Nga Ardian Muhaj
Nuk e mbaj mend, kur jam zgjuar aq i tronditur që në pikë të mëngjesit nga lajmet e ditës së sapozbardhur në media sikur këtë fillim nëntori. Lajmi ishte me të vërtetë i tmerrshëm dhe pasqyrohej në gazetën e parë që zakonisht pasqyrohet në përmbledhjet e shtypit të ditës. Po ashtu, ishte edhe në krye të opinioneve e analizave të ditës dhe kjo e përforcoi edhe më shumë shqetësimin tim për atë lajm të kobshëm që përflitej. Po ashtu, lajmësi nuk ishte një gazetar dosido, por Nikollaq Neranxi, dora vetë, politikan e sipërmarrës tepër, tepër i njohur në Shqipëri.
Bëhej fjalë për gjenocid që po ndodhte në Himarë! Po, po. Në Himarë. As në Mianmar, as në Siri, as në Irak, as në Serbi, por pikërisht në Himarë. E thoshte vetë politikani dhe biznesmeni që furnizon me ushqime tregun shqiptar, madje që në titull: “Në Himarë po ndodh gjenocid. Ndalojeni!”.
Duke sjellë në mendje se të gjitha përkufizimet mbi termin “gjenocid”, përmbajnë në thelb konceptin e vrasjeve dhe masakrave masive me qëllim të qartë zhdukjen e një bashkësie të caktuar, natyrshëm mendja ku nuk të shkon. Ndjesia e parë që të vjen në çaste të tilla, kur merr vesh se në një pjesë të vendit tënd po kryhet gjenocid, është një mëri me veten. Si nuk e kisha ditur dhe si më kishte zënë gjumi në një situatë të tillë? Si mundet njeriu të rrijë indiferent ndaj një kobi të tillë, pa e ndjerë veten sadopak fajtor, thjesht për mosdijen dhe për indiferencën ndaj një tragjedie njerëzore, më e madhja e të gjithave, gjenocidi?
Vetë fakti që bëhej fjalë për Himarën e bënte këtë akoma edhe më të besueshme. Një zonë krejt afër teatrit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Një zonë krejt afër dëshmive të masakrave të banditëve grekë ndaj popullsisë së asaj që ata e quajnë Epir Verior, e bënte të mundshëm një bashkëshoqërim të tillë pamjesh.
A thua grekët që kishin zhdukur nga faqja e dheut popullsitë shqiptare që nga kufiri shtetëror e deri në Peloponez, Atikë, Beoti dhe Eube, që nga Joni në Egje, që kishin kryer masakra mbi shqiptarët që nga brigjet e Adriatikut e deri në brigjet e ishujt e Egjeut, të jenë shfaqur befasishëm në Himarë, për të përsëritur masakrën e Peshkëpisë të vetëm para 20 viteve? Apo ato të kriminelëve grekë në vitin 1914 në Përmet, Korçë, Tepelenë, Kolonjë, Delvinë e Gjirokastër, kur u dogjën e u poqën qindra fshatra dhe ku vetëm në një fshatin e Hormovës u vranë 220 burra, pleq e fëmijë.
Pastaj vetvetiu, kur gjendesh përballë një lajmi të tillë, të shkojnë në mendje pyetje nga më të ndryshmet. Po pse grekët të sulmojnë Himarën e bukur, një grusht fshatrash që nuk i prishin punë askujt? Me njerëz të qetë e punëtorë, shumica gjysëm të braktisur nga të rinjtë dhe gjallërinë më të madhe ia japim njerëzit e moshuar, me rrudha të bekuara në ballë. Megjithatë, fakti që grekët edhe sot e kësaj dite e mohojnë, jo vetëm gjenocidin mbi shqiptarët në Çamëri, që mohojnë ekzistencën e pakicës etnike arvanite, që mohojnë ekzistencën e pakicës etnike shqiptare në Çamëri, tregon se kjo bëhet jo për të mos përsëritur gjenocidin e kaluar, por pikërisht mohimi i tij, mund të ketë si synim përsëritjen e tij. E ku? Në Himarën e bukur. Tmerr!
