Disa turistë kanë parë një pamje spektakolare në një zonë në Kinën qendrore ndërsa përpara syve iu dolën disa re që ngjasonin si një ujëvarë.
Pamjet spektakolare të reve të mbledhura në majën e malit që rrëshqisnin poshtë duke krijuar imazhin e një ujëvare janë filmuar në pikën turistike të Shennongjia, e njohur për pyjet dhe malet e saj mahnitëse.
‘Deti i reve’ ka ardhur si rezultat i reshjeve të mëdha dhe dukuria “ujëvarë” shihet rrallë në këtë zonë.
Pamja e pazakontë ka qëndruar rreth 4 orë duke iu dhënë mundësi vizitorëve që ta filmonin dhe fotografonin.
https://www.youtube.com/watch?v=76VIgFV9RmU