Nga Mustafa Nano
Ne njerëzit e zakonshëm kemi nevojë të thithim a perceptojmë një sens drejtësie. Nevoja për drejtësi është bazike për njeriun. Ca drejtësi më shumë është një ngushëllim i madh edhe për njerëzit më të dëshpëruar. Të gjithë të varfrit s’do ta kishin për gajle edhe një varfëri më të madhe, nëse në këmbim do të kishin ca drejtësi më shumë, nëse në këmbim do të përfundonin në burg ata që kanë abuzuar me përunjësinë, durimin, pushtetin, paratë e pasuritë publike. Unë personalisht nuk do të ndieja asnjë çikë keqardhje për Saimir Tahirin, nëse do të rezultonte që ky, nga posti i ministrit të Brendshëm, të kishte bashkëpunuar me kriminelë gjithfarësoj. Madje, nuk kuptoj se si mund t’iu vinte keq atyre që do t’u vinte keq në një rrethanë të tillë. Por në të njëjtën kohë do doja që Saimirin, edhe sikur të ishte me faj, ta gjente e keqja prej drejtësisë, e jo prej një bande të organizuar për të bërë goditje politike me armën e drejtësisë. Nëse nuk është drejtësia që vepron, edhe dënimi më i drejtë bëhet i padrejtë.
Po le të ndalemi pak te çështja “Tahiri”. Unë nuk e kam hiç të zorshme që të them se Tahiri ka qenë një palo zyrtar. Këto ditë, kur tha se “nuk keni parë gjë akoma”, m’u duk edhe palo burrë, pasi la të kuptohej se, nëse do të rrëzohej, do të merrte edhe të tjerë me vete, ndoshta edhe gjithë mazhorancën. Sikur ta bënte këtë “premtim” nga pozitat e një të penduari, do të ishte i mirëseardhur, dhe i dobishëm për të gjithë, por kjo e tij ishte një kanosje e bërë me logjikën e një banditi.
Por le të mbetemi te palo zyrtari një copë herë. Për këtë nuk ka pse të presim prova nga prokurorët. Ç’është e vërteta, në vitin e parë të ushtrimit të detyrës së ministrit ishte i suksesshëm (këtij i takon merita për një rregull në trafikun urban, respektimin e semaforëve, që tani është bërë një rregull për të gjithë, penalizimin edhe të njerëzve me pushtet për kundërvajtje urbane, shkanabizimin e Lazaratit, largimin prej rrugëve të policëve gjobëvënës, estetizimin e figurës së policit, gjë që u bë e mundur edhe nëpërmjet pranisë së vajzave police etj). Por më pas Tahiri u hap bythësh. Ju kërkoj ndjesë për termin, por është një term që e shpjegon mjaft mirë dukurinë “Tahiri”. Njerëz si ky hyjnë në një zyrë të rëndësishme, dhe kujtojnë se e gjithë bota është nën këmbët e tyre. Interesi publik iu duket si një çikërrimë pa vlerë.
Në qendër të vëmendjes vënë qejfet e trillet e tyre. Të kuptohemi, nuk është Tahiri që e përfaqëson më së shumti këtë dukuri. Ka të tjerë që kanë pasur e kanë poste më të rëndësishme sesa ai. Por Tahiri bën pjesë te kjo tipologji politikani. Dhe është kjo arsyeja që në tri vitet e tjera të qeverisjes “Rama” rendi publik mori të tatëpjetën. U bë lazaratizimi i gjithë territorit (por për këtë, përgjegjësia është e Ramës para se të jetë e Tahirit), u bë politizimi i policisë, më saktë tepelenizimi i saj, bandat e gangove u bënë protagoniste të jetës urbane shqiptare (eskortat e tyre nëpër rrugë ishin spektakël më vete), dhe kështu krimi i hyri shoqërisë e politikës në rrënjë. Imazhin e palo zyrtarit e plotëson edhe gjesti i shitjes së makinës me gjysmë çmimi një personazhi të njohur të botës së krimit; sikur të mos mjaftonte kjo, këtë makinë e përdornin me turne: ca kohë Saimiri, e ca kohë ai tjetri.
Ish-ministri bëri një mea culpa për këtë gjë. Por duhet thënë se as një mijë mea culpa nuk janë mjaft për të na bërë ta harrojmë atë që ka ndodhur. Kjo historia e makinës mbetet, për mua, një gjë absolutisht e çuditshme. Nuk ka asnjë shpjegim që mund të më lërë të qetë. Kjo mund të mos shërbejë si provë në kuptimin juridik të fjalës, por nuk ka ndonjë rëndësi, pasi unë jam ende duke folur për Tahirin si palo zyrtar e jo për Tahirin që duhet arrestuar.
Saimir Tahirin, ç’është e vërteta, e akuzojnë për shumë më tepër se kaq. Fillimisht, unë mendova se patën të drejtë akuzatorët. Zhurma mbi përgjimet, emri i tij në bisedën mes dy trafikantëve, kërkesa e prokurorëve për arrestimin e tij, reagimi negativ ndaj Tahirit edhe nga brenda partisë, paniku i vetë Tahirit, gjë që u duk sidomos në programin Opinion, më mbushën mendjen se Tahiri e kishte bërë baltë dhe i kishte hak prangat.
Mirëpo ballafaqimi i tij me prokurorët në këshillin parlamentar të mandateve tregoi se në ngarkim e në dëm të tij nuk kishte asnjë provë serioze. Kish vetëm dyshime të arsyeshme. Të vetmet elemente që e komprometojnë Tahirin mbeten: 1. Dy trafikantët i kanë përmendur emrin, dhe kanë lënë të kuptohet një lloj konfidencialiteti mes tyre e tij, dhe 2. një ish-oficere policie në kohën e Tahirit që ka pranuar të flasë, ka dëshmuar mbi lidhje të Tahirit me Habilajn, për të cilat ajo ka dëgjuar nga ky i fundit. Këto janë gjëra të rënda që peshojnë gjithë ditën mbi Tahirin, e që neve të tjerëve mund të na kallin në kokë idenë se Saimir Tahiri është fajtor që çke me të, por nuk bartin forcën e provave në një proces penal. E prandaj, kërkesa për arrestimin e tij është një zhurmë për interesa politikë.
Ç’është e vërteta, edhe sikur të kishte prova – dhe këtu po e çoj arsyetimin tim një shkallë më tutje – ai nuk do arrestohej. Sepse në Shqipëri nuk mund të arrestohet asnjë politikan në një kohë që ca politikanë të tjerë, me bëma ku e ku më kriminale, e me prova që janë sheshit, janë jashtë dyerve të burgut. Përndryshe, do të krijohej një lloj asimetrie, të cilën asnjë prej politikanëve nuk ka interes ta lërë të zhvillohet.Sidomos ata politikanë që janë më fajtorë se Saimiri.
Po ra ky i fundit në burg, dijeni se në këtë mënyrë do të vendosej një standard ndëshkimi ndaj abuzimit me pushtetin, dhe prej këtij standardi do t’iu ngushtohej laku edhe të tjerëve. Shkurt, do të hapej loja e shumëpritur prej ne të tjerëve. E kush e do këtë? Duhet sikur Berisha, njeriu, të cilit, më shumë se kujtdo tjetër, i kanë hije prangat e burgu, dhe ai e di këtë gjë, duket sikur Berisha pra po bën çmos që Tahiri të arrestohet. Por e gjitha është një luftë shtinjake. I pari njeri i painteresuar që të mos bjerë një eksponent i rëndësishëm i politikës në burg është pikërisht ai. Po të ishte i interesuar që kjo të ndodhte, gjatë këtyre ditëve do të rrinte në shtëpi duke fërkuar duart e duke pritur që kamikazët e tij të radhës të bënin ç’kishin marrë përsipër. Mirëpo, ai nuk ka bërë këtë. Ai zgjodhi të vihej në krye të një histerie publike kundër Tahirit. Tok me të ka folur këto ditë edhe i biri. Pas tij, ishte biri putativ, Basha. Nuk kanë pasur asnjë arsye ta bënin këtë, pasi kështu vunë edhe prokurorët nën presion e në siklet. Por ata i ndezën motorët. Dhe me këtë Saimirit iu dha arma më e mirë për t’u mbrojtur. Iu lehtësua edhe Ramës puna në mbrojtje të ish-ministrit të vet. Nuk është se Rama do ta dorëzonte. Jo, nuk besoj se kjo do ndodhte. Saimiri u pa i trembur të enjten në programin “Opinion”, por ka qenë kot i trembur. Ndoshta nuk ka kuptuar teatrin e Ramës, kur ky i fundit foli për dru të shtrembër.
Ai qëndrim i Ramës, në fakt, ishte një marifet për të përcjellë idenë se ai, ndryshe nga Berisha, nuk përzihet me drejtësinë, dhe i lë të akuzuarit që janë bashkëpunëtorë të tij, t’i dalin zot vetes. Por me mendje, Rama ka qenë i qartë qysh në krye të herës se Saimirin nuk do ta dorëzonte (edhe sikur të jetë fajtor). Rama afërmendsh nuk e do në burg Tahirin. Nuk e do për të njëjtën arsye që nuk e do edhe Berisha. Sepse kjo do të bënte të ngrihej perdja njëherë e mirë për një spektakël të drejtësisë, dhe Saimir Tahiri do të ishte kukulla më e vogël e matrioshkës ruse në këtë histori. Dhe Rama është pjesë e set-it të matrioshkës.
Nga ana tjetër, sikur Berisha e Co., ta donin njëmend Tahirin në burg, sikur të kishin sigurinë se provat që e implikojnë ish-ministrin e Brendshëm, janë shumë të qarta, nuk kishin pse ta bënin gallatë e estradë këtë proces, duke caktuar tre tropojanë në krye të tij. Kjo gjetje ishte përtej imagjinatës. Mund t’i gjenin nga Tepelena, nga Himara, nga Shkodra, e nga të donin, mund t’i gjenin fare lehtë, sepse janë të shumtë prokurorët që e kanë qejf e zanat shërbimin e nënshtrimin, mund të gjenin qoftë edhe një jo tropojan, një të vetëm, sa për të krijuar idenë se në këtë mes nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon, por jo, u është dashur që kjo punë të duket kështu siç është, d.m.th. një mobilizim tribuje, sepse vetëm kështu bëhet zhurmë e madhe politike, sepse vetëm kështu procesi mbahet i kontrolluar në çdo detaj, për t’u pilotuar për qëllime që veç me drejtësinë nuk kanë të bëjnë. E ç’është më e rëndësishmja – përsëris – vetëm kështu Saimir Tahiri e ka fare të lehtë të vetëmbrohet, e të merret në mbrojtje nga të tjerët. Edhe nga unë.
Halli i Berishës nuk është që Saimiri të futet në burg. Halli i tij është që atij vetë, edhe të birit, të mos u vihen prangat, gjë që edhe mund të ndodhë, nëse Saimiri arrestohet e dënohet. Sepse kjo asimetria, për të cilën fola, nuk mund të mbajë gjatë. Po ra njëri në burg, të tjerët do shkojnë pas tij. Gjatë mund të mbajë veç simetria, d.m.th. situata në të cilën “të dyja palët kanë bërë ç’kanë dashur, dhe njëra palë mbron tjetrën, duke bërë sikur e sulmon”. Kjo është një simetri që ekziston prej 27 vitesh në këtë vend. Dhe është kjo simetri panciri më i mirë mbrojtës i bandës politike.
Muçi more Buçi je i zgjut ti more Mastrubator i vetshpallur.
Ti e din shum ma mire se ne qi te lexojme se Berisha osht Djalli ne njeri.
Arrestimi i Sajmirit pa prova do te thote automatikisht dorheqje e Rames dhe e Qeverise Socialiste,
Bashkimi ne nje frot i Ndrikulles Monika dhe i djalit putanik te Berishes ,Lulushit do te thote se ata e shikojne si mundesi te vetme Sajmirin ne burg si mundesi per ti shpetu Vetingut.
Ti Muç je duhet pranu se je i zgjut,por shpesh nxitohesh dhe prishesh para kohe,sepse i ke topet te fryhen nga inati ,se e ke koken e vogel ,…..nen mesataren dhe kjo te komplekson ,dhe vazhdon na MASTRUBON ketu neper gazeta.
Ja ke fut kot, pa prova gjykata do e nxirrte të pafajshëm. Tahiri i duhet jashtë Berishës; Bashës e Kryemadhit se vetëm kështu mund të thonë që Rama pengon drejtësinë dhe mbron trafikantët
O Muci o goje hale. perhere behesh trim kur ska pune per trimeri. shiko pak ate gjyqtaren qe ke ne shtepi qe ja hoqe si lepires nga kthetrat arrestimit. nje nder gjyqtaret me te korruptuara te sistemit te drejtesise. qepe buçen.
Musta Nano,me kete shkrim je i deshtuar dhe dukesh se je nen kthetrat e mafies!
Ti konkludon se per Saimir Tahin ka prova te forta qe justifikojne arrestimin e tij:
1-Dy trafikante kane permendur emrin e tij!
2-Nje ish oficere policie,ka pranuar se Tahiri ka lidhje me Habilajt dhe keto ia paska thene ky i fundit!
Te dy keto mufka te Muc Nanos dhe njekohesisht te fakireve te prokurorise,bien poshte menjehere duke patur qofte edhe llogjiken e nje femije kopshti!
Se pari,ne se nuk e paske marr vesh ti,Muci i Nanove (meqe hiqesh si koke e madhe),ai Saimiri,qe permendin banditet eshte shoferi i tyre i kamionit qe transportonte drogen e jo ky Tahiri!
Se dyti,ato thashethemet e kesaj ish oficereje,mbeten te tilla per deri sa nuk mbeshteten me fakte e deshmitare!
Se treti,ne se prokuroria do te konsideronte te mjaftueshme llogjet e Kavajes qe mbushin gazetat apo faqet on line te tyre do te duhej te futeshin ne burg te gjithe prokuroret dhe gjykatesit e Shqiperise me pare!
Si perfundim,ti Muci se fundi qenke punesuar ne nje pune me fitim te madh,se te mbrosh kriminelet,hajdutet etj eshte nje pune qe paguhet,ndersa te mbrosh nje fukara apo te ndershem te mbesin xhepat e grisur!