Pastaj, kur nis e kërkon lajmet nëpër media mbi atë se ç’po ndodh në Himarë për të mësuar se sa viktima ka pasur ndërkohë që ti flije për shtatë palë qejfe, për turpin tënd, ndërkohë që në Himarë ndodhte gjenocid, zbulon se… nuk zbulon asgjë. Natyrisht që çlirohesh nga gjithë ajo tronditje mëngjesore. Shyqyr që nuk ka asnjë viktimë, që të gjithë në Himarë janë shëndoshë e mirë. E po edhe shyqyr që lajmi i dhënë nga zoti Neranxi nuk qenka i vërtetë. Por prapë, të bren dyshimi. Po sikur zoti Neranxi të thotë të vërtetën dhe lajmet të mos e thonë? Po sikur vlonjatët të jenë duke pritur refugjatët himariotë në shtëpitë e tyre që i kanë shpëtuar gjenocidit grek, ashtu siç pritën shqiptarët e Kosovës që i shpëtuan gjenocidit serb ca vite më herët?
Gjithçka davaritet e qartësohet, kur merr gazetën dhe lexon vetë lajmin e lajmësit Neranxi. E kupton se sipërmarrësi-politikan ka ngatëruar me sa duket ditën e shtrigave me ditën e rrenave. Ka shkruar më 1 nëntor një artikull që është i denjë vetëm për 1 prill.
Sipas planit urbanistik që zvarritet tërkuzë vetëm këtu, ndërkohë që të gjitha qytetet shqiptare janë bërë lëmsh, janë rreth 80 objekte biznesi kryesisht që do të shemben në total. E gjitha kjo bëhet për një shëtitore, pra jo për pallate me jabanxhinj. Një pjesë e banorëve, megjithatë e kanë kundërshtuar projektin dhe siç është bërë zakon kane dalë me flamuj grekë, natyrisht për të sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare. Megjithatë, deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese, por dhe një karburant. Po të krahasosh mjerimin e banorëve të Shkozës me llastimin e neranxëve të Himarës e kupton se po bëhet zhurmë e stërmadhe për një koçimare.
Gjenocid pa viktima, pa refugjatë, pa shpërngulje, pa krisma, vetëm një Neranxi mund t’i shkojë mendja ta quajë. Madje të bëjë thirrje edhe që ta ndalojmë. Si do i quante Neranxi dhjetra mijëra viktimat shqiptare në Kosovë, qindra mijëra të shpërngulurit shqiptarë nga Kosova, dhjetëra mijëra të vrarët e të masakruarit nga grekët në Çamëri e në jug të Shqipërisë gjatë shekullit të kaluar? Madje, e deformon edhe kuptimin e “gjenocidit”, të fjalës më të tmerrshme që mund të dëgjojë njeriu, për pak vëmendje apo për asgjë. Përmes këtij deformimi kuptimor absurd, zoti Neranxi fyen viktimat e gjenocideve anekënd botës dhe përgjatë krejt historisë.
Je teper i sakte , ne gjithe sa thua , z.gazetar , por njerez plehra si puna e
Nerenxit , nxiten e ushqehen jo vetem nga Athina , por me teper nga
ustashi fashist i Vicidolit , me nje taborr llumrash e funderinash , si puna
e Tritan Preshit , apo Lulezimes qe vrau e masakroi shqiptaret diten ne
dreke , vegla qorre te agjentures serbe e greke . Eshte per kete arsye , qe
shqiptaret kane alergji , vetem kur degjojne emrin Janullatos – S.Berisha !
Kam 2 vjet qe i kam bojkotuar prodhimet Neranxi. Ju ftoj te gjitheve ta beni.
Jo per arsyen se eshte progrek, se e drejta e tij eshte dhe ka biznesmen edhe me te medhenj se ai qe jane pro-Greqise, por per faktin e thjeshte qe eshte nje super maskara i ndryre dhe me ndryresite e tij kerkon te fus dy shtete ne sherr.
BEN ZHURME QE TE TERHEQE VEMENDJEN DUKE TENTUAR TE DEVIJOJE SHE TE DEFORMOJE.TE VERTETEN E ASAJ QE PO NDODH.
KESAJ I THONE U MBARS MALI E POLLI NJE MI.
NIKOLLAQ NERANXI I BIE KLARINETES AVAZIN E SE CILES E KOMPOZOJNE QARQE TE CAKTUARA GREKE.
KY I LESHTE OSE ESHTE MIOP DHE NUK E DALLON DOT LOJEN QE LUAJNE ATA QE ENDIN POLITIKEN PERCARESE TE GREQISE NE HIMARE OSE I SHERBEN ME AQ ZELK KESAJ POLITIKE SAQE LIDHET ME ZINXHIR SIKUR ESHTE NE MESJETE
KY ESHTE NJE SPEKTAKEL PER TE BERE MIZEN BUALL NDERKOHE QE CDO TENTATIVE PER TE KRIJUAR AMPLIFIKUAR APO HIPERBOLIZUAR SITUATEN KA PERENDUAR NJEHERE E PERGJITHMONE DHE DO TE DESHTOJE ME TURP.
vrases seriale, trafikante droge e qeniesh njerezore, bandite te te gjitha llojeve , tutore prostitutash dhe prostituta , isis_te te kthyer me bisht ne shale e tanga ne koke, erdoganiste , legene, idiote , maskarenj, bythlepires , inpotente mendore e seksuale qe jeni krenare qe te tjeret ju pallojne grate, gazetare te paguar nga keta me siper ju jeni realisht baza e rilindjes se edi rames, ju jeni realisht llumi i cdo koncepti te nje shoqerie europiane .
gazetaruc a shkrues halesh , qe patjeter nga mbiemri duhet te jesh cam
po te them ca te verteta per himariotet qe jane ne te vertete baza e urejtjes tuaj , pasi ju perballe tyre ne rastin me te mire jeni thjesht llum, jeni qenie qe cdo qytetar europian minimalisht do ju perbuzte.
Himariotet ne historine e tyre nuk kane vrare asnjehere, kurre asnje shqiptar , mbi baza etnike apo fetare, e kunderta eshte e vertete.
ndersa camet jo njehere po disa here kane vrare komshinjte e tyre greke , po edhe shqiptare mbi baza etnike po me shume fetare.
himariotet ne te gjithe luftrat qe shqiptaret kane bere kunder te gjithe pushtuesve kane qene krah tyre qe nga turqit deri te gjermanet, ndersa camet jo . camet kane qene gjithmone bashkepuntore te hapur te zellshem te te gjithe pushtuesve.
himariotet humanizmin e kane pjese te kultures se tyre dhe moralin gjithashtu.
kur greket i debuan camet himariotet nuk u ndikuan po i priten i mbajten dhe riten camet qe kaluan andej, kurse ti dhe ju ne nje moment qe mendoni se himariotet po goditen po persekuteohen keni kaq shume gezim ne syte dhe shkrimet tuaja qe duket se beni ate qe dini te beni me mire pabesine.
himariotet nuk i kane shtrire kurre doren askujt , as nuk i kane vjedhur kurre asnje cm toke askujt , kane jetuar gjithmone me dinjitet ne ate toke qe ju ka dhene zoti, ndersa e kunderta eshte e vertete .
keto me siper jane vyrtyet e himarioteve qe ju perballe tyre e shihni veten ca llumi jeni dhe per fajin tuaj jo te himarioteve
mjere ju .
himara ka histori te pakten 5000 vjecare dhe ka pare shume te kalojne te duan te qendrojne ne himare te gjithe kane ikur me bisht ne shale ose kane lene kockat atje e jo me nje njeri i vogel nja bandit ordiner nje trafikant dhe perdorues droge si edi rama.
e verteta eshte se sulmi ndaj himares dhe himarioteve nga banda e rilindjes dhe llumi qe e mbeshtet e ka mbushur kupen.
une nuk e di si do shkojne punet se nuk jam profet , po nje gje e kam te sigurt o gazetar halesh dhe hashashi.
po te isha si ti nuk do isha shume i gezuar. historia eshte mesuesi me i mire per njerez si ti.
IK MOR NERANXI, IK MOR QEN ME LESH, VAR NJE GUR TEK ZINGJIRET DHE HIDHU NE DET MOR PLEHRE,,,,,,C’JANE KETA NJEREZ TE SHEMTUAR QE DUAN VETEM TE SHEMTOJNE BREGDETIN ME NDERTIMET PA LEJE DHE TE SHEMTUARA,,,VAZHDO EDI RAMA PRISHJA SHTEPITE E HIMARES SE I KANE PA LEJE DHE JO NE TOKE TE TYRE,,,KU E KE TAPINE I PYET SHKRELI,,,NUK E KAM POR E DI QE ESHTE E IMJA SE MA KA LENE STERGJYSHI../ NE HIMARE DUHEN NDERTUAR RESORTE TE BUKURA SI GREEN COAST NE PALASE..///
Ne Vitet ’65 – ’75 kam punuar ne Berat (Polican). Kam njohur nje Burr te Nderuar e te Respektuar: VASIL NERANXI ! Me sa lexoj e degjoj , Ky “Palikari” Nikollaq duhet te jete “Jashte QITJE” e te Nderuarit Vasil NERANXI !!!
Po ik ore gazekara se na cate trapin. Sa zell keni per tu marr me himaren e himariotet..
po merren me himariotet se jane kurva,
LUL SALI I NENES…
KE TE QAJE ME PARE !?
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Lul Sali nenes
Ke te qaj me pare
Lul Xen Gerdecin !?
A cadren e care!?
Otranton Athines
E rrenuat shtetin
Nafte e arme Shkines
Shqiperine ne trotuare
Me impunitetin !
E shitet Atdheun
E fiket miletin
Mushamaja grisur
I kercasin trare
Themelet i tunden
Mbi gjak te pathare!
Kulmin ne Gerdec
Rrenjet 21 janar !
Banda ne panik
Duart me gjak lare
Zeri u eshte cjerre
Mbi te hapur varre!
Kurr nuk ka mbetur
Reforma ne Drejtesi
U ka kallur daten
Vetingu filloi
Tu japi mandaten
Kurre nuk ka mbetur
Gjak I dlire pa marre
Ameriken kunder
Dhe Evropen mbare
Nuk u ngelet askush
As per tu qare
Cadra juaj e krimit
Do u behet varre !
Eshte nje komentues himariot qe shan Camet dhe lavderon Himariotet.????
Si te Camet ashtu dhe te Himariotet ka njerez te mire dhe te keqinj.Por harron komentuesi himariot ,qe Camet jane te masakrauar dhe te persekutuar dhe ju o spurthjak himariot perpiqesh ta krahasosh genocidin anticam me shembjen e ca mureve e ferrave ne mes te qytetit Himare.
Urtejtje per himariotet ???Per per cfare ???.Se u pelqen te quhen greke. ??Po kujt i plasi ??.Vetshpalluni si te doni ,paliKARA dhe dopiopaliKARA.Vetem nje gje mos harroni ….TOKA ESHTE SHQIPTARE.Jane shembur 4000 objekte ne Shqiperi.Nuk u ndje Greqia.Vetem 4 ne Himare dhe aktivizohet idiotizmi djallezor Grek.
KETU ESHTE TOKE SHQIPTARE DHE QEVERIA SHQIPTARE DO ZBATOJ PROGRAME ZHVILLIMI SI TI DOJE TRAPI ASAJ PA PYETUR FARE PER KARIPIDHAT GREKE.
Mjafton qe banoreve himariot tu behet demshperblimi sipas rregullave.
Sa per kete burrecin palaco Netanxi…..MOS JA BLINI PRODUKTET KETIJ KARAGJOZI HIMARIOT.BOJKOT KETIJ PUSHTI QE HA BUKEN E SHQIPERISE DHE BEN SPIUNIN E GREQISE.
Pse Marin Memes i ndalohet hyrja ne Greqine “Demokratike” dhe ketij Pushti i lejohet helmi antishqiptare ne Shqiperine jo Demokratike ,sipas qirjeve grekr.
o yll bote
toka eshte e himarioteve ( nuk eshte as e cameve as e labeve as e mirditoreve eshte e himarioteve) , shteti ne te cilen ndodhet kjo toke eshte shqiperia
nuk e di ne e kupton diferencen???????
vertet ne shqiperi jane prishur mijra ndertime, PO ATO KANE QENE EDHE PA LEJE EDHE NE TOKE TE XANUN O DRU ME PRE.
ne himare edhe toka eshte e atyre qe protestojne edhe ndertimet jane disa qindra vjecare ( apo duhet te merin leje para 200 vjetesh te edi rama)
nuk e di edhe ne kete rast ne e kupton diferencen???????
dhe e fundit nuk e di per cilin e ke fjalen qe po te shan camet ,se ai me siper ne asnje fjale nuk ka ofenduar camet , thjesht thote ca te verteta dhe nese te vertetat per ty jane ofendime eshte problemi jot.
nuk e di nese edhe ne kete rast e kupton diferencen?????
Gjejeni nje vinç e ngrijeni vertete ate zinxhire, e te mos bejne sikur ca hajdute e maskarej, te mbeshtetur nga spiunet berishiane.