Balla zbulon arsyen pse Berisha sulmon ish-kryeministrin rumun Ponta

2 Nëntor 2017, 15:58Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me akuzat ndaj ish-kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se “për fat të keq, një ish-kryeministër apo një ish- ministër i Jashtëm përdorin emrat e autoriteteve të vendeve të tjera për hesape të baltës së tyre brenda Shqipërisë”.

“Sali nuk të kam kthyer kurrë përgjigje për ish-kryeministrin rumun, Viktor Ponta, të cilin fati e ka bërë të jetë miku im i shkollës, fati e ka bëre që të ishte kryeministër i Rumanisë për një kohë të gjatë. Ishte i vetmi kryeministër i Rumanisë që vendosi të njihte Kosovën.

Ka ardhur dhe në Tiranë, ka bërë të njënjtën gjë dhe në Bukuresht, ka bërë të njënjtën gjë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë me të gjitha autoritetet kosovare”, theksoi Balla.

Gjithashtu, Balla i bëri thirrje Berishës të heqë dorë nga sulmet personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje