Edhe pse Athina zyrtare ka ulur tonet për Himarën, madje ka pranuar shembjet e kryera për qëllime urbanistike, duke vënë si kusht vetëm kompensimin e plotë të atyre që iu është cenuar prona, këtë qëndrim nuk e ka opozita greke.
Ajo ka ngritur zërin me po të njëjtat pretendime, se aty po shkelen të drejtat e minoritetit grek.
Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që çështjën ta marrë në dorë Brukseli. Ai i ka dërguar një letër eurokomisionerit Hahn, duke kërkuar prej tij që të ndërhyjë ndaj qeverisë shqiptare, pasi e ka quajtur procesin e shembjes së disa godinave se “një kulmim të përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të shkelur të drejtat e minoritetit etnik grek”.
Nga ana tjetër, ka qenë deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas, i cili ka shkuar në ekstrem.
Ai, gjatë një fjalimi në parlament, kërkoi që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare.
Për çështjen në fjalë ka folur dhe njëherë kreu i Bashkisë së Hiramës, Jorgo Goro, i cili tha se pas gjithçkaje që po ndodh, ka vetëm manipulime me sfond politik.
“Të them të drejtën, përjashtuar forcës politikë që i ngriti njerëzit, vetëm personat që dëmtohen nga prishjet e objekteve të tyre, sepse po të shikoni me vëmendje edhe në tablotë e prishjeve kanë qenë 2 procese.
Në njërën anë prishej karburanti dhe në anën tjetër prishej një objekt tjetër. Në njërin objekt nuk kishte fare persona, në objektin tjetër ishin rregulluar protestues nga forca politike”, ka thënë Goro në një emision televiziv, duke lënë të nënkuptuar se pas kësaj që po ndodh në Himarë, ka gisht dhe PD, e cila dërgoi dje aty deputetin Flamur Noka.
Sipas Goros, banorët fare mirë e kanë të qartë se ç’po ndodh, pasi ka dy vjet që janë njohur me projektin.
Tashmë kundër projektit të urbanizimit të Himarës, janë vetëm “Agimi i Artë”, që propozon dërgimin e avionëve luftarakë në Himarë, dhe opozita shqiptare, që nuk dërgon avionë, por Mulin në qytetin bregdetar.
FLAMUR NOKA esht i deklaruar agjent serb , njerez qe nuk njohin atdhe nuk duhet te shkelin ne parlamentin shqiptar dhe nuk duhet te lejohen te meren me politik , nese nuk doni qe mos egzistoni me si shtet e si komb , se me kta kurva antishqiptar qe fryen ku munden neper SHQIPRI vendin ton e ka mar lumi , ja kemi dorzuar antishqiptarve si mul noka si ky pusht njeri qe perfiton nga pafuqia e kti shteti pa piken e autoritetit , shtet rrugaçesh jan ngritur rrugaçet dhe maloket e para nentedhjetes dhe po bojn shtet , prandaj jemi katandisur sa na vjen greku brenda territorit dhe ben thirrje per pushtim , deri ktu ka ardh puna ,e di greku qe ktu nuk ka me shtet ka vetem politikan hajdut e kriminel qe nuk njohin atdhe por vetem paran , prandaj hyn brend territorit greku dhe na kercenon per pushtim me avjon se e di dhe ai qe ktu nuk ka shtet dhe se kemi mbetur ka 30 vjet ne meshir te fatit , brravo greku kurajoz jo bythqir si shteti SHQIPTAR qe degjon ben sehir dhe ben sikur se rrun se nuk ka byth , kryeministri jon do vetem ate kurv karrike as qe i rruhet per gje tjeter rrespekte per grekun esht burr qe na kercenon ne shtepin ton jo legen si shqiptaret ,qe e bejn sehir si legena.
Por muli nuk ja lejon vetes te jete F16! Ai vecse raket nuk pranon te jete gje tjeter.
Domosdo qe kasta e Berishes e ka ne plan ndarjen e Shqiperise. Sa kohe qe shteti i le te lire ata do jene ne krye te trazirave destabilizuese.
Po shteti ka pune vetem me Habilajt qe shesin droge, dhe jo me tradhetaret dhe kriminelet qe shesin Shqiperine.