Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt tha se autoritetet shqiptare duhet të shqyrtojnë mundësitë e politikave për identifikimin elektronik të zgjedhëve.
Në një aktivitet të zhvilluar në KQZ, Borchardt tha se praktika më e mirë ndërkombëtare është ajo e teknologjisë që nuk bazohet tek interenti.
“ Autoritetet shqiptare duhet të shqyrtojnë me kujdes të gjitha mundësitë e politikave për identifikimin elektroinike të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik. Praktikat e mira ndërkombëtare tregojnë se teknologjitë që nuk bazohen në internet janë më të parapëlqyera dhe më të realizueshme.
Hakerat e kanë më të vështirë të sulmojnë këto lloj teknologjsh. Futja e teknologjive të reja elektronike të votimit kërkon kohë. Nevojitet patjetër organizimi i një projketi pilot mbase në një numër të caktuar bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Praktikat më të mira tregojnë se edhe futja e teknologjive të reja të votimit kërkon kohë për zhvillimin e studimeve të fizibilitetit, për planifikimin, edukimin e zgjedhësve dhe ndërtimin e besimit të publikut.
Për këtë qëllim OSBE do të organizojë një konferencë të nivelti të lartë mbi teknoligjitë e reja të votimit më 13 dhjetor në Tiranë.
Konferenca do të orfojë hollësi rreth praktikave të mira ndëkrombëtare. Rekomandimet dhe përfundimet do ti propozohen kuvendit të Shqipërisë,” u shpreh Bernd Borchardt.
futja e votimin elektronik eshte thjeshte nji produkt manipulimi .
ai mundet te aplikohet vetem ne shtete te nji niveli te larte sigurie-zhvillimi-kulture e ndergjegje qytetare ,por asnjiher ne shtete si shqiperia –
ku mundet me fitu mbas manipulimit te atyre mafiozeve qe rrijne pas elektronikes,
edhe nji party e formuar ne shqiperi nga jo shqiptare ,si psh te formohej nji parti e xhihadisteve ,arabe qe ndodhen ne shqiperi .
imagjinon i se cfar pasojash mundet me u perball ai popull .drejt zhdukjes totale .
dhe ky tipi ose te tjere e hedhin kte shashke ne loje ,sigurishte per kte .ne fund te fundit
qellimi te huajve ne rang ambasadash etj org.mafioze me fasade Mike ,jane per te njejtin qellime aty . per te shpejtuar zhdukjen e atij vendi