Pas drejtorëve, radhën e ka personeli i burgjeve

31 Tetor 2017, 19:05Kronika TEMA

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, komentoi sot largimin e tetë drejtorëve të shtunën e kaluar teksa tha se nuk ishin aspak të motivuara politikisht.

Nuk ka gjë të motivuar politikisht, por ligjërisht. Sistemi i burgjeve ka burgje dhe paraburgime.

Është një sistem goxha i madh dhe kontrolli i tij nuk është i lehtë”, tha Çuko për Report tv.

Sipas Çukos sistemi i burgjeve në vendin tonë kanë problematika të shumta, një ndër këto është edhe futja  esendeve të ndaluara, e për këtë sipas tij është e domosdoshme që  të bëhet një reformë e plotë edhe në personel.

Është shumë e domosdoshme kryerja e një reforme në personel. Reforma në sistemin e burgjeve janë reforma ligjore.

Dy ligje. I pari ai për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe ligji për policët e burgjeve. Këta kanë nevojë për ndryshime të thella. Shtylla e dytë e reformës është reforma në personel.

Do nisim nga rekrutimi trajnimi mbështetja finaciare dhe ritrajnimi i vazhduar i trajnimit. Këtu ka çaluar shumë puna. Në lidhje me rekrutimet dhe trajnimet.”, u shpreh Çuko.

Ai u shpreh më tej se emërimet në personel, ashtu sikurse edhe për drejtorët, do të bëhet nëpërmjet konkurimit për të shmangur në këtë mënyrë edhe emërmiet politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje