FOTOT/ Postoi në Twitter, aktorja e njohur e telenovelave rrezikon prangat

2 Nëntor 2017, 11:34Politika TEMA
FOTOT/ Postoi në Twitter, aktorja e njohur e telenovelave rrezikon prangat

Aktorja e telenovelës turke ‘Kuzey Guney’ ka përfunduar në prokurori vetëm për një postim në rrjetin social, Tëitter.

E njohur për rolin e saj si ‘Simay’, Hazar Erguclu publikoi një dokumentar të organizatës terroriste PKK (Organizata e Punëtorëve të Kurdistanit).

Pas këtij incidenti, ajo e mbrojti veten duke thënë se ia kishte dërguar një ndjekës, por e ka fshirë shumë shpejt.

Në Turqi konsiderohet krim shpërndarja me përmbajtje propaganduese, por për fat të mirë aktorja i ka shpëtuar burgut.

Sipas mediave turke, pasi hetoi cështjen , prokuroria vendosi që ta mbyllte ndërsa Hazar kërkoi falje pasi nuk e dinte përmbajtjen e materialit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje