Zv/ministri i Infrastrukturës: Hapen në Himarë sportelet për regjistrimin e pronave

2 Nëntor 2017, 13:18Politika TEMA

Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli tha se këtë të enjte do të hapen në Himarë, sportelet për regjistrimin e pronave.

I ftuar në studion e  emisionit“Arena”, Shkreli gjithashtu tha se këto sportele do të hapen në orën 10:00, me qëllim që të inkurajojnë banorët e Himarës që nuk kanë pronat e regjistruara t’i sjellin dokumentet.

 “Ajo që ne thamë në Himarë herën e fundit ishte fakti që meqë themi se kontesti për ndërhyrjen urbane në shëtitoren e Himarës, rinxori edhe njëherë në pah çështjen e vonesës së hedhjes në sistem të pronave të Himarës, dhe fakti që nesër në orën 10:00 hapen sportelet, që vijnë nga qeveria qendrore më Himarë për t’i inkurajuar njerëzit, që ata që nuk i kanë pronat e regjistruara t’i sjellin dokumentet dhe të përshpejtohet procesi i regjistrimit.

I gjithë ky segment që preket nga ndërhyrja urbane do të shërbejë si pilot dhe me të njëjtat procedura dhe mënyra që i kthehet prona këtyre njerëzve të bëhet në shkallë bashkie të Himarës”, tha Shkreli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje