Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në intervistë me gazetarin Arjan Çani në lidhje me çështjen “Tahiri”.
Moderatori i “Zone e Lire” i ka bërë pyetje që kishin lidhje që me kohën kur Tahiri nisi karrierën te Partia Socialiste.
Çani e pyeti nëse ekziston mundësia që Tahiri ta ketë përgjuar vetë Ramën, por ky tha se sipas tij Rama nuk është skuth.
Çani:Përplasjet e Tahiri me kupolën e policisë së Berishës ishin plus për të?
Rama:Pa dyshim që Saimiri ishte nga halat më të mprehta të Saliut në sektorin ku punonin fanatiksat e Saliut.
Çani:A i kërkuar shpjegim Tahirit kur i vunë tritol te farmacia familjes?
Rama:I shpreha keqardhje për atë akt terrorist si dhe fjalët e Berishës se ai e vuri vetë.
Çani:A hetuat mbi Tahirin a po thoshte të vërtetën apo jo mbi farmacinë se që atëherë akuzohej të kishte lidhje me krimin
Po po kishte aq lidhje të forta sa i vuri bombë vetes.
Çani:Kishit dijeni për pajisjet e përgjimet MS Catcher në territorin e Shqipërisë
Rama:S’e kam menduar që Tahiri mund të bëjë përgjime të paligjshme. Tahiri mund të ketë difekte, po kush thotë që është skuth nuk e njeh.
Çani:A keni dyshime se mos ju ka përgjuar Tahiri?
Rama: Është e njëjta përgjigje si më parë.
Çani:Pse e shkarkove Tahiri, nga presioni i Metës apo i ndërkombëtar?
Rama: Presion më bën vetëm Zaho Rama.