Në fjalimin e tij para deputetëve të PS-së, Edi Rama është shprehur qartë, se mazhoranca nuk do të lejojë arrestimin e Saimir Tahirit, pa pasur prova.
Por, para kësaj, Rama ka bërë kujdes që të “distancohet” nga Tahiri.
Ai tha se i dha mundësinë Tahirit që ta ushtronte mandatin e tij si ministër, i pashqetësuar nga asnjë ndërhyrje, madje as nga ai vetë.
Rama u shpreh se Tahiri ka pasur dorë të lirë si ministër, të zgjidhte drejtuesit e policisë, ndërsa ai vetë nuk ka pasur madje as numrat e telefonave të Artan Didit dhe Haki Çakos.
“Nuk i ndërhyra kurrë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve në Ministrinë e Brendshme. I miratova pa ngurrim kandidaturat për drejtorë të Policisë së Shtetit. Nuk e kam pasur kurrë numrin e të parit apo të dytit në telefonin tim. Çdo mesazh të qytetarëve për policinë ia kaloja ministrit.
Nuk kam folur në telefon me asnjë drejtor policie apo komisariati. Ishte jetëgjatë në detyrën e ministrit të Brendshëm sepse i dhamë besim të jashtëzakonshëm dhe nuk ia kursyem mbështetjen për ta drejtuar ministrinë si drejtues i pakontestuar i projektit më ambicioz”, tha Rama, duke u “zhveshur” kështu nga përgjegjësitë e punës së Tahirit, dhe duke ia lanë atij gjithë meritat, por dhe akuzat.
Pas kësaj paranteze, Rama më pas ka thënë se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për arrestimin e Tahirit.
Por në fund Rama ka bërë një tjetër “distancim” nga Tahiri, duke thënë se tashmë ai është një deputet i lirë dhe nuk do të ketë asnjë funksion në PS, deri në përfundimin e hetimeve dhe zgjidhjen e kësaj çështje.
BRAVO!! QENDRIMI I DUHUR!!??