Rama-Bashës: Je i vetmi shqiptar që ke firmosur shitjen e një pjese të Shqipërisë (detit)

2 Nëntor 2017, 12:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kreun e PD-së Basha nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se është i vetmi politikan Shqiptar në këto 27 vjet që ka firmosur shitjen e një pjese të Shqipërisë.

“Të bësh pyetje ty Lulzim jashtë programit të gramafonit është si ti kërkosh një xhuboksi një këngë që nuk e ka të regjistruar. Je një gramafon taman si ajo ‘la voce del padrone’. Çfarë donte PD dje në Himarë.

Unë nuk mendoj që ju jeni anti-kombëtarë dhe anti- shqiptarë, por ju jeni thjesht ca njerëz që nuk mbani përgjegjësi.

PD sot duhet tu shpjegojë shqiptarëve, cilat shkelje ka bërë qeveria shqiptare në Himarë në raport me ligjet e vendit dhe në funksion të një projekti si qindra të tjerë në të gjithë vendin.

Pse iu bashkuat një kori të ngritur mbi të pavërteta. Çfarë është Himara për PD-në?

Nuk i numerova fyerjet vulgare, nuk shaj dhe nuk fyej, askujt nuk i kam thene as kriminel, se nga budallalleku do i marrin per te verteta.

Pyetjes nuk i shmangesh dot, i referohesh te shkuares kush do procedohet, te jeni te qete, kete do e vere ne vend drejtesia e re qe do te linde doni apo nuk doni ju, si rezultat i reformes dhe vetingut, ketu do jemi edhe do shikojme. 

Jeni ju qe keni firmen ne dhenien e nje pjese deti, e ke ne vendimin e Kushtetueses. 

Pse u shfaqët dje në Himarë, këtu jetojmë, shqiptarët e ndjekin jetën politike dhe nuk ka shqiptarë që nuk e di se ne kemi problem me fqinjët, dialog të vështirë me fqinjët, jemi angazhuar si shqiptarë që mbrojmë interesin tonë dhe jo si njerëz që hyjnë në pazar.

12 komente në “Rama-Bashës: Je i vetmi shqiptar që ke firmosur shitjen e një pjese të Shqipërisë (detit)”

  1. Marku says:

    Fakt I pamohueshem.

  2. ela says:

    Fakt, gjerat duhen thene mbi fakte dhe ashtu sic jane ,bravo te madhe EDIT,qe u kerkoi pse cfar duan me agimin e arte ?jane spiuna te grekut

  3. Kuq e zi says:

    Meqe ra fjala per vetingun
    Crare parashikon ai per tradhti te larte ndaj atdheut?
    Shpresojme ne nje kopje te ligjit amerikan

  4. Boston says:

    Shume e sakte. Bravo Edi.

  5. analisti says:

    dhe mbi te gjitha cuan Mulin nga Kuksi tu vinte ne ndihme Neraxit dhe Dules nga Greqia. kjo tregon se nga veriu ne jug shqiptaret jane nje kru vjen puan per ceshtjen kombetare te Geqise

  6. Fori says:

    Z.Rama. Harruat edhe Ahmet Zogun. Cfare duhet te besh qe te quhesh dhe denohesh si tradhetar i atdheut ?

  7. shqiptari nga Shqiperia says:

    Nuk eshte vetem deti , arsyeja pse shkon Luli ne Himare , por ka akoma keste te mara prej tyre ( grekeve) dhe te papaguara , nuk ka ti ktheje dhe ben mbrojtesin e himarioteve qe te shikojne fqinjte qe ja ” e kemi akoma gjalle veglen , a o alauli o i mjere , posht e me posht bie o qen e bir qeni , futeni ne burg ndyresiren , pale kerkon dhe llogari dhe akuzon , kush?? Luli …… e pik e zeze

  8. Aleko says:

    Nje grusht kriminelesh ne opozite po I sjellin dem te madhe shqiperise , sepse keto mostra po mbeshtesin axhenden nacional shoviniste te athines ndaj shqiperise.Kryeministri ka te drejte dhe duhet te qendroje forte , te mos terhiqet se ne rast terheqje greqia do shtoje kerkesat ne dem te shqiperise.Shqipetaret te mbeshtesin kryeministrein ne kete rast …te gjithe pa pejashtim…Eshte ceshtje kombetare.

  9. LORA says:

    Une nuk mendoj se ju jeni anti-kombetare dhe anti-shqiptare,thote Kryeministri Rama !!!!!!
    Nga meshira per nahijen kusaro-kriminale-puthadore shqup-se e thote ?
    Ata ,ne 27 vjetet e fundit, I kane rekordet te mbushura plot e perplot me antishqiptarizem dhe antikombetarizem ,,,,,zoti Kryeminister.Himara eshte vetem njeri prej akteve te tyre antikombetare.
    Vargjet e Pashko Vases,-O moj Shqypni,e mjera Shqypni,
    Kush te ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nji zoje e rande,
    Burrat e dheut t’thirrshin Nane,-duket se jane shkrojtur ekskluzivisht per nahijen shqup-se.

  10. Meti says:

    Jo !!! eshte Ahmet Zogu satrapi perpara tij. nje m jane te dy.

  11. Llazar says:

    E verteta u qendron si gur mbi koke. Nuk do vonoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje