Monika Kryemadhi: Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë. Mbron dhe shet sipas interesave, Saimir Tahirin

23 Tetor 2017, 10:33Politika TEMA

Pas Lulzim Bashës, edhe Monika Kryemadhi ka reaguar për fjalimin e Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Ajo ka thënë se Rama sit është i frikësuari i madh i drejtësisë.

I frikësuari i drejtësisë Edi Rama doli sot të mbrojë por edhe të shesë sipas interesit bashkëpunëtorin e tij në kriminalizimin e politikës Saimir Tahirin.

Këshilltarët dhe miqtë e tij të besuar gati gati e kanë bindur Edi Ramën se ai nuk ka gisht në kanabizimin e Shqiperisë, duke harruar se frika e Edi Ramës është më e madhe se çdo parim apo miqësi e tij.

Sulmi i sotëm i paprecedent ndaj atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi është shenjë e qartë e aktrimit politik dhe paaftësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës.

Edi Rama gabon kur dëgjon këshilltarët e tij se artificat në ligjet e reformës në drejtësi mund ta shpëtojnë atë nga drejtësia.

Por si njeri i pathelluar nxitohet të deklarojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të pafajshëm duke sulmuar të vetmin organ ligjzbatues që fakton lidhjet e tij direkte me botën e krimit.

Qëndrimi i tij personal dhe i grupit parlamentar të PS nuk është asgjë më shumë vetëm se ikje e përkohshme nga e vërteta e fortë që do sjellë largimin e kriminelëve nga vendimmarrja e Shqipërisë.

Sepse më mirë se të gjjthë, Edi Rama e ka të qartë që opozita nuk është më çështje kartonash të blerë me paratë e krimit, por çeshtje fryme dhe vullneti që do sjellin shumë shpejt largimin e bandave nga pushteti”, shprehet Kryemadhi.

2 komente në “Monika Kryemadhi: Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë. Mbron dhe shet sipas interesave, Saimir Tahirin”

  1. u permbyste bota says:

    aman moj Monika se na hape zorret e barkut kur flet dhe ti per drejtesine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje