i kishte te vetat thjeshte i shpulloste nja 2 here dhe sbenin gje ata po dhe mediat kush tentonte te fliste nga nje cant me lek dhe skishte me.

    2. inaotr says:

      Ore sajmir tahiri eshte ai robi qe i beri policet polica se i kishte katandisur saliu si pastrus rrugesh, nuk guxonin te thonin gje se fillonte muhabeti te heq nga puna etj etj e madje se kishte per gje njeri ti godiste dhe pse me uniform, vet nga ky fakt mos u merzit se nuk ke per tu penduar, po te ishte i till sic saliu thot se eshte do ta dobsonte me tej policin

  2. sal says:

    Matjan ! Po ti nga i di gjithe keto gjera , t’i ka thene Saliu,apo je nga “digitalet” e Saliut.
    Lere drejtesine te beje punen e saj me vetretesi dhe paanshmeri.
    Une jam nga ata qe uroj te jete i pafajshem,pa besuar kurre ne gomarlleqet qe thote Saliu dhe salinjte qe mezi presin te ndersehen;por po doli se eshte i perlyer,me prova,kurre mos dalte nga burgu.

  3. Nje nga populli says:

    Na hongsh K**** o Lugat! Ashtu sic ke zgjedhur pseudoinimin ashtu je vertet. Po pse suhet te dorzoje Kryeministri deputetin e tij kur ai sulmohet politikisht nga krimineli Sali Berisha dhe tropojanet e tij te felliqur. Po nuk pati nje prokuror tjeter te merrej me ceshtjen e Saimirit, po kamikazet e Saliut. Po kjo duket sheshit qe eshte nje sulm politik i atij qe po i rreshqet toka nen kembe nga dita ne dite. Qendrim me korrekt te kryeministrit nuka mund te kishte. Une madje do te doja te mbrohej deputeti, sepse jam i bindur qe nuk ka asnje prove te implikimit te tij. por Kryeministri mbetet teper i sakte me ate qe ben duke e lene te lire deputetin, deri sa te dal;i bllof ajo pale-o-prokurori me tre kamikazet e Sali-Mutes.

    1. Lugati says:

      ti populli ate motren ma bjer ktu se ja tregoj un k…n..e dyta sali berishen me shoke ke pese vjet qeveri fute mrenA..e treta je ti me palacon KM qe zgjodhet ilir meten president..e katra nryshova menje bjer motren me gjith gru

  4. Ali Qopeku says:

    Ne Shqiperi duhet te behet nje permbysje e madhe,Belisha,Meta,Rama,Basha,Mediu,Tahiri dhe nje tabor I madh kusaresh duhen futur ne burg.Ndryshe nuk vihet ne vend drejtesia.
    Kthejohu o popull Shqiptar.

  5. mirel says:

    Oo cilat ishin meritat e Tahirit zoti Rama? Na spjego pak cfare pervoje profesionale kishte Tahiri per tu bere minister i brendshem.
    Eshte stilu jot prej pushti qe merr ushtare te rinj dhe i perdor.
    E di hapur qe lufta nuk behet per koken e Tahirit, po per ty.
    Me kete llogjike te perjashtimit nga PS ti e je vulosur fajesine e Tahirit.
    E ke nxjerre vetem, lakuriq pa asnje lloj kredibiliteti moral para drejtesise.
    Stili jot prej pushti. Dinak dhe i pabese.
    Tahirin tja kishe lene hetimit dhe gjyqit. Kur te shpallej fajtor e largoje.
    Ne kete menyre ti provon qe je bashkefajtor me Tahirin dhe plotesisht i bindur per ato qe di.
    Njeri me plere nga ty nuk ka. As Berisha nuk eshte kaq plere

  6. Alban Dega says:

    NJE QENDRIM I PERSOSUR LIGJOR, QYTETAR
    HUMAN DHE POLITIK I KRYMINISTRIT RAMA

    Krahasoni shteberesin me shterrenuesin Berisha para se beheni viktima te tij te rradhes !

    Cdo njeri presupozohet se eshte i pafajshem perderisa fajesia e tij nuk vendoset nga gjykata e ligjit, eshte thelbi i mesazhit te kryministrit shqiptar Edi Rama.
    Ky eshte ligji. Askush nuk eshte mbi ligjin.
    Krejt e kunderta e Sali Berishes, Ilir Metes, Lulezim Bashes, Fatmir Mehdiut, Arben Imamit, Ritvan Bodes, Shkelzen Berishes, Argita Berishes, Jamarber Malltezit,… te kapur me ze e me figure me duar ne krime monstruoze me permasa te perbindshme brenda e jashte Shqiperise qe jo vetem iu shmangen me procedura e akte qesharake mashtruese ligjit po is vune minat e plumbat me ze e me figure, nje populli e shteti te tere, ne syte e nje populli e kombi te tere, ne syte e mbare shqiptareve e nderkombetare, diten per Diell e naten per terr !
    Ndryshimi rrenjesor midis nje shtetberesi si Edi Rama per Shqiperine qe duam e nje lukunie mafioze shtetrrenuese e ligjminuese te Sali Berishes dhe bandes se tij qe e zhberi te pakten 5 – PESE HERE shtetin shqiptar ne 25 vjet.
    E keqja me e madhe edhe sot ka aktivizuar te gjitha minat e tij me sahat, te gjitha strukturat paralele politike e juridike, ekonomise e financiare, mediatike per te minuar Reformen ne Drejtesi, Vetingun krejt shtetin shqiptar !
    Jane grahmat e perpelitjet e fundit te kesaj kucedre krimi e korrupsioni, shtetrrenimi e impuniteti.
    Por kucedra, bisha behen edhe me gjaksore e te rrezikshme ne grahmat e fundit.
    Ndaj vigjilence, syceltesi!
    Veting nje minute e me pare!
    Veting ! Veting! VETING !
    Eshte gjemimi i Autostrades se Kusarise se Kombit !
    Eshte thirrja nga varri i 26 bebeve dhe nuseve, femijeve dhe pleqve te masakruar te Gerdecit !
    Eshte klithma e Otrantos se shitur qe nuk eshte sot nen flamurin grek ne saj te qendrmit atdhetar te Edvin Kristaq Rames e Myslim Pashait dhe vendimit shpetimtar te Gjykates Kushtetuese !
    Eshte kushtrimi nga varri i 4 heronjve protestues te pafajshem te ekzekutuar me urdherat e Sali Berishes e Lulezim Bashicit me 21 janar 2011 !
    Eshte vajtimi kumbues ne kupen e qiellit te 10 000 te vrareve e sakatuarve te 97-es ne mbare Shqioerine shtetin qe shkermoqi e zhberi Sali Berisha e banda e tij per te perjetesuar karriken e pergjakur te Presidentit njesoj si idhulli I tij ideologjik e shpirteror Qoftelargu Enver Hoxha e pasardhesi i tij Sulltan Erdogan ne Turqi !
    Eshte jehona e mallkimit te Shtojzovalleve te vendlindjes se tij Tropojes per 175 viktimat e thirrjes me ze e me figure para mijera bashkevendesve te tij ne Bajram Curri “ E dua gjalle a vdeke ate djale ne Tirane” per nje femije 15- 16 vjec qe leshoi nje thirrje femije ore kunder tij ….
    Ky eshte Sali Berisha e banda e tij !
    Krahasoni Sali Berishen me Edi Ramen para se te beheni viktima te radhes se Shtriganit te Vicidolit dhe Kucedres se Shqiperise !

  7. andoni says:

    Bravo Edi je njeri me mend dhe vazhdo se keshtu largon edhe gojet e kazanit qe po vjellin vrere te madhe
    Sajmire Tahirit kjo ti behet mesim per tere jeten dhe te kuptoje se cfare mund te bejne armiqte qe jane rethe tije
    Tani le ti provoje keto poshtersi e tyre qe nuk jane bere nga ky dhe ti cjeri masken Berishes dhe klanit te tij keto poshteresi

  8. Mentari says:

    Po Zaganin qe kishte te drejte per akuzat kunder Tahirit dhe ti e luftove padrejtesisht pse nuk I kerkon falje dhe ta e riabilitosh ne polici po qe se ti kerkon drtejtesi ne shqiperi? Nuk mbrohet drogisti Tahiri duke I kundervene forcen e qeverise Drejtesise shqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje