Buxheti 2018, Rrjeti Kombëtar i të Rinjve thirrje Kuvendit: Alokoni fonde specifike për të rinjtë

31 Tetor 2017, 13:35Sociale TEMA

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri shprehet kritik mbi hartimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2018 ku sipas tyre nuk janë parashikuar fondet e nevojshme për të rinjtë.

Përmes një deklarate publike, ata apelojnë ndaj Parlamentit për akordimin e fondeve të veçanta për të rinjtë.

Kërkesa

1. Të alokojnë buxhet specifik, të dedikuar për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë (2015-2020).

2. Qeveria dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të krijojnë një program buxhetor specifik për të rinjtë, brenda buxhetit të Ministrinë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

3. Kuvendi i Shqipërisë së bashku me Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit dhe Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë të organizojnë seanca urgjente dëgjimore me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile, për të analizuar se përse qeveria shqiptare nuk ka planifikuar asnjë financim publik për të rinjtë në Shqipëri.

Mospatja e buxhetit për të rinjtë do të thotë më tepër të rinj të paarsimuar, të rinj që dëshirojnë të emigrojnë, të rinj të varur nga lëndët narkotike dhe rritjen e numrit të krimeve në Shqipëri.

Çdo investim për të rinjtë do të përkthehet në më shumë të rinj të punësuar, në një arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës, në më shumë shërbime miqësore komunitare për të rinjtë, si dhe në rritje të numrit të të rinjve të cilët dëshirojnë të punojnë dhe kontribuojnë për zhvillimin e vendit dhe jo të gjejnë mundësinë e parë për tu larguar!

1 komente në “Buxheti 2018, Rrjeti Kombëtar i të Rinjve thirrje Kuvendit: Alokoni fonde specifike për të rinjtë”

  1. LAJME TE VERTETA says:

    “Alokoni” apo Alkoli apo planifikoni fonde?
    Mesoni shqipen dhe shkruami shqip ne gazetat shqipetare
    Kur fusni ne shkrime te tilla fjale te huaja tregoheni injorant para lexueseve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje