Shkarkimi i prefektëve, Rama prezanton emrat e rinj: Ja të emëruarit

1 Nëntor 2017, 16:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e të gjithë prefektëve të qarqeve.

Përmes një Konference për shtyp, Rama tha se janë vlerësuar eksperciencat e të emëruarve të rinj në krye të këtij institucioni.

“Jemi në një fazë të re të procesit qeverisës pas një sërë reformash, në të cilat, ajo administrative-territoriale shënoi çeljen e një kapitulli të ri për nivelin e dytë qeverisës, por edhe për shtetbërjen në Shqipëri. Jemi në çeljen e një faze të re qeverisë me disa sfida themelore, me të cilat lypset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht, si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark.

Nëse do të kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije, në një pozicion letargjik, dhe ndërkohë, dinamika e re e kësaj faze qeverisëse dhe pritshmërie që njerëzit kanë, në këtë fazë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së prefektit”, tha kryeministri Rama.

“Kryeministri Rama u shpreh se prefektët e rinj kanë kaluar në një filtër të imët dhe se kanë eksperiencën e duhur. “Proçesi ka zgjatur për rreth 40 ditë dhe në mënyrë aktive dhe skrupuloze kemi vlerësuar pasi kemi rënë dakord mes vetit për profilin e ri të prefektit, një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë në rezervë. Kemi kaluar në një filtër të imët, duke vlerësuar prefektërt e rinj për formiminin e tyre të lartë profesional, aftësi menaxhuese dhe ekzekutuese”, tha Rama duke treguar edhe kriteret e përzgjedhjes.

Shefi i qeverisë, ka njoftuar se është analizuar me kujdes puna e këtij institucioni dhe të emëruarit e rinj do të jenë:

Prefekt i Kukësit Zenel Kuçana, kolonel në rezervë, ka përballuar edhe krizën e 1999

Prefekt i Dibrës Nexhbedin Shehu, kolonel në rezervë

Prefekt i Shkodrës Cesk Millja, kolonel në rezervë

Prefekt i Lezhës Gjergj Prendi, major në rezervë

Prefekt i Durrësit Roland Nasto kapiten i rangut të parë në rezervë

Prefekt i Elbasanit Maksim Malaj, ish-Gjeneral ish shef i shtabit të Përgjithshëm i FA

Prefekt i Fierit Bakim Bala kolonel në rezervë,

Prefekt i Beratit Railla Dafa kapiten i rangut të parë

Prefekt i Korçës Dhori Spirollari gjeneral brigade ne rezerve

Prefekt i Vlorës Flamur Mamaj me arsim ushtarak e civil në nivelin universitar 

Prefekt i Gjirokastrës Astrit Aliaj kapiten i rangut të parë të forcave detare ne rezerve

Prefekt i Tiranës Suzana Jahollari, e para kolonele ne historinë e FA

8 komente në “Shkarkimi i prefektëve, Rama prezanton emrat e rinj: Ja të emëruarit”

  1. fieraku4u says:

    BAKI CANA PREFEKTI FIERIT….??? E DHJEVE KOMPLET PUNEN ME KETE KOKE TULE O RAME. NA NDEROVE ME SUBASHIN DHE NDREKON, POR ME KETE KOKE TULE E PORDHE FARE.

  2. Jim says:

    Nga te gjithe kete mos kishe vene ate kokeloqen e Saliut Maksim Malajn ndersa me vjen mire per “Sadamin” Zenel kucanen urime

    1. arsen says:

      po ti o cop mishi ku i njef keta njerez qe flet pallavra

  3. Studenti says:

    I urojme suksese prefekteve te rinj dhe kryeministerit I dalte per mbare,,,,por nje gje do e them: gjysma e tyre kane qene hajdute me emer.

  4. Ushtaraku says:

    Qe ve ushtarak mire ben o Edo. Po ka edhe te ndershem dhe me profedionist ish ushtsrak se keta we ke zgjedhur. Ca nga ata kane shkundur ushtrine nga themelet, tani do te te shkundin edhe ty.

  5. janullatos says:

    zenel kucana demokrat ,vellai zenelit cfar nuk ka shkruar kunder te majtes petrit kuca dhe iku ne angli mori letrat si azilant gjasme i persekutuar nga e majta gjepura ai petriti gjithmone ne gazeten me te qelbur ne 55 e fahri balliut ka shkruar me sa duket edi rama ka rjedhur fareeeeee

  6. Palaco mero o cam muti says:

    komentin tim nuk e botove o kelyshi Mero dhe zagaret e tu fshatare..o bajgat e kombit, funderrima fshatare.

  7. Astrit says:

    Po profesor Zaim Kuci ?
    À ha, i drejti, i dituri nuk ka vend ne kete bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje