Gazetari Arjan Çani e sheh ndryshe sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve ditën e mërkurë në përfundim të seancës së Kuvendit.
Sipas tij, Rama nuk ka pasur asgjë të përgatitur, por e ka pasur instiktive.
Moderatori i “Zonë e lirë” tha se e kishte shijuar pa fund atë deklaratë dhe se për të ishte deklaratë dashurie.
“E kam parë 100 herë.
Ai e kishte instiktive.
Ky është një moment shumë i rrallë.
Është një marrëdhënie dashurie.
Kjo ndodh shumë rrallë” – tha Çani në emisionin e së premtes ku të ftuar kishte vetë kryeministrin Rama.
I pyetur nga Çani se edhe pas deklaratës, gazetarët nuk e kishin bojkotuar, Rama iu përgjigj:
“Si të më bojkotojë? Të bëjnë grevë urie?
Unë jam ushqimi për ta. Nuk isha i nxehur.
Doja tu tregoja qëndrimin tim atyre.
Atyre që qëndrojnë pas tyre dhe atyre më lart” – tha Rama.
Cani, lol, je palle k…, por palle k..I lezetshem.
Cani, cfare ben more djale? K/ministri shan, ofendon, injoron koleget e tu dhe ti nga ana tjeter e fton ne emisionin tend?! Mendoja qe periudha ne UT 5 vjet(ne vend te 4 qe shpenzojne studentet kalues) do te kishte bere me te pjekur…