Harram e pac respektin qe patem per ty o ish demokrat i vrerosur!
Je bere komplet si Sanco Panco!
MË NË FUND qëllove në shenjë more Muç Nano. Ky teatri me 3 derrkucat(prokurorët) tropojanë dhe Tahirin me pjesmarrjen e Ramës, Kryemadht Bashës e Berishës e ka fundin të shkruajtur që në 1991.
Sajmiri mund te jete si thote Muc Nano por ai vete eshte me keq se Saimiri! Medioker!
Po pse sja beni nje pyetje te pakten vetes tuaj, ai ministti juaj i dashuri dika te gjith kriminelet qe nga djali i saliut te ilir meta e me rradh sic deklaroj ne komisjon vetem per kusberijt e vet nuk dike asgje, biles edhe kur ja shiti makinen ishte xhaxhai edhe kur ja merte atyre horrave makinen e conte xhaxhain ta merte se vet si kishte takuar asnjehers, prandaj turp tju vij merreni me berishen kur flitet per sjelljet e misistrit te brnedshem qe spaska dit asgje as per drogen as per kusherijt vec del neper tv e con zerin duke ber krahasimin me te theret, shkurt ku vend nuk behet sepse esht mbushur vec me injorant
Ndoshta Tahiri ka mesuar nga SRB, i cili nuk njihte baxhanakun. ?
Mëso shqip mor Genti, pastaj, na mbush mendjen me Saliun tënd.
Ngushellime Muc Nano ! Me rastin Tahiri ,moralisht ke vdekur.Ashtu sikur analistet e majte moralisht nderruan jete te gjithe.Alibia “Berisha” ju ka katandisur palaco.Per cdo vjedhje ,korrupsion ,grabitje ,si mburoje per qeverine perdorni alibine “Berisha”.Berisha funksionon si arka e Noes kur vjen rrebeshi i hajdutllekut i qeverise Rama.Atje turpshem fshiheni te gjithe ju ,te moralshmit majtist.Berisha prandaj eshte i madh ,sepse justifikon dhe vogelsine e kundershtareve dhe armiqve te tij.
Termin “asimetri” eshte perdorur per here te pare nga Berisha.Ishte koha kur prokuroria sulmonte ministrat e rinj te Berishes dhe nuk hapte dosje per asnje nga ministrat e Nanos.Ju atehere e sulmuat shume.Tani perdorni te njejten llogjike si Berisha.
Muc Nano huazon Berishen ???? .Ndoshta eshte dashuri !!.Sindromi i Stokholmit quhet o Muc Nano.Kjo e fundit meqe te pelqen ta quash Berishen kriminel.
Sajmir Tahiri ka nje merite te vecante.E detyroi PS te katandiset “putane ” e tij ,pa qene kryetar.Sikur Sajmiri te ishte kryetar i PS ,Edi Rames do ti kujtonte deri ne palce fjalen ZBOR !
Quiz Socialist !
Shprehjen “nuk keni pare gje akoma ” kush politikan e ka thene ….
1. Sajmir Tahiri
2.Taulant Palla
3. Edi Rama
Fituesi merr 2 kg hashash te markes “Habilaj “
Mjere ai qe te degjon ty o truthari i shkrete i PD. Juve Saliu ju ka’mesuar qe” C’don populli ben partia dhe c’thote partia ben populli. Po te kishe dy pare tru ne koke te pakten do mbyllje gojen dhe nuk do komentoje per gjera qe te pakten deri tani kane dale false. Mund te jete e vertete ose jo prandaj ne te gjithve na takon te presim si do zhvillohen ngjarjet por nese do nisemi nga eksperirenca e ketyre viteve kuptohet kollaj qe cdo gje eshte bere me paramendim pet te gjetur nje shkak qe si e si te rrezohet qeveria dhe te kthehet Saliu yt ne pushtet. E gjitha kjo behet per inatin e sime vjehrre. Besoj se ti e kupton kaq gje. Me i kujdesshem te pakten. Ky eshte mendimi im po per mua bej si te duash.
O Ylli i Manushaqes!
Gjeje kete pyetjen:
Kush i tha Likes, per djalin e vet: “Na mori ne qafe budallai!”
Te fala SRB! ?
Ndersa, une mendoj se Muci ka te drejte ne thelbin e aresyetimit te vet. Berisha, Basha, Rama dhe Meta, jane bashke persa i perket ceshtjes Tahiri. Asnjeri prej tyre, nuk e deshiron arrestimin e tij. Kupola e krimit politik ne Shqiperi, perbehet nga te gjithe personazhet qe permend Muci. Me shkoqur se kesaj here, ai me duket se nuk ka folur here tjeter. Problemi qe mbetet eshte se kjo kaste politike, nuk ka gjasa qe te reformoje Drejtesine. As shqiptaret…
o autori…ky mund te kete te drejte por duke e njoft cer burr kurve osht muc nano..s’ka peshe arsyetimi ketij..per ca flasim kot
po kujt po i ha trapi kush eshte muc nano,me intereson ca ka shkruar e ka qar..ti qenke akoma ne kohen e xhaxhit qe thoshin i biri filanit,familje mire familje keqe..
Shkrim mediokerr…
Ah cfare republike bananesh qe jemi..sa bukur, cfare mrekullie te shikoje ca dykembesha qe duartrokisnin dhe puthnin tahirin sikur te kishte fituar cmimin Nobel..
Muci, e vetmja gje qe ti duhet te thithesh eshte ai i Sajmirit dhe Rames…..Rrot K…
Muçi përgjithësisht interpreton drejt gjithë sa dëgjon, sheh dhe di, por leximin e fjalëve të Tahirit “nuk keni parë gjë akoma” mund ta ketë të gabuar. Ato mund t’i drejtohen edhe opozitës, e cila ka vite që po lufton për ta njollosur deri në masën e fajsisë kriminale. Ato fjalë mund të kenë lidhje me besimin te vetingu dhe rezultatet e tij si ndaj kriminelëve që popullojnë institucionet e drejtësisë ashtu edhe ndaj politikanëve të inkriminuar.
Jeni shprehur gabim z.Nano.Saimir Tahiri nuk eshte as Palo Zyrtar dhe as Palo Burre.Ai eshte burre i vertete. Ai po sfidon te gjithe Opinionin.U duk ashiqare qe akuza ndaj tij aq e shpejruar ,u be qesharake dhe e deshtuar profesionalisht.Z.Tahiri reagoi dhe kundersulmoi direkt Sali Gerdecin dhe Like Floririn ,qe jane pas kesaj menxyre.Pra Ai me thenien nuk keni pare gje akoma” nuk nenkupton akuza per koleget e tij po per kundershtaret e tij qysh ne krye te heres. dhe me sakte per Mona Baxhellen,Like Floririn ,Sali Gerdecin,SyPeshkaqenin Fatmir Trafikantin ,qe kane bere paudhesira te demshme per arken e Shtetit dhe per pronat publike.
Edhe une jam i ketij mendimi, interpretimi qe i ben Nano thenies “nuk keni pare gje akoma” eshte arbitrar. Do ishte i bazuar ne se Tahiri me prova do arestohej dhe ai per tu mbrojtur do kercenonte te tijte. Por kjo nuk ndodhi, sic u pranua publikisht nga shumica e shtypit qe prokuroria paraqiti jo prova por shenja (indicie) te cilat mund te jene edhe thjeshte fabrikuara.
Mund te thuhet krejt e kunderta, qe prokuroria politike (e komandaur nga fijet e fshehta te Berishes) do vazhdoje farsen e saj politike. Dhe vete deklarata e Prokurorise e provon kete. Prokuroria e quan vendimin e komisionit te mandateve si politik perballe akuzave fallco qe ajo serviri. Shume drejt ju pergjigj Edi Rama qe komisioni i mandateve, dmth parlamenti nuk eshte noter qe te certifikoje akuzat e prokurorise, por ne mbeshtetje te kushtetutes, ajo ka detyrim te beje gjykimin e provave qe prokuroria paraqet per te hetuar apo burgosur nje deputet. Dhe faktikisht ajo i hapi rrugen kerkimeve te prokurorise, por jo arrestimit te tij.
A nuk mund te kujtojme qe Berisha nuk lejoi te hetohen gardistet qe qelluan mbi demostruesit e pa armatosur (ndonse ata nuk kishin fare imunitet?)
Te lumte mendja e dora o Muc,
i ke thene tamam ato qe mendojme , por si themi dot si ti.
..mu duk nje shkrim fenomen..dhe i guximshem…drejtesia duhet te fitoje autoritetin e saj duke mos punuar me standarte te#.
muco ia hodhe per momentin, dolen ne plan te dyte llomotitjet per Skenderbeun, sa per precedentin, futen Nanon ne burg per konserva, dhe pastaj po Nano e fali Berishen… mos prit precedenta
Muti, sorry Muçi e nis mire por e dhjes me Berishen sepse nuk mund te rri pa ja permend emrin hahaha obsesioni I Muçit
Qe ka te drejte ka te drejte. Por palo krekosja e Saimir zyrtarit buronte nga arroganca e Rames.
Rama simbolizoi PSene dhe shtetin e se drejtes kur prezantoi Tahirin. Ashtu i merr per hunde dhe u jep nga nje shqelm ne fund.
Gjithsesi faji i Tahirit nuk mund te gjykohet nga Berisha. Eshte ai qe duhet vene para drejtesise i pari. Rama duhet te permbushi detyren para popullit. Perndryshe ne hake te veje bashke ne Meten dh Berishen.
Sakte por shume vone z.Nano!
Shqiperine e kane pllakosur shume fatkeqesi qe tashme dihen boterisht, por nji fatkeqesi jo e vogel dhe me pasoja , eshte ajo qe gjate gjithe kesaj periudhe 27 vjecare intelektualet ne pergjithesi dhe vecanerisht ata te medias kane mbajtur nje qendrim amoral kundrejt politikaneve ,pushtetareve dhe gjithe keqberesve te tjere me pushtet.
Besoj se e permbledh gjithshka kur ju akuzoj per nje veprimtari amorale 27 vjecare dhe nuk eshte nevoja te shtjelloj me hollesira.
Ashtu si komunizmi nepermjet propagandes,diktatures dhe mjeteve te saj i brumosi njerzit me mentalitetin komunist edhe sistemi 27 vjecar postkomunist qe une sdi si ta quaj, i mesoi njerezve duke dhene ajo vete shembullin personal, mentalitetin anarshist te mos respektimit te ligjit dhe te sundimit te me te fortit.
Eshte amorale dhe tragjike njikohesisht qe edhe gazetaria dhe njerzit e saj u vune sipas interesit vetjak ne sherbim te njeres apo tjetres pale me pushtet , dhe ky fakt i hidhur ju ben fajtore qe keni kontribuar ne kete fatkeqesi kombetare.
Thone qe me mire vone se kurre, ndaj une si qytetar i thjeshte pershendes perpjekjen tende pozitive ne kte shkrim, dhe uroj qe zerat e forte te se vertetes dhe arsyes te vijne duke u shtuar per te demaskuar banditet e cdo ngjyre ne politike e pushtet si dhe per te orientuar drejt vlerave morale- qytetare njerzit e thjeshte.
Pirdh o Muqi bashke me Meron pirdh. Diversion feminor. “Shan” me demek Saje Qorrin qe tju turret prokurorise. Shkolla e autisteve “Edvin Rama” te ka trajnuar o historian trikotazhesh?
Kopilat Enverite gjithmone kerkojne te shperndajne fajin qe ti shpetojne denimeve te krimeve te tyre.Edhe ky Skrapaliu (Te gjith Skrapallinjt e urrejne demokracine dhe duan Komunizmin ose Anarkizmin si ne rastin e ketij ketu siper .Sot nuk duhet diskutuar e kaluara e 105 vjeteve te ish ministrave apo qeverive shqiptare,por duhet dhe diskutohet qeveria e sotme te kapur me presh ne duar ne lidhjet e tyre me krimin (Sajmir Tahiri dhe Edi Rama) Shperndarja e fajit eshte Rrufianizem,eshte me kriminale se sa krimii I kryer I diteve te sotme (Sajimir e Edi Rama) kunder popullit ,shtetit shqiptar dhe kushtetutes se tij.
undefined
Nuk e ben bindes shkrimin perdorimi i fjaleve fyese : palo burre, apo hapje bxthesh, or Nano Mustafai. Aq me teper t’i e perdor kete banalitet fjalesh pasi veshtrove me ze dhe figure akuzen ndaj Sajmirit.
Personalisht kam mendimin se Sulmi ndaj Sajmirit eshte hakmarrje dhe njekohesisht pjese e nje loje te peshtire alla-berishe. Sajmiri dhe trupa e Policise kontribuan ne shkaterrimin e “republikes kanabiste” te Lazaratit, vendosen nje menyre sjelljeje korrekte te Policise se Shtetit, freskuan kete polici me te rreinj te pregatitur, pra kishin tendence pozitive ne ushtrimin e detyrave per postin qe mbanin. A ka pase te meta, mund te permenden por pozitive eshte fakti qe luftoheshin.
Ju thoni se u kanabizua Shqiperia nen qeverisjen e Saimirit. Do te ishte e veshtire qe aksioni i perfunduar me sukses qe coi ne asgjesimin e elementeve negative te Lazaratit por njekohesisht kthimin ne normalietet te jetes ne kete fshat, te trimeronte fshataret e Shqiperise per te filluar kultivimin e saj ne parcelat e tyre. Jo, kam bindjen se Sajmiri dhe Policia e Shtetit arriten qe pas Lazaratit te zbulonin parcela te tjera, veprim qe nga Berisha dhe berishistet e tij po perpiqen qe ta zbehin, duke baltosur sukseset, duke trumbetuar me te madhe se Shqiperia eshte kanabizuar. Jo, ishte Policia e Shtetit nen drejtimin e Sajmirit qe zbuloi parcelat e mbjella prej vitesh, qe ne kohen kur qeveriste Saliu, sepse fshataret duke pare lulezimin e kanabisit ne Lazarat, mosveprimin e Policise te Lul Bashes, filluan dhe u bene shpejt specialist te kultivimit te kanabisit duke ia kaluar edhe lazaratasve. Policia pas 2013-es kreu aksione te cilat u shoqeruan edhe me humbje te jetes se nje efektivi.
Te akuzosh dhe fyesh pa shkak , kjo tregon se nuk ke argumenta per ta kapur mat Sajmirin.
Pra or Muc Nano, gjykon dhe fyen pa te drejte Sajmirin per momentin.
Ethe dhe vet se nuk te vjen keq per Saimirin (nenkupton) me dhe pa qeni imlikuar se keshtu behet goditje politike, por kryesorja eshte se:
1-Sala me prokuroret tropojan duan qe te bejnegoditje me ane te “drejtesese” sic eshte ber dhe her tjeter per marje pushteti
2-arma e” drejtesise” godet( kercenon) kundershtaret politik duke treguar qe na lini rehat se do tju marim dhe juve me vete, kemi dhe gurin dhe aren
3-te behet vitingu per peshqit e vegjel,se te medhenjte do vazhdojne si 27 vjet
4- ben show-ne me te madhe se po behet vitingu, por ebejme ne, e komandojme ne. Lind pyetja pse nuk vijne nga FBl per vitingun e klases politike, por vetem per policin
b)kur do behen hetime per vjedhjet, vrasjet,krimet, dhe korupsioni qe ka pllakosur kudo, me kondrabanden( shitja ilegale) e lendeve narkotike do tu hedhin hi popullit qe pret me padurim te behet vitingu per padrejtesit qe ijan bere
Gazetar tarallak!
Analize e shkelqyer si gjithmone. Te lumte!!!
Cpo ndodh ne vendin e shqipeve .Llumi jo vetem qe po bene politike por dhe na jep mendje se ska burra Shqiperia . More Muci a te kujtohen shkrimet e tua per burrerine shqiptare .Na beje ca zhgaravine dhe ngrije ne qiell vlerat madheshtore te politikanve e burrave te shquar ne shekuj. Por pa pritue e kujtuar na u ngrite kunder nje figure Madhore te popullit shqiptare. Kjo qe bere ti eshte burreri apo cmenduri .
Tahiri po thot troc. Me kini ketu dhe une do te perballem me ju. Nuk kini par azgje . E kupton ti shqip se cfare do te thote kjo ?Ti o mjeran i Medjes shqiptare kupton qe Sajmiri te ngrihet e te thote qe bashke me mua eshte dhe Rama ne kete tave .Sa i trash paske qene dhe ke grire deri me sot budadalleqe qe delet i kane ngrene per bare te njom .Cpate qe u bere nga vere e preferuar ne uthull.
Saijmiri ne 4 vite te detyres se tij eshte njohur me gjithe pisllekun e politikanve shqiptare. Ne shenjester te tije jane 4 persona te kupoles se politikes 27 vjecare . Berisha ,Basha, Meta e Mediu . Ne tetor te vitit 2016, per te lehtesuar detyrat e organeve te Vetingut ,Tahiri ka dorzuar dosje voluminoze te ketyre personave . Me prova dhe fakte . Me nderhyrjet ne servera dhe video te fshira .Me pamje reale qe duken qarte autoret e krimeve. Nuk doli sekreti i tyre . Por keta banditet e mesiperm mesuan se ne adres te tyre jane kopsitur dosje speciale qe do te hapen gjate Vettingut . I pari qe mbushi breket ishte Meta .Kjo rrjedhje infornacjoni detyroje Ramen te largonte Saijmirin me qellim per te qetsuar Meten .Rama e beri kete per ti kerkuar Metes qe ai te mos dilte nga koalicjoni para fushates se zgjedhjeve te reja. Meta ra dakorte .Por kjo i pelqeu dhe Bashes ndoshta dhe Saliut, qe nuk ndihej fare por rrinte si leput pas Bashes ne Cader, me shprese se do te gjendet nje rruge e mesme qe keta kaubojsat e politikes shqiptare te shpetojne nga Vettingu .Nuk me ka kaput me shume truri ,por do ti mesoje ato te Tahirit qe skemi par gje,shoku Muci.
Ti qe ndjek hap pas hapi politiken shqiptare ke marr drejtim te panjohur dhe je kthyer nje figure e urryet per ato cka shpreve para shqiptarve lidhur me figuren e Skenderbeut .Une mendoj se ti je ose Islamik ose debil . Lere ate pune qe bene dhe merru me ndonje qe te nderon .Sado qe te te ndihmoje Mero ,duke te hedhur ndonje shkrim ,ti ke shkuar ne koshin e plehrave .
Deklarata e Rames, se nuk do arrestohet asnje deputet,ka marre ne mbrojtje , Berishen & Bashen !!!
Kundrapesha eshte balancuar,Berisha e nderoj drejtimin e “veles” ,filloi sulmin kunder Gjiknurit !
Prokuroria eshte “zgjuar” para serialit te pare te vetingut,duke treguar gadishmeri politike,si shenje e hakmarrjes kunder reformes ne drejtesi.
Berishizmi tregoi se mund te veproj para vetingut,per te paralizuar Ramen !
Berisha po kerkon garanci,per mosprekje nga vetingu,Rama e garantoi se nuk do kete arestime te deputeteve.
Çelsi i startit te reformes ne drejtesi eshte ne duart e maxhorances,kartonat e saj jane….!
Te Lutem zoti Mero BAZE, mos me censuro: O milet; Muc Nano ka nje hall jashtezakonisht te madh ne kete meselen qe, han shume … keto javet e fundit, sepse personja me te cilen bashkejeton eshte Juriste diku dhe e kap Reforma ne Drejtesi, me sakte Vettingu. Prandaj ky analist-gazetar i disekuilibruar sic eshte dhe avokat Spartak Ngjela, jane mosbesues ndaj Vettingut e Reformes ne Drejtesi, edhe pse llapin e shkruajne papushim sikur jane Anglo-Saxon, filo-Amerikan apo filo-Perendimor, ne fakt jane kthyer ne sherbetore te Ilir Metes dhe familjes se tij biologjike e politike. Kush nuk e kupton qe, sapo Ilir Meta u fut ne zyren e presidentit si Muc Nano dhe Spartak Ngjela, kane nisur “gjyetine e shtrigave” nga me te ndyrat, sikurse LSI e PD bashke, ndaj Edi Rames dhe figurave te tjera te Mazhorances. Pa me te voglin dyshim pagesa ndaj tyre eshte e majme dhe premtimet per poste te “larta” pasi te “rrezohet Edi Rama” (nenkupto: ti hane M…, te gjithe sebashku, si kazani Mediatik dhe kazani Politik Berisha e Meta me gjithe sa ju shkojne nga pas), sepse Reforma ne Drejtesi me te gjitha institucionet e saja, Vetting+BKH+SPAK, do bejne qe ne ditet e para te Nentorit QELIZEM si ne cdo qelize te Drejtesise dhe Politikes, Policise e me radhe dhe sektoret e tjera te zhyera ne super-korrupsion nga linja mafioze Berisha + Meta me familje biologjike e politike. Prisni dhe 1-jave o Milet, dhe ky Muc Nano i Skraparit dhe Spartak Ngjela i ish-Bllokut, do hane cfare kane dhjere deri me sot…
?
Që janë tê zhytur kêta tê gjithé qé janê sot në parlament atê e di I madh e I vogël. Qê janë tê zhytur edhe ata qê kanê qênê nê parlament kêto 27 vjetē e tani kanê hequr dorê nga ‘biznesi’ I politikês e pastrojnê paratê e bêra kêté e di I madh e I vogêl. Edhe tê zhyturit janê mêse tê vetêdijshêm qê populli e di se çfarê muti janê, po qê nên petkun e imunitetit
, mbrojtjes nga mafia ,parave dhe kêrcênimeve qê i bêjnê njêri tjetrit i vazhdojnë funksionet dhe duken super tê qetê nê sytê e publikut. Sapo fillojnë të ndjejnë sikur dhe erén që ndonjë arrestim po u afrohet bêjnê kêrcênim qê do I ‘marin tê gjithé me vete’ sepse janê tê gjithé tê lidhur me njêri tjetrin qê nga parlamenti, gjykata,prokuroria, policia etj.
Dhe kjo êshtê e vêrtetê se po u shkêput njê hallkê nga zinxhiri mafioz , I gjithê zinxhiri fillon tê shkêrmoqet.
Po SHBA-ve dhe BE mund tu soset durimi dhe mund tê bêjnê edhe ‘tê pabêrat’ qê Jo vetêm mund tê dêmtojnê kêta maskarenjê por mund tê dêmtojnê çdo shqiptar tê thjeshtê.
Mund tê heqin ndihmat, investimet, mund tê rivendosin vizat, sanksione, mund tê vênê veton pêr pjesmarjen e Shqipêrisê nê projekte ballkanike e europiane etj. Pastaj populli do ti shporri vetê kêta.
Te nderuar komentues,ky MuÇi eshte kokrra e debilit,dhe ne kete rast llogjiken dhe komentin per analizen e Sajmir Tahirit ,ja ka bere vjerra Fatmira Laska,drejtoresha e deklarimit te pasurive,e parapelqyera e Berishes, Nuk ka ky diapazon llogjike te hyje ne diskutime penale,ky dhe me aq sa del apo ben ndonje shkrim, suportin e ka nga te tjere qe e sugjerojne,me nje fjale ky eshte ;pordhi kali ne dere te hanit,dhe ja ngjiten nje Shkodrani,dhe Shkodrani ka ba be,se ska pjerdh se ka le. Ky lloj zhulsi ne gjykim vetem se turbullon llogjiken e budallait qe arrin ta kuptoje.