SHISH, një intrigë ndërkombëtare

2 Nëntor 2017, 14:32Politika TEMA

Nga Mentor Nazarko

Çështja e ndërrimit të drejtorit të SHISH-it vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura në vend.

Duke qenë se ende nuk janë përvijuar të gjitha pistat për këtë zhvillim, konsideroj se ka vend që të dritësohen edhe disa gjëra nga një shikim më ndryshe.

Në gjykimin tim, ka një moment përcaktues, i cili përkon me këtë zëvendësim, që zhdavarit pikëpyetjen e madhe.

Përtej pandehmave se kjo mund të kishte lidhje me rastin ndaj ish-ministrit Tahiri, zëvendësimi i z.Ajazi duhet parë në dritën e një procesi të gjerë, siç është vetting-u.

Dihet fare mirë se Shërbimi Informativ Shqiptar, për shkak të pozicionit strategjik të vendit, ka një rëndësi ndërkombëtare (duke qenë se ai është leva kryesore e sigurisë së vendit që i është bashkuar luftës globale kundër terrorizmit).

Në këtë kuptim, SHISH ka qenë gjallërisht i përfshirë në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Duke qenë se një pjesë e shënueshme e aktivitetit të tij është e përqendruar pikërisht në këtë domen sfidues, ka arsye të besohet se ai bashkërendohet nga ekspertë të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe në aspektin financiar. Madje, financimet amerikane mund të thuhet se janë më të mëdha sesa fondet që merr SHISH-i nga kanalet zyrtare të shtetit.

Ndërrimi i drejtorit të SHISH-it i kapërcen kufizat thjesht të Shqipërisë, dhe ndërkallet në një përmasë ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, zëvendësimi i tij s’duhet parë si një pazar i rëndomtë brenda politikës shqiptare.

Megjithëse presidenti e kryeministri mund të kenë përpjesën e tyre në këtë mes, është e qartë se ka qenë një forcë shtytëse madhore që të ndodhë ky zëvendësim.

Dhe intrasigjenca amerikane përbën një rrethanë fatlume që ky akt të ndodhë pa mëritë, zënkat dhe mospajtimet e zakonshme shqiptare. Ndonëse nuk jemi në dijeni nëse ka pasur trysni për këtë largim, jemi të prirur të besojmë se edhe vetë z.Ajazi mund të ketë qenë i motivuar për një gjë të tillë, veçmas tash kur po tringëllijnë tik-taket e procesit të vetting-ut.

Dhe në këtë proces, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po tregojnë seriozitetin maksimal, i cili, nëse shkon mbroth mund të bëhet modeli shqiptar që do të shërbejë si shembull për rajonin.

Çështja e vetting-ut është po ashtu ndërkombëtare, dhe pikërisht ky është çelësi që shpjegon pse zëvendësimi i kreut të SHISH-it fiton një rëndësi të patjetërsueshme.

Në supet e këtij institucioni do të bjerë barra e shqyrtimit me ‘lupë’ të karrierës së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që përbëjnë sistemin e drejtësisë në vend.

Në një situtatë të tillë, është e lejuar të mendohet që në pozitën e mbetur bosh të vijë dikush që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Dhe kur SHISH-i do të jetë në rolin e purifikuesit të bartësve të drejtësisë, bëhet e kuptueshme që për z.Ajazi ishte e vështirë të ishte një pikë referimi përballë një trumbe gjyqtarësh e prokurorësh, apo një ‘perandorie’ funksionarësh që identifikohen me anën e keqe të sistemit.

Thënë më përmbledhtas, ky është leximi im i gjithë kësaj situate të krijuar, dhe është e pamundur që të mos ketë një psherëtimë lehtësimi që fuqitë e vendit nuk do të bjerren në kriza të panevojshme.

Dhe ky mirëkuptim mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, pavarësisht nëse ishte i çiltër apo shtihan, duket ta ketë mërzitur zotin Berisha.

Ky i fundit, me një protagonizëm të panevojshëm, është përfshirë në çështjen e largimit të z.Ajazi. Por mpleksja e Berishës do të thotë vetëm kompromentim i Ajazit dhe asgjë më shumë, por edhe shkas për shpërthimin e dyshimeve nëse ata mund të kenë pasur lidhje të mëparshme.

Megjithatë, gëzon fakti që po i vihet ‘kufiri te thana’ politikës në raport me SHISH-in, dhe ky i fundit po bëhet një ledh apolitik, sine qua non, për mbrothësinë e tij në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Me një lëvizje të tillë, SHISH po mbetet apolitik, ndonëse kryeministri me pushtetin e madh politik mund të gjakojë që ta shtjerë në dorë.

Në fund të fundit, SHISH është çështje ndërkombëtare që kapërcen marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet mes krerëve tanë politikë dhe institucionalë.

Gëzimi i Berishës për këtë do të duhej të ishte më i madh sesa dëshpërimi për largimin e Ajazit apo se Rama dhe Meta po i qasen njëri-tjetrit pa acarimet e mëhershme. Mirëkuptimi mes tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe afrim mes PS-së dhe LSI-së…/konica.al/

SHISH, një intrigë ndërkombëtare

4 komente në “SHISH, një intrigë ndërkombëtare”

  1. Alban Dega says:

    PEROITJET E FUNDIT PER JETE A VDEKJE TE
    KORPORATES SE KRIMIT POLITIK DHE KORRUPSIONIT EKONOMIKO FINANCIAR TE SALI BERISHES !

    Nuk dine cfare bejne te shkretet !
    Zot falua mekatet ne sketerre !

    Elegji me curle e cifteli

    O SALI MURTAJA…
    E KAMIKAZET E TIJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    O moj Tropoje
    O moj Hyjni !
    Kush te ka qite
    me krye ne hi
    Sali Karaxhici…
    kamikazet e tij
    Rrenoi e percelloi
    mbare kete Malesi
    Flake e zjarr i vuri
    Nenemadhes Shqiperi
    “O mori Serbi
    Une gardhin ta prisha
    Se mue me thone
    O Sali Rame Berisha !
    Prisha gardhin
    Kufijte e Shqiperise
    Dyer e dritare u hapa
    hordhive te Serbise
    Arme e nafte plot
    Per nenen Serbi
    Zhbeme se bashku
    Shtetin Shqiperi !
    Otranto i dhash
    Une vet Kalit te Trojes
    Se kam qene dhe mbetem
    Toptani i Tropojes
    Vrases I Shqiperise
    dhe moter Kosoves “
    Se per karrike
    Para e pushtet
    E shkerdhen e vret
    Dhe nenen e vet !
    Nuk kurseva as
    Azem … Arbenin
    Une per kolttuk
    vras edhe Shkelzenin!
    Se mua me thone
    o Sali Berisha
    Jam jo vetem ujku…
    por edhe vet Bisha!
    Sa te jem une gjalle
    Nuk ua ndali flaken
    Me tub ne sume
    Kam gatue nafaken
    Se nuk mban me uje pilafi
    Nuk me thone mua kot
    o Sali Kadafi !
    Nuk kam linde rastesisht
    Une tek Doli Vici !
    Nga kemba tek koka
    pjelle Miloshevici
    Ndaj s’me therrasin kot
    Sali Karaxhici !
    Kujtdo punon per Shqiperi
    Une flaken atij
    Nuk le pa ia shti !
    o me plumba
    me balte o sajime
    Se Serbi eshte
    Babe nena ime!
    Serbi nena…
    Serbi edhe gruaja
    Jemi vetem nje
    si mishi e thuja !
    Sa te jem gjalle
    E sa te marr fryme
    tym edhe flake
    do ta bej Shqiperine
    Sa te frymoj
    Dhe ne tjetren jete
    Vec tym e flake
    Shqiperia do kete !
    Sherr Berishe jam
    edhe kam me vdeke
    Edhe ne lum kur mbytemi
    Ne shkojna perpjete !
    Mbrapshtana se gjalli
    Ters dhe per se vdekuri
    sherre e potera
    Prej nesh kalbet
    edhe hekuri !
    Thike mbas shpine Kosoves
    Babe e Nane-
    Kam Pashic Vojvoden !
    Napalm i hedh Vlores
    2 Prill e.bej Shkodren !
    Edhe ne vdekje
    une shkoj buzagaz
    Se le mbrapa
    mijera Kamikaze !
    Ne buze Shqiperise
    une i ngri gaz !!!
    O Tropoje ime
    o mori Hyjni
    Kush te qiti
    me krye ne hi!
    Te rreni me ceka
    E me luge prej Ari
    Ishe Shojzovalle
    Te beri Kandahari !
    Ishe Zane Mali
    Te coi ne buze varri !
    Vet Sali Berisha
    eshte emri i tij
    Fatkeqesi mallkim
    Ish e mbet per Ty
    Ne bese e preu
    E tradhetoi Kosoven
    Me banden e tij
    Po e than Valbonen!
    Katrahure rrenim
    per Nenen Shqiperi !
    Per 700 breza
    u shofte farà e tij !
    Si nip Berishe
    Per mua je Daja
    Ne jete te jeteve
    Per cdo shqiptar
    Ti me kamikazet
    je Sali Domllaja
    Emri yt i plote
    eshte Sali Murtaja !

  2. Qytetari says:

    Ishalla kere radhe Amerika dhe EU e kane seriozisht me kete Vetingun, e duhet ti hyjne me themeli i thote populli, se keta rrospit politikane e cfar kap sistemi i drejtesise, me sali kriminelin ne krye, jane bere miliardera e ja kane kaluar edhe Trampit per pasuri. Keta qe nuk kishin breke ne bythe, e qe fshinin bythen me copa gazetash, tani nuk dine se c’pasuri kane, prandaj tu verifikohen pasurite deri ne qindarken e fundit.

  3. loni qami says:

    haha shqiperia vend strategjik ,keshtu thoshte edhe Enveri por e lane ne meshire te fatit sepse as qe ja kishin nevojen.Shqiperia eshte e frikshme sepse eshte vend mysliman dhe jo sepse eshte strategjik.

  4. luanhamiti says:

    Te gjithe versulen per spekulimin e motiveve. Mendoj se nje gje te tille i ben dem vet Institucionit te SHISH-it dhe Shqiperise me gjeresisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje