INTERPELANCA/ Braçe i "përvishet" qeverisë, ngre shqetësimet e fermerëve: Në bujqësi po të punosh nuk fiton. Ja përgjigja e Peleshit

2 Nëntor 2017, 10:26Politika TEMA

Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën që deputeti Erjon Braçe ka kërkuar me ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi.

Në fjalën e tij Braçe shprehu shqetësimin se në Shqipëri nuk e bën malli çmimin, por çmimi mallin.

AI theksoi se tregtari abuzon në kurriz të bujqëve.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi tha se qeveria ka marrë të gjitha masat për një politikë të mirë që mbshtet fermerin.

“Arsyeja që ju kam thirrur në interpelancë lidhet me punën tuaj dhe të mijëra bujqë

Bujqësia vazhdon të mbajë një peshë shumë të madhe në PBB 22%, por njëherësh është edhe sketori që se më punë pjesën më të madhe të shqiptarëve, kryesisht banorë të fshatrave.

Po, ka mes atyre që merren sot me bujqësi që po e kthejnë punën me takon në një sipërmarrje ekonomike, por këta mbeten shumë pak.

Interesi i tyre janë cmimit i produkteve që ata prodhojnë. Si rregull në treg malli e bën cmimin pastaj vepron tek kërkesa dhe oferta. Por tek ne ku nuk ka tregje, është cmimi ai që po bën mallin.

Nëse bujku nuk fiton një sezon, apo në sezonin e dytë për shkak të cmimeve ai nuk e prodhon më atë produkt.  Pazari është magjia e vetme që funksionin në këtë vend.

Ata që grumbullojnë vecanrërisht këta që tregtojnë, ata që nuk fitojnë janë bujqit, ka një aryse i deytrojnë të shesin nën kosto.

Këto çmime po bëjnë që në këtë vend në bujqësi po të punosh nuk fiton, por akoma më keq, po të investosh paratë e tua i humb edhe ato.

Investitorët më të mëdhenj sot në bujqësi janë emigrantët. Po të shkosh njëherë në fshat dhe të rrish nuk duhet të shkosh në Hauard për ta kuptuar.

Çmimet po i  hanë këto para. Njërëzit po shpenzojnë kursimet e tyre për të prodhuar në bujqësi dhe blektori,” nënvizoi Braçe. 

Fill pas këtyre deklaratave mori fjalën ministri Niko Peleshi.

Së pari jemi duke punuar  për përkufizimin e fermës dhe ffermerit dhe duke bërë një ndarje të qartë mes fermerit fermer dhe fermerit kopshtar i cili nuk i siguron të ardhurat nga bujqësia, por nga ekonomitë jo bujqësore në fshat.

Ne do të fillojmë të rindërtojmë politikat e mbështetjes së fshatit.

Politika e deritanishme me gjithë përmirësimin e 4  viteve të fundit nuk ka shpëtuar nga thermimi i fondeve pa një politikë të zgjuar.

Kjo ka bërë që edhe impakti të mos jetë i duhuri. Rritja e eksporeteve krahasuar me 2013, janë produkte të një politike më të mire se në të kaluarën.

Viti 2018 do të jetë viti kur kjo qasje do të ndryshojë në kuptimin e raportit mes nevojave për financim dhe burimeve të financimit. Në 2018 kam frikë se do të përballemi me një realitet tjetër, ku mundësitë do të jenë më të mëdha sesa nevojat për shkak të programit të BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ky program është  93 mln euro, cështja është a kemi ne fuqi, kapacitete që fermeri ti përthithë ato.

Sfida jonë është konkurueshmëria sëpari. Domatet tona shiten 70% më lire në BE sesa partnret e tjerë të BE shesin në të. Bostani shtiet 50% më lire, gështenja 40% më lirë. Pra nuk është e cmimeve të larta, por janë disa cështje të tjera që ndikojnë,” u shpreh Peleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje