Nard Ndoka rikthehet në “origjinë” e filozofon: Edhe Rama po kërkon prova për Sajen

29 Tetor 2017, 20:07Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Nard Ndoka me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka ironizuar me Kryeministrin  Edi Rama  në lidhje me çështjen ‘Tahiri”.

Ndër të tjera shkruan se Edi Rama  po kërkon prova dhe fakte për  Saimir Tahirin , ndërsa sipas tij fakti është  brenda. Me anë të  animacioni ai përshkruan të gjithë situatën e ndodhur në lidhje me këtë çështje brenda PS.

Statusi i plotë i Nard Ndokës:

Fakti është brenda!

Në kohën e Dullës, një familje oficerësh nga Tepelena jetonte në Shkodër. Burri kap gruan në flagrancë me sekretarin e partisë së lagjes. E padit në polici dhe paraqitet në gjykatë.

Gjykatësi e pyet: “Shoku Petrit, na trego rrethanat dhe provat”?

Petriti përgjigjet: “Shoku kryetar, shkova në shtëpi më herët se zakonisht dhe gjeta shokun Xhemal me gruan, në dhomën e gjumit, në krevat, të zhveshur..!

Gjyqtari pyet sërish: “Po mirë, po prova ku është, fakte dua, ku është fakti”?

Petriti mundohet të shpjegohet më qartë: “ishin lakuriq, shoku kryetar, shoku Xhemal ishte sipër”..!

Gjyqtari nuk bindej dhe këmbëngulte akoma: “Prova, fakti ku është”?!

Petriti: “Fakti ishte brenda shoku kryetar”! ?

3 komente në “Nard Ndoka rikthehet në “origjinë” e filozofon: Edhe Rama po kërkon prova për Sajen”

  1. saliu says:

    O Nard Ndoku. Kur do ta kuptosh nje dite se je deputeti me trap qe ekziston ne parlamentin shqiptar.

  2. drini says:

    pse mor gomar ato qe I kan ndodhur babes tend ja delegon tepelenasve .thuaje drejt e jo te transformosh personazhet . xhemali ishte vertet nga tepelena dhe punonte ne degen e brendeshme kurse ai tjetri sqe officer per kete jam I sigurt por nuk bjam I sigurt se ish baba I jot o kar me zile

  3. Adrian says:

    Ky eshte kafsh politike.po kur ben dhe humor…ky eshte vet parodiku..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje