Shpallet fituesi i koncesionit të "Rrugës së Arbrit", ja kompania që do ndërtojë rrugën

31 Tetor 2017, 11:05Ekonomia TEMA

Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP duke shpallur fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik, në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, rrjedhimisht oferta u skualifikua.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të sistemit u konstatua se operatori ekonomik shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishte paraqitur disa dokumente teknike dhe ligjore por nga analizimi i tyre rezultoi se nuk kishte ofertë financiare dhe nuk plotësoheshin kriteret e kërkuara.

Për këtë arsye, komisioni vendosi të skualifikojë operatorin “Alb-Star” sh.p.k.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistem nga operatori ekonomik shoqëria “Gjoka Konstruksion”, rezultoi se ajo kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit.

Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare.

Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore tashmë do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren.

6 komente në “Shpallet fituesi i koncesionit të “Rrugës së Arbrit”, ja kompania që do ndërtojë rrugën”

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Kjo rrug nuk duhet ba shkel e shko,aq ma teper qe ka dhe nji tunel te gjate 3,3 km duhet tregu kujdes sepse aty mund te ndodhin aksidente te tmerrshme.Boni rruge sipas standarteve te kohes,qe te shmankin ne maksimum tragjedite.

  2. Loni says:

    Siguria e para, Jo si rruga e Llogarase, qe nuk ka mbajtese sigurie anash dhe perfundon ne gremine

  3. mirel says:

    Domethene dy kompanite e tjera nuk kishin dokumentet ne rregull, nuk permbushnin kriteret. Ky eshte sqarimi i shpallesit te fituesit.
    Pyetja eshte, si u futen ne konkurim per te ndertuar rrugen kur nuk dine te bejne dokumentet. Kur nuk dine cfare eshte oferta.
    Sipas ketij njoftimi ka patur vetem nje kompani konkuruese, sepse dy te tjerat nuk duhet te ishin paraqitur fare per konkurim.
    Thuaj qe eshte loje e paguar nga ata qe shpallen fituesin e caktuar. Si cdo gje qe behet ketu.

  4. ILIRET says:

    Kompania Alb – Star eshte e shkelqyer ne perpilim dokumentacioni. Por eshte futur ne gare pikerisht per te mos fituar, per te ndihmuar Gjoken.
    Gjoka do t’ja ktheje qoken.
    Ne tenderin e Bajpassyt te Fierit.
    Dhe thone pse nuk behet ky vend.

  5. Life is gamet says:

    O z. Rama hap syte se mos fut lul bashen nr.2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